Zëri i Ankarasë në Tiranë: Ç’pritet të jetë Turqia për Shqipërinë në investime

5 Mars 2021, 20:45Ekonomia TEMA

I ftuar në TCH, ambasadori turk në Tiranë Ahmet Yoruk tha se Turqia po të shndërrohet për Shqipërinë në një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri.

“Duhet të them që Turqia është vendi i parë në Shqipëri që po realizon investime të mëdha dhe strategjike në Shqipëri.

Po të shikojmë investimet pas vitit 1990, 3.5 miliardë dollarë, parashikohet të rritet akoma. Është një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri.

Pas vizitës të kryeministrit është rënë dakord që ky vëllim të rritet deri në gjysmë miliardë dollarë mbase më shumë, kështu që Turqia është duke u fokusuar në projekte më gjigante, kështu që ne si Turqi po vazhdojmë të studiojmë terrenin.

Mund të themi në sektorët strategjikë që Shqipëria ka nevojë për të investuar patjetër që do i qëndrojmë pranë, do rritet dhe punësimi.

Në të gjitha bisedimet dhe takimet që kemi zhvilluar është rënë dakord që do thellohet bashkëpunimi mes dy ministrive për bujqësinë. Aktivitet dhe punimet tona po thellohen. Ne nuk shikojmë pasqyrën por veprën e personit. Ne fokusohemi te veprat dhe jo fjalët që i qëndisin bukur”, tha Yoruk në “Wake Up”

Në gjykimin e përfaqësuesit kryesor të Ankarasë në Tiranë, afrimi i Shqipërisë me Turqinë nuk ka asnjë arsye përse të shihet si zhvendosje nga BE

“Të dyja shtetet janë në përpjekje për t’u bërë vende të BE. Një projekt i zgjerimit të BE është diçka mbi politikë që e tejkalon edhe politikën.

Turqia po vazhdon rrugën drejt rrugës për në Bruksel, dialogu po vazhdon.

Janë disa qarqe të caktuara të cilat janë në tentativë për të devijuar objektivin qoftë të Turqisë apo Perëndimit. Turqia është e gatshme të hapi një dialog”, tha Yoruk.

10 komente në “Zëri i Ankarasë në Tiranë: Ç’pritet të jetë Turqia për Shqipërinë në investime”

  1. janullatos arxidoglyftis says:

    mire o mire po ndertoni fabrika e jo minare ne cdo lagje

  2. Ilir says:

    Nuk duam mashtrimin dhe hipokrizine e BE-se. Po sinqeritetin dhe dashamiresine e Turqise.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Serbit, turkut dhe grekut nuk duhet zene bese!

  3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Sulltoni dhe dobicat e tij shqipfoles nuk kane asnje shans me shku m’evrope….

  4. Sali bubullima says:

    Turqia ka investuar 6 miliarde $ ne Serbi kurse ne Shqiperi ka restauruar disa xhami dhe ka vendosur dy gure me shkrime turke ne kala. Kush shpreson ke Erdogan.Erdogani mamin

  5. Erdogan says:

    Vasilet,Petrot,Parashqevit,Athinat,Dhimitrat me Atdheunbe tyre Greqine dhe Epirin,kurse Hamzate Sulejmanet,Qemalet,Mah-mutet Avdullahet,Salihet me Baben e tyre Tur-qine.
    Te shohim se kush do kete me shume viktima.
    Mos te mendoje dikush ne Epirin e Kastriotit se do gjej shesh dhe do bej pershesh Tur-qija.
    Historia per fat te keq do perseritet ne kurriz te ketij populli Servil,Spiune,Tradhetare (Servis,Spy,Traitor).

  6. Fati says:

    BE-ja droge, prostitucion ,lgbt, papunesi, mafie. Turqia zhvillim ,punesim, arsimim,shprese per te ardhmen.

  7. emigranti says:

    Ndersa investimet turke tek ne kapin shifren 3.5 miliard ne 30 vjet , ne Serbi jane 5 miliard ne vit dhe jo per ndertime xhamiash si tek ne dhe e shoqeruar me nje propogande e prrsion te madh nga Turqia.
    P.sh. memoriali i ushtareve te vrare turq ( nje idiotesi e papare ) , apo heqja e portretit te Skenderbeut se mos na zemerohesh Erdogani.
    Nuk jemi per prishje te maredhenieve me Turqine, por te hiqet dore nga kjo politike servile dhe te lejohen investime ne te mire te zhvillimit te vendit.

    1. Alex says:

      Emigrant. Po shume paska investuar duke pasur parasysh qe Serbia ka popullsi me te madhe se Shqiperia. Dhe ne Shqiperi egziston akoma ligji 7501 ku toka nuk eshte ne doren e pronarit por te hajdutit i cili mbrohet nga shteti.

  8. Tr says:

    E VERTETA eshte, qe vetem me shpresa nuk jetohet Shqiperia ka nevoje URGJENTE, kudo ne cdo Sektor. Duhet qe te hapen vende pune, me qellim qe mos te largohet Rinia . Europa deri me sot nuk po ben a nje hap per te industrializuar vendin tone.
    Fakt eshte qe po DERGON NDIHMA ne SERBI Maqedoni, por per ne nuk kujtohet. Atehere perse duhet qe ky Popull ti mbaj syte vetem tek Europa??!
    TURQIA eshte nje Mike e jone e perhershme dhe Bravo qe po na vjen ne ndihme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje