"E lumtur që u takova me Edi Ramën", Von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë

2 Mars 2021, 14:44Politika TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit me kryeministrin Rama dje në Bruksel.

Në një postim në twitter,  presidentja e KE bën me dije se negociatat e BE-së me Shqipërinë duhet të fillojnë pasi është e qartë se e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian.

Reagimi i plote:

E lumtur që të takoja sot Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e Bashkimit Evropian për rindërtimin pas tërmetit dhe për përballimin e pandeminë.

Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit.

Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian dhe negociatat duhet të fillojnë.

(TemA)

4 komente në ““E lumtur që u takova me Edi Ramën”, Von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë”

  1. Lanabregesi says:

    Bravo Edi Rama,ja ke lartesuar emrin Shqiperise.

  2. spartak says:

    Këtë këngë e ndigjojmë ka mbi 20 vjet .
    E ka pasë ditë dhe e deklaroi njoni , që kur u krijuat këtu e 60 vjet , pastë rrahmet .
    E pamë ma së miri me Kosvën e shqiptarët atje e kudo në Ballkan , dhe po vazhdojmë ta shohim edhe sot përditë .
    Ju jeni veç për show , me marrë ato rroga të majme , sepse e keni të keqen brenda , që në fillim : Nuk keni asnjë forcë vendim marrëse .
    Ne mër plak , t’i futemi e t’i bojmë Shqipninë e Kosovën shtete tamam , me RREGULL , me Demokraci reale , me Punë , punë e në çdo qpshe punë , larg kafeve e bixhozit , pa dhunë , armë , vrasje dhe gram droge , se për Ju të BE-së e të tjerë , akoma na shikoni si plaçkë tregu për me na coptu , sakatu e shit për interesa tuaje e të fqinjëve shovinistë .
    O burra ju drejtues e politikanë që folni gjithë ditën . Kjo është DETYRA dhe OBJEKTIVI . Europa kemi qenë ne para të gjithëve , ani se sot pjerdh edhe ai gjysma gjeli në Qipro -Afrikë.

    1. vang says:

      Spartak; mire e ke po ste le njeri.Pse nuk e filloi Rama dhe ja shkurtuan doren????????

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Te te jepet mundesia te takosh Edi Ramen ne kete bote dhe te mos jesh e lumtur? Njeriut rralle i bije te takoj nje gjeni si Edi Rama. Si lum ti Zonje, qe t’u dha mundesia dhe e takove, une do vdes dhe nuk di nese do t’me tres dheu, qe nuk kam per ta patur nje fat si ky juaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje