Humb ndjenjat kryevaksinuesi në Vlorë, dyshohet për infarkt

18 Shkurt 2021, 11:06Sociale TEMA

Gjatë nisjes së procesit të vaksinimit në qytetin e Vlorës, kryevaksinuesi Piro Bregaj, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Nga të dhënat paraprake, dyshohet për infarkt. Ai është transportuar në spitalin e Vlorës.

Mëngjesin e sotëm, ka nisur procesi i vaksinimit në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 7450 persona që do të vaksinohen, janë stafe mjekësore.

Pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Rama. Ndërkohë, edhe spitali i Vlorës i shtohet strukturës së trajnimit të covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje