Ekzekutimi mafioz i Behar Sofias, familjarët: S'kemi pasur konflikte dhe kërcënime, doli të pinte kafe

26 Shkurt 2021, 09:19Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 66 vjeçarit Behar Sofia, i cili u vra ditën e djeshme afër Piramidës në Tiranë.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 66-vjeçarit pasditen e djeshme. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se ata kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

“Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, thonë familjarët.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve

Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

2 komente në “Ekzekutimi mafioz i Behar Sofias, familjarët: S’kemi pasur konflikte dhe kërcënime, doli të pinte kafe”

  1. ne shqipri shkon per lesh says:

    domethene iku dhe njoni per dhjam qeni e ngaterrun se nuk ishte ky personi qe duhej hequr qafe te pakten deklarojeni i vdekur me kovid se ti heqin shpenzimet e funeralit nje hall me pak

  2. ====++++==== says:

    E këshilloj familjen e të vrarit që të ankohen në ambasaden Amerikane dhe t’ju tregojnë gjithçka çfarë dinë ata mbi aktivitetin dhe kontaktet e babait tyre, gjë e cila do bëjë që ata ti shpëtojnë ndonjë ndëshkimi tjeter të mundshëm, dhe kriminelat e tjerë, herët a vonë do perfundojnë në vendin e duhur. Një këshillë e urtë në bibël thotë : “”veç e verteta të shpëton””.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje