Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, tha me bindje të plotë se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.
E pyetur se a do të vihet në krye të LSI-së Ilir Meta nëse PS merr mandatin e tretë, Kryemadhi tha se premtimet me ultimatum që bën Kreu i Shtetit, asnjëherë nuk dalin.
Pyetje: Meta tha se do të dorëzojë mandatin më 26 prill nëse Rama fiton, a do të vihet presidenti në krye të partisë suaj?
Kryemadhi: Premtimet që bën Meta me ultimatum të jeni të bindur se nuk dalin.
Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më 2021 që opozita e bashkuar të humbasë.
Ilir Meta ka të drejtë kur thotë se jemi në një situatë të vështirë sepse ne lamë mandatet, ç’ka na vështirësoi punën.
Kaq pak!? Po pse moj Mona te mos marresh 200, cfare te mungon? Cfare ka me shum Edi Rama nga ty?