U arrestua nga SPAK për korrupsion, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha

15 Shkurt 2021, 16:08Kronika TEMA

Pezullohet nga detyra gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pak ditë më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi për gjyqtaren në fjalë masën e sigurisë arrest me burg.

Ajo akuzohet se ka liruar nga qelia persona të dënuar për vepra të rënda penale, madje edhe dikë me burgim të përjetshëm.

NJOFTIMI I KLGJ

Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje