Gazetarë e politikanë: Rasti i habitshëm, kur të gjithë bashkë bëhen për të mbrojtur korrupsionin

18 Shkurt 2021, 11:35Sociale TEMA

Rasti i mjekut Edvin Prifti, që u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash, ka treguar edhe anën tjetër.

Atë se këtu, korrupsioni është bërë kulturë dhe merret në mbrojtje edhe publikisht nga gazetarë e politikanë, duke shkaktuar irritim në rrjet.

Kjo, pasi është e pazakontë, edhe në vendet më të korruptuara në botë, që personazhet publik, ata që duhet të na mbrojnë nga korrupsioni dhe njerëz si Edvin Prifti, dalin pikërisht publikisht krah këtij të fundit, duke tradhtuar profesionin dhe interesin publik.

Ky në fakt nuk është rasti i parë, pasi muaj më parë ndodhi edhe kur u arrestua një botues e gazetar i njohur, dhe të gjithë me radhë, gazetarë e politikanë dolën e mbrojtën publikisht, duke vënë nën presion drejtësinë.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani, duke kërkuar publikisht lirimin e Edvin Priftit.

Pro këtij të fundit, përveç PD dhe LSI, të cilat, ndryshe nga “fakirja” Tire, për të s’kanë thënë asnjë fjalë se është i “djathtë”, kanë dalë shumë emra publikë, nga mjekë, gazetarë e politikanë.

Më poshtë po sjellim disa prej tyre.

Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT:

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim “kam operacione më presin te privati”, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR. Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”.

Mirela Cela Jorgo, aktiviste:

“… nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer, shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat. Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini. Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që t’ju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”.

Ralf Gjoni, deputet:

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”.

Klodiana Lala, gazetare:

“Prokuroria është nxituar sepse nuk ka pasur kohën e nevojshme për akuzën “pastrimi i parave”, vetëm 20 orë. Nuk është hetuar as akuza e korrupsionit, duhet të vërtetohet që ato para vijnë për shkak të korrupsionit”.

Lorenc Vangjeli, gazetar:

“Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja.

Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Aëard ëorld ëinner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet” ka shkruar Vangjeli.

Endri Xhafo, gazetar:

“Deri sot mjekët më të mirë, ata me të cilët krenohemi, – dhe mos më thoni jo, – kanë funksionuar si “privatë” në një sistem që na është thënë se është shtetëror. Por a ka operacion zemre, truri, pankreasi po të doni, që të jetë gjëkundi falas?

Sistemi ynë shëndetësor, pa kosto shërbimesh spitalore, pa kontribute sigurimesh që të vlejnë për gjë, është thjesht një sistem allasojsh, ku i kërkojmë Edvin Priftit dhe të singjashmëve të tij, që të rrojnë me 700 mijë lekë të vjetra. Seriozisht besoni te shëndetësia falas?”

Nard Ndoka, ish ministër i Shëndetësisë:

Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan. Nuk dua ta mbroj. Ai duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj. Diferencimi në pagë duhet të jetë në bazë të punës dhe profesionalizimit. Kjo skemë do të minimizonte korrupsionin.”

Adriatik Lapaj, jurist:

“Duhen rritur rrogat. Nuk mund të mos kesh korrupsion duke pasur kirurgë me 90 mijë lekë të reja rrogë në muaj. I bie tre mijë lekë në ditë. Ai bën të paktën tre operacione dhe merr 1 mijë lekë për çdo ndërhyrje. Sa një picë. Është turp. Nuk ka luftë ndaj krimit me bukë me djathë”.

(TemA)

37 komente në “Gazetarë e politikanë: Rasti i habitshëm, kur të gjithë bashkë bëhen për të mbrojtur korrupsionin”

  1. Kettu te gjithe rjepin njeri tjetrin edhe ankohen says:

    Keni harruar myslym murrizin qe kerkon votat dhe te ligjeroj korrupsionin ne parlament.
    Ketu u ligjerua pushtimi i pronave,pse te mos ligjerohet edhe korrupsioni qe behet ashiqare

  2. Din says:

    Jashte qitja e kanaleve te zeza,po kur flet idioti flozof qe do perfaqesoj Shkodren ne parlament e tmerrshme sa poshte ka ra Shkodra ime ku u lindem e u rritem. Une ,e jo vetem une dhe shume njerze po na krahasojne taman si njerze me bisht.Shkodra ka pasur e ka intelektual si djathtas e majtas por te perfundoj natmnyre qe shpellaket te perdhunojne nuk e kisha besuar kurre

    1. Shenjestra says:

      Nard Ndoka eshte turpi i Shkodres,perfaqeson nje injorant ne parlament.Te gjithe keta qe mbrojn Edvin Priftin kurre nuk duhet t’u jepet vota pd dhe lsi ne 25 Prill.Mjer populli po erdhen edhe njehere pd dhe lsi ne pushtet.Mos e befte zoti.

      1. ben says:

        Shenjestra-shume drejt e keni shkruar komentin tuaj. Shkodra nuk ka nevoje per injorante te tipit Nard Ndoka, pasi Shkodraeshte qyteti i kultures dhe i artit shqiptar, qe ka nxjerre emra te shquar gjate gjithe historise tone, me te cilet mburremi.
        Nuk diskutoj aftesite e mjekut ne fjale, por kjo nuk e shpeton ate nga akuza per korrupsion. Ajo qe me cudit eshte justifikimi qe i behet veprimeve kriminale, qe quhen te tilla ne cdo vend demokratik anembane botes se qyteteruar.
        E verteta eshte se mjeket ne Shqiperi jane kthyer ne tregetare, duke harruar se profesioni mjekut eshte profesion e individeve humane. Jane pikerisht keta individe qe mbasi kane mbaruar studimet, bejne betimin e babait te mjekesise boterore Hipokratit (Hippocratic oath).
        Mjeke humane ishin ata te dikurshmit, qe sakrifikonin cdo gje per ti sherbyer pacienteve te tyre. Keta te sotmit, mbasi mbarojne vizitat mjekesore te nje pacienti, fillojne te bejne pazarin me familjaret.
        Nga ana tjeter mjeket jane njerez qe kane edhe familje dhe shteti duhet ti shperbleje ata sipas meritave me pagat me te larta te mundshme.

  3. vlora says:

    Mire beni qe i rikujtoni, jo se fitohet ndonjegje por keta duhen shkruar ne shtyllen e turpit se mire qe nuk kane turp po jane dhe guximtare.Personalisht nuk mendoja se Vangjeli do mbronte nje te koruptuar po corben e paska ngrene me luge te madhe

  4. Zana says:

    Kjo tregon që tek ne korrupsioni është bërë kulturë në jetën tonë.Ne e përdorim vetëm për luftën politike si armë për të denigruar njëri tjetrin.Asnje se vë në dyshim aftësinë profesionale të mjekut në fjalë por si në çdo fushë integriteti profesional duhet të jetë në harmoni me integritetin moral.Kjo me shume se kudo tjetër në shëndetësi ku mjeku ka ne dore jeten e pacientit ,ajo nuk duhet të bëhet pazar për përfitimin personal të mjekut.Sa për pagat e mjekut ka vend për të bërë përmirësime dhe vlerësime sipas aftësisë.

  5. boti says:

    king djale eshte ..gjynah qe nuk kishte hedh kandidaturen per deputet ..e kishte te fituar mjafton te zgjidhte partin qe i pelqente ..po me sa duket qenka doreshtrenguar ..sa ti mbushet mendja te leshoj ca nga ato 100 (mije) euro do dali me i bukur akoma e besoj do ta zgjedhi nje parti qe ta bej deputet…Aty ka hajdut krenar sa te duash..ky eshte djal ari jo per gje…

    1. pjeter says:

      Korrupsioni na e degjeneroi Shqiperine dhe i varferoj shqiptatet deri sa ska me.Kush mbron kete fenomen eshte ,kriminel,eshte i pabese,eshte tradhetar,dhe meriton gjithe te jeqijat e kessj bote.1 % e shqiotareve qe jane bere super te pasur,me pasuri marramendese ne nje kohe shume te shkurter,harrojne nje gje themelore,Shqiptaret i njohin dhembe e dhemballd njeri tjeyerit.Nje pjese e tyre kane abuzuar,dhe vjedhur pronen publike,kane perfituar nga posti i punes per te pervetesuar gjene publike,Prifti po te ish kapur jo i pari,nuk do behej kaq buje per profesionalizmin e tij.Ne vend qe media te mbroje popullin nga qelbesirat,hajdutet,krimineket,ben te kunderten pse? Thjesht per faktin qe nje pjese e mediave eshte e dhjere koke e kembe me krimin e organizuar,e c’ do goditje deligjitimuese per SPAKUN,eshte pike pozitive per keta sharlatane,sepse nje gje eshte e sigurt,edhe ketyre ju ka hyre frika ,se mund te perndiqen e te rrezikojne te humbasin ato pasurite e vena me hajdutllek e me ndihmen e krimit te orhanizuar e ,nuk jane me te sigurte,vetem keshtu shpjegohet mbrojtja husterike e Priftit te korruotuar,nga keta qelbesa.

  6. Flori says:

    Turpi jane dy veta: Klodiana Lala dhe mender mjeshtri Lorenc Vangjeli

  7. Ceni says:

    Mediokriteti dhe mungesa e kultures se ligjit, nuk ka si te mos nxjerr njerez te tille. Keta nuk e kuptojne efektin e ligjit, nuk e kuptojne se shoqerine e mban dhe zhvillon respektimi ligjit, jo shkelja e tij. Keta gazetar, mjek, aktivist etj, s’e kuptojne se ligjet ruajne ekulibret shoqerore, ashtu si ligjet e natyres krijojne harmonin e qenieve te ndryshme qe jetojne ne te. Perdorimi i aftesive profesionale te mjekut hajdut, si argument per te anashkaluar ligjin ose justifikuar shkeljen e tij, eshte prapambetje.

  8. Ben says:

    Me llogjiken e ketyre çdo njeri qe paguhet ne shtet,patjeter duhet te marre ndonje gje extra,se eshte e vogel rroga,se koleget ne France,Usa etj,marrin ku e ku me shume.Llogjike idiote,si eshte niveli economic,zhvillimi,ate nivel do jene pagat,perndryshe shko ne privat.

  9. Ilirjan says:

    Shqiptaret duan ta bejne shtetin, ta luftojne korrupsionin, por pasi te jene bere te gjithe te pasur… prisni o shqipo, prisni sa te behemi te gjithe te pasur dhe le t’i mbyllim syte e veshet se ka kohe…

  10. Cubi says:

    U bene gjithe hienat bashke , sigurisht qe kane nje emerues te perbashket , hajduterine ……Lexoini me kujdes deklaratat , ndermjet tyre kemi dhe ate te ish ministrit te shendetesise, Nard Ndoken bolen , lexojeni me kujdes , thua se Prifti u denua per mos qene ne nivel si doktor , na tregon
    hajdari Nard Ndoka nivelin e tij , dhe nuk thote gjysem fjale per parate qe u rembente pacenteve fukarenj dhe pikerisht ky pusht kerkon dhe voten e ketij fukarai , he si thoni?? Duhen qire ropt ku ti kete Ndoka me gjithe librin e shtepise ??????? nuk thote asnje fjale te vetme per ryshfete galopante , dhe se ky nivel doktoresh duhet te paguhet me 30-40 mile euro ne mhaj , a eshte e mundur qe nje ish minister te beje deklarata te tilla …..30-40 mije euro ne muaj ………thua se hajdari Ndoka ndodhet ne Californi dhe jo ne vendin me te varfer ne Europe qe per te qendruar ne kembe nje Komb i tere dhe te luftoje per mbijetesen po vendosin organizata dhe Funde si FMN dhe Banka Boterore ……votoeni tani kete zvaranik , kete qelbesire ……..ky qe ish ministri i shendetesise ne kohen e feudalizmit te udhehequr nga PD , dhe nuk harin te kuptoje qe per popullin e thjeshte eshte me mire mos te kete te tille doktore se sa te kete kete brejtes , kete sharlatan , ky eshte kendveshtrimi i Nard Ndokes mbi mjeksine tone …….kete perfaqeson Nardi , Lul Bytha e co …….jepuni dermen , qe keta krimba mos te ngrene koken kurre .

  11. Taulant says:

    Pse habiteni?
    Media eshte organizate kriminale ne Shqiperi.
    Gazetaret jane skllever te ndertuesve oligark qe bashkepunojn me qeverin per te marre tendera e leje ndertimi.
    Shikoni Top-Channelin qe ben hapur propagand pro qeveris.
    Korrupsioni eshte sheshit por ka korruptuar edhe eliten.
    Rama futi ne pune ne OKB vajzen e Kadares qe Kadareja mos te flas kunder.
    Ka punesuar ne nje axhensi djalin e Nanos qe Nanoja ta ndihmoj me ndonje intervist.
    Boden e futi ne pune ne Bank.
    U ka dhene kundershtareve nga nje kock qe te mos denoncojn vjedhjet e qeveris.

    Qe te dilet nga kjo situate duhen cuar ne giotin kreret e partive politike .
    Te cmontohet totalisht sistemi i drejtesis (mbi 90% e tyre jane vrasesa me pagese…liruan gjithe kriminelet)
    Te forcohet roli i radio televizionit Shqiptar.

  12. Lani says:

    Eshte turp prr qeverite e ketyre 30 viteve qe kane lene mjeket ne kete derexhe qe te shikojne nga duart e pacienteve per sherbimet qe bejne.
    Te bejne reforme ne pagat e personelit shendetesor nese duan te bejne dicka kunder korrupsionit.

  13. Shqipe says:

    Normal qe ndodh keshtu, sepse tashme eshte nje shoqeri e devijuar ne korrupsion. Politika ja ka arritur kete qellim, ne menyre qe te beje çte doje dhe shoqeria te mos revoltohet

  14. arqile says:

    Turp te kene te gjithe qe gjoja jane analiste pe b… e mbrojne koripsionin.Te lene drejtesine rehat te beje punen e saj.Mos ja ua pafsha fytyren neper medja te ndryshme ku duken cfare mall batall jane.y…..

  15. Tironci says:

    Nuk ja vlen te flasesh per kta gelbazat e mbrojties korrupsionit , turpi i mbuloft , apo per ata komentus injorant qe thon esht djal prej ari , dua ti them se esht djal prej ka,,,,i , se ky nuk i sherben fukarenjve qe nuk kan ti japin para , epra po fukarej jan 75 perqind e shqiptarve , e kujt i hynte ne pun ky hajdut , vetem hajdutve qe kan vjedhur çkan mundur qe tek korrupsioni kti shikojn vetveten , ata nuk pyesin per para , si puna kti zguçi shqiperia ka patur mjek me lopat, njemij her me te mir se ky dhe kan dhen shpirtin per humanizmin per njerzit ne nevoj , per mua kta qe i dalin ne mbrojtie dhe hedhin gur mbi drejtesin duhet te mbajn pergjegjsi penale per luft kunder drejtesis me qellim te caktuar , ate Vangjelin e ndiqja me simpati , por as surrat nuk dua tja shof me kte nderhyrje qe ka ber ne rastin e kti mjekut , qenka funderin .

  16. Xoni says:

    Maksimumi mund te te vije keq per doktorin , sado I talentuar qofte apo sado viktime e sistemit te kalbur qofte, ai duhet minimumi perjashtuar apo denuar sepse ai eshte kapur ne korrupsion duke shperdoruar detyren. Ka futur pa rradhe dhe ka marre “dhurata”Ata qe gjoja e mbrojne, mbrojne veten se jane vete te korruptuar ose jane driteshkurter.

  17. Artibr says:

    Kjo nje mbeshtetje kriminale nga njeres qe jetojne me parat e krimit dhe pa pik merite profesionale njerez te nivelit te llumit frofesional por eshte ajo qe parafolesi tha pak nuk njohin ligjet por vetem nderet dhe afiqet e tmershme ketyre u thon gazetar vangjel e lala ou ka ren shqiperia.

  18. Tani ,Canada. says:

    Shume turp, dhe akoma me turp qe keta palo analiste dhe gazetare justifikojne korrupsionin,vjedhjen e njerezve mjerane qe nga fatkeqesia hyjne ne borxhe per te paguar per operacione. Ketu ne kanada mjekesia eshte falas dhe nuk paguan asnje penny per operacione apo cfaredo te jete. Dhe nese merret vesh se ka rryshfete ti shkon ne burg. Por une skam degjuar nje gje te tille te pakten 20 vjet e fundit qe jam ketu.
    Turp, per mjekun, sado i mire te jete kjo nuk justifikohet. Dhe akoma me e pacipe eshte menyra qe mundohet te justifikoje parat. Te pakten te tregonte nderdhmeri dhe te pranonte fajin.

  19. kasapi says:

    Ky mjek, kur qeka aq i zoti ( me i miri ne Ballkan) ska pse lodh vehten per 900 000 leke te qelbura por le hape klinike private dhe te mare para sa ti doje b,…por ketu edhe lopa e kupton se puna ne shtet duhet per te siguruar klientelen per kliniken private.Ose per te bere pazare me rradhen e operimit. Turp per Lorenc Vangjelin se per Klodiana Lalen ose Nard Noken nuk ja vlen se jane jashte normave qe mbajne shtetin

  20. Konjak says:

    Nuk behen bashk per te mbrojtur korrupsionin , por per te ndar sharpin nga sheqeri . Ti besh sherbimin tjeterit dhe ti marresh pagesen , nuk eshte e njejta gje , si ti marresh leket pacientit dhe ta vdesesh per nje krrothe buke e nje pike uj . Korrupsion , s’dotethot ; perkundrejt punes te marresh pagesen , Korrupsion do te thot ; ti marresh leket dhe te mos i besh sherbimin –punen — .. Politika , gjithe kohen na merr djersen dhe s’na jep asnje lek , ky eshte korrupsioni . Mos kerkoni te mbuloni korrupsionin qeveritar , duke na vjedhur leket sikur do bejne ura e shkolla , ku ose si bejne fare ( rasti me ura ) ose shkollat per nje vit cahen , kurse urat per nje vit i merr lumi . Keto jane korrupsjon , merrni leket e popullit dhe pune s’beni .

  21. Tr says:

    NUK KA LIGJ NE EUROPE, QE TE NDALOJE DHE TE DENOJME BAKSHISHIN. TE GJITHE MJEKET DHE INFERMIERET MARRIN BAKSHISHIN NGA PACIENTET.
    NJE OPERACIONI ZEMRE NE EUROPE SHKONI DHE PYESNI SA KUSHTON , 30_ 40 MIJE EURO
    NJE OPERACIONI ZORRESH KUSHTON 20 MIJE EURO . I KANE DHENE PACIENTET DR. PRIFTI 2 MIJE EURO DHE ESHTE SHUME???? PER SHENDETIN NJERZIT KANE SHITUR SHTEPINE PER TE PAGUAR MJEKUN . E CUDITET EUROPEN, NE VEND TE POLITIKANEVE KAPET DR. I ZEMERES. SHUME TURP ?‍♀️??

    1. REALE says:

      A e more veshe shqiptaret se kush e mbron korrupsionin?! KETA JANE BASTARDËT QE DUHEN RREZUAR PERFUNDIMISHT. VERTETE 25 PRILLI DO TE JETE REFERENDUM PER TE ZHDUKUR NJE HERE E MIRE NGA FAQJA E DHEUT KETA QE MBROJNE VJEDHJEN, KRIMIN DHE DUAN TA KTHEJNE SHQIPERINE MBRAPA. S’KA KTHiM. PERPARA NE 25 PRILL TA BEJNE sHQIPERINE ME TE BUKUR E ME TE FORTE! TE SHPETOJE NGA SALI BERISHA, FRYMA E TIJ QE BIE ERE E KEQE DHE NGA BASHKEPUNTOPRET E TIJ KETO 30 VJET. TE GJITHE KUNDER BARBARISE!

    2. REALE says:

      Tr, nuk eshte e vertete!! Kategorishte qe eshte genjeshter qe ne spitalet publike te merret bakshish, mos disinformoni se u bete njesoj si ata ne Shqiperi. Di nje rast qe ma tha vete shqiptari; donte nje raport qe te bente dokumentat e gruas dhe shkon tek mjeku e ja kerkon. Sa euro do i tha qe te me japesh raportin. Mjeku ju hakrrua se do lajmeronte policine dhe e largoi nga klinika: Nuk le linçensen une per qejfin tend, i tha. Po te duash te jape dhe emrin dhe mbiemrin, ose te pakten vendlindjen qe te bindesh ti dhe ata qe ti genjen. Behuni me serioze se populli vuan dhe ju talleni per nje vote !.

      1. Tr says:

        I dashur, kjo qe tregon ti nuk eshte rast ANALOG. Une thashe qe ketu ku une jetoj , nuk te denon ASKUSH, ne qoftese pacienti nga Mirnjohja, qe DOKTORI I shpeton jeten AI OSE AJO I dhuron Doktorit cfare te deshiroje, Euro ose I fal nje Shtepi. KU KA LIGJ QE DENON PESHQESHIN .

    3. Nik says:

      Ti “Tr” me siguri je nje Tire e radhes, i/e korruptuar, hajdut! Dhe genjeni me sherbimet ne Europe se ju ka plasur cipa, por s’kini rruge tjeter po vazhduat korrupsionin, burgun e kini hak!

  22. tirja me byzylyk prej hekuri,doktori me byzylyk prej floriri says:

    Mero,shoh qe te ka ikur zgjuaresia krejt harrut ketu:
    Ajo galeri gjirizi qe ke paraqitur me lart, shkaravina qe sherbejne ne institucione te ndryshme,nuk paraqet vecse vitrinen e mocalit tone gjirizor oriental,ku tiret rrembejne pjesen e skiles,kurse ´´doktori´´pjesen e luanit,prandaj dhe duhet denuar me shume se tirja.
    Qofsha dhe dua te jem i gabuar,por duke jetuar per nje kohe te gjate,ne kete vilajet,bindem qe mbi 99% e turmes i gjen o tek lloji i tires o tek lloji i ´´doktorit te famshem´´.
    Dhe e vecanta eshte,qe ay,i cili ulurin me shume kunder korrupsionit,eshte ai lloj robi,qe njerzit e njohin dhe ja perkthejne fjalet tamam sic i funksionon truri:
    Por pse mor amani, te mos te ishja une dhe te pervetesoja ato para dhe nuk do te isha treguar kaq budalla,sa u treguan keta qe u ekspozuan.

  23. eg says:

    Acaruese kjo llogjike e dobet.
    Ky ka nenshkruar nje kontrat dhe eshte i vetedijshem per pagesen dhe fakti qe e ka pranuar dmth qe ka qene i kenaqur me ate pagese. Cdo pagese tjeter a marr nen-dore eshte korrupsion.
    Cdo shtetas shqiptar duhet te marr sherbim falas ne spitalet shteterore dhe ato nuk duhet te trajtohen si private.
    Ai ka shfrytezuar aparaturat dhe ambjentet shteterore per te bere biznes privat.
    Sa njerez mund te kene vdekur sepse nuk kane mundur te paguajne 2000 euro te kerkuara nga ky doktor.
    Te gjithe keta qe i kane dale ne mbrojtje dyshoj se ndjekin te njejten praktik pune si ky
    Nese taksat qe ai ka paguar gjate ketyre viteve nuk justifikojne parate e kapura ky duhet te futet brenda.
    Iu bej thirrje te gjithe qytetareve qe iu eshte kerkuar te paguajne per operacionet te dalin e te denincojne perndryshe ne Shqiperi do vazhdoje gjobevenia per sherbimet e marra ne institucionet shendetsore

  24. John says:

    Njerezit e thjeshte qe nuk kane para do perfundonin tek nje kirurg tjeter dhe jo tek”me i miri”. Pra, pse te ju vije keq njerezve te thjeshte (popullit) per doktorin me cmime nderkombetare por ne te njejten kohe hajdut?

  25. fariu says:

    Mesa po lexojme dhe sa kam degjuar, Mjeku Edvin Prifti, eshte nga mjeket me te afte profesionalisht dhe per kete duhet falnderuar dhe shperblyer ne maksimum, por nga shteti Shqipetar dhe jo nga fakiri popull. Mendoni nje qytetar qe nuk ka asnje kacidhe, do rrije i tmerruar tek poporta e spitalit.
    MENDER, U DHJEFSHA GAZETARET QE JAPIN ATE OPINION, QE NE FAKT DUHET TE BEJNE NJE KRITIKE KARSHI SHTETIT PER KLASIFIKIMIN E KETYRE PROFESIONISTVE TE LARTE DHE SHPERLIMIN E TYRE NE BASE TE MERITAVE.
    jU ZOTRINJ GAZETARE QE JIPNI ZGHIDHJE NEPERMJET OPINIONEVE TE TILLA; JINI ME HAJDUTE DHE TE KORRUPTUAR SE AI KIRURGU I MIRNJOHUR.
    JU ; JINI PER T’U BERE NJE VETING SPECIAL SEPSE NJE PJESE E LALZIT ESHTE E JUAJA.

  26. REALE says:

    A e more veshe shqiptaret se kush e mbron korrupsionin?! KETA JANE BASTARDËT QE DUHEN RREZUAR PERFUNDIMISHT. VERTETE 25 PRILLI DO TE JETE REFERENDUM PER TE ZHDUKUR NJE HERE E MIRE NGA FAQJA E DHEUT KETA QE MBROJNE VJEDHJEN, KRIMIN DHE DUAN TA KTHEJNE SHQIPERINE MBRAPA. S’KA KTHiM. PERPARA NE 25 PRILL TA BEJNE sHQIPERINE ME TE BUKUR E ME TE FORTE! TE SHPETOJE NGA SALI BERISHA, FRYMA E TIJ QE BIE ERE E KEQE DHE NGA BASHKEPUNTOPRET E TIJ KETO 30 VJET. TE GJITHE KUNDER BARBARISE!

  27. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Ne njefare menyre autori i ketij shkrimi ka te drejte qe thote se eshte” kulture” dhe e pranuar ne shoqerine tone korrupsioni per,per mendimin tim, jo i gjithe korrupsioni,por ai i kryer nga opozita e sotme dhe per ata qe i sherbejne e qe votojne per kete opozite.Shohim se ne shtypin e ashtuquajtur opozitar,i cili kam bindjen se paguhet e financohet nga PD-LSI-ja e konkretisht nga Berisho-Basha e Like-Monika ne pothuaj asnje rast nuk trajtohen raste te korrupsionit e nuk kritikohen apo te shenjestrohen skandale e vepra kriminale qe lidhen me keta emra e me te tjere dishepuj te tyre.Dhe kjo behet ketu e 30 vjete.Ne shtypin opozitar goditen dhe hidhen ne zjarr vetem po te kapet ndonje rast korrupsioni nga partia socialiste dhe sidomos po i ra ndonje qime nga koka Edi Rames.Atehere po,do behet nami.Asnje “kritike” per Sali Kriminelin,megjithese e ka bere kete vend si vilajetin e tij e ka bere te 99-tat e po keshtu dhe per ciftin e mallkuar presidencial!Kurre! dhe gazetare te lidhur pas qerres se tyre si Andi Bushati ,Nikolla i Lesajve,i cili e ka ngrene me buke turpin dhe e ka harruar djegjen e gazetes nga bimbashi turkoman Berishovic apo si Anal-listi ish minister,majdanozi i shtypit e i TV-se,Manjani Yll apo disa te ashtuquajtur anal-liste si Gejekmarkaj ,Lubonja etj kurre nje fjale per keta baballare te krimit e te korrupsionit dhe shkaktare te kesaj gjendjeje ku jemi sot nuk kane thene e nuk thone.Per ta keta emra duhen dekoruar e marre si shembull e duhen votuar te rikthehen te vazhdojne aty ku e kane lene! Vetem Edi Rama te ike,pa nuk eshte permbysur shqiperia!Te gjithe keta kane mbaruar universitetin shqiptar te korrupsionit e te interesit personal dhe kane perqafuar si me te vlefshme per ta teorine e berishizmit.E vetmja cudi,nese mund ta quajme keshtu,eshte futja gradualisht ne kete stan,pasi kane ngrene ndonje garuzhde me corbe te prishur ,te Klodiana Lales,gjasme e pavarur dhe gazetare informative…dhe e Lorenc Vangjelit! Aresyen e dine vete ata,sepse perpara se te dalin publikisht te mbrojne nje mjek te degjeneruar,nje shembull te keq te mjekesise,i cili ka tradhetuar betimin e Hipokratit,qe e detyron te sherbeje njerezit me humanizem dhe jo ne varesi te xhepit, i kane bere mire llogarite dhe kuptohet se kane vendosur te shikojne xhepin e tyre me pare! Turp e faqja e zeze!

  28. kasemi says:

    Vertete plehrat mbrojne plehrat. Nuk ka te drejte askush te mbroje nje hajdut apo kriminel ne kurrizin tim. Per vehten e tyre le ti japin para sa te duan e kujt te duan, por jo te spekullojne ne kurrizin tim. Une personalisht psh kam pounuar per me se 45 vite ne pune mjaft te veshtira dhe me pergjegjesi dhe kam paguar sa qimet e kokes per sigurimin shendetesor. Me parate e mija ai qelbesire u be mjek dhe tani na kerkon kusurin. Ata plehra (te quhen kazan eshte shume pak) qe na derdellisin neper media per te mbrojtur nje qelbesire, nuk duhet te dalin me neper media dhe nqs ato bejne propogande kunder ligjeve te shtetit edhe te denohen, ashtu sic e parashikon ligji. Te gjithe profesionet ka rendesine e tyre. Nuk ndertohet shoqeria pa inxhiniere, pa agronome, veterinere, e shume e shume profesione te tjera (te gjitha). Pa administrate nuk funksionon asnje shoqeri. Vertete profesioni i mjekut eshte me rendesi per mbrojtjen e shendetit te qytetareve, por kjo nuk do te thote qe te japim shirtin per te majmur nje mjek. Ky mjek nuk i sherben askujt, asnje qytetari, ai e ka mendjen vetem per te vjedhur e grabitur qytetaret. Kete mendje kane edhe ai vangjeli apo ajo qytetarja e “shoqerise civile (se e kujt shoqerie civile eshte e di vetem ajo plehra). Edhe medja duhet te jete me e kujdesshme, te tille plehra nuk duhet te kene vend ne asnje media, e jo me ne mediat publike, si psh lorenc vangjeli ne tv publik shqiptar, i cili mbahet me taksat e mija.

  29. Niku says:

    Te qenit i zoti ne punen e tij apo REVOLUCIONAR sic thote i korruptuari tjeter, nuk perjashton mundesine e te qenit i korruptuar. Po, dakort, duhet paguar me shume, meqe eshte aq i zoti, le te hape nje klinike te tijen dhe te faturoje 100,000 euro per operacion, nuk e ndalon askush. Le te punoje full-time te spitalet private e te paguhet 3,000 euro ne dite po te doje, nuk e ndalon askush. Ajo cfare po diskutohet eshte, a ka marre para nen dore apo jo, jo fakti nese i ka te merituara apo jo. Supozimet se nga mund te vijne keto te ardhura, mund te jete nje cmim qe ka fituar apo toke qe ka shitur, apo pagese per shitjen e bythes poshte Lanes, nuk pijne uje, jane supozime. E ka prokuroria ne dore te vertetoje akuzen e tyre, ashtu sic e ka edhe i pandehuri per te vertetuar qe s’ka bere faj. Ne Shqiperi jane bere te gjithe avokate e gjykates, cdo lajm qe publikohet eshte tendencioz, duke supozuar qe prokuroria nuk genjen dhe qe i pandehuri pa tjeter ka faj. Lereni drejtesine te tregoje kush ka te drejte. Nese doktori ka faj, hidheni brenda, le te beje operacione falas ne burg. Nese prokuroria s’e ka kopsitur mire ceshtjen, prokurori duhet te jape doreheqjen dhe te perballet me akuze per prishje imazhi, etj.

  30. Nik says:

    Ti “Niku” do t’i mbyllesh gojen opinionit publik me keto qe kerkon. Korrupsioni ne sherbimet publike ne Shqiperi dhe veçanerisht ne drejtesi dhe mjekesi eshte bere gangre, nje kancer! Njerezit bejne shume mire qe reagojne perndryshe ne se s’ka reagim nje shoqeri e semuri shkon drejt vdekjes! Pergjegjesi kryesore kane qeverrite, kryeministrat dhe ministrat perkates. Asnje reagim publik nga administrata e QSUT apo ministrja e shendetesise, qe me kete korrupsion ne shendetesi duhej te kishte dhene doreheqje. Drejtesia e re ne formim e siper duhet te beje punen e saj, opinioni publik ka te drejten e vet sepse me taksat e qytetareve keta mjeke jane shkolluar (jashte shkollimi universitar eshte shume i shtenjte) she paguhen perseri me taksat e njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje