“Objektivi bazë 78 mandate, maksimali 88 më 25 prill”! Rama: Listat të hartuara nga drejtuesit e qarqeve, i mësova dje! Disa propozime të miat s’u pranuan

8 Mars 2021, 19:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se lista është hartuar nga drejtuesit politik në qarqe.

Ai shprehet se ka ndërhyrë shumë pak, madje disa propozime të tij nuk janë pranuar.

Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet e formacioneve që kam ndihmuar me disa propozime poër kandidatë të rinj që jo në të gjitha rastet janë përfshirë, se drejtuesit përkatës kanë sjellë argumente bindës pse nuk duhen përfshirë si dhe kam koordinuar konsensusin për pak lëvizje nga qarku në qark në funksion të kërkesës së ndonjëri për të plotësuar profilin e skuadrës dhe sigurisht duke ndjekur me shumë vëmendje përmes fokus grupeve në çdo qark”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në listat për deputetë do të përmbyset rreshtimi tradicional i listave dhe në vendet e para do të qëndrojnë të rinjtë dhe gratë.

“Propozimi që këtë herë koncepti tradicional i rreshtimit të listave duhet të përmbyset. Është e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës.

Vendet e para të listave ne i kemi trajtuar dhe kështu e kemi mësuar publikun si ballina dhe kështu është në të vërtetë. Vendet e para të listës  janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun dhe pikërisht me këtë të fundit, por edhe se nuk janë vija e parë e luftës për objektivin, vendet e para në çdo listë u duhen lënë të rinjve përgjithësisht, grave dhe vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është një konstante e vizionit tim për këtë vend dhe vizionit të PS-së për përfaqësimin në këtë vend.

Unë mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh, se unë nuk e kuptoj, ça kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe në Vlorë.

Jo, unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe për të realizuar objektivin maksimal.

Pikërisht se jam udhëheqësi i partisë kam detyrën t’i bëj të dyja se përndryshe nuk do e meritoja të rrija në këtë vend. Nuk mund t’i them udhëheqësve të qarqeve ju shkoni luftoni në kufirin poshtë dhe unë në kufirin lart”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama, qark për qark ka bërë prezent objektivin bazë dhe atë maksimal për zgjedhjet e 25 prillit, duke nënvizuar se objektivi bazë është marrja e 78 deputetëve ndërsa maksimali 88 deputetë!

Projeksionet e PS sipas qarqeve:

Objektivi minimal është që të mos biem nga kuotat e vitit 2017.

SHKODËR: Baza 4, maksimalja 5

Kukës: Baza2, maksimalja 3

Durrës: Baza 8, maskimalja 9.

Tiranë: Baza 19, maksimal 20.

Elbasn: Baza 8, maksimalja 9

Fier: Baza 10, maksimalja 11

Berat: Baza 5, maksimalja 6

Korçë: Baza 6, maksimalja 7

Vlorë: Baza 8, maksimalja 9

Gjirokastër: Baza 2, maksimalja 3

4 komente në ““Objektivi bazë 78 mandate, maksimali 88 më 25 prill”! Rama: Listat të hartuara nga drejtuesit e qarqeve, i mësova dje! Disa propozime të miat s’u pranuan”

  1. Gjergj Tropoja says:

    Karin tem 78 mandate. Njiktu po ju baj me dije se nuk kena mju votu po kena tan fshati jem me votu vetvendosjen.

    1. Pilo Lala says:

      Votoni per arushen e Vicidolit po te doni, ato 5 shtepi qe kane ngelur, te gjithe jeni me pushke ne dore, per te vrare njeri-tjetrin per gjakmarrje.

  2. Ujku Plak says:

    Sa ne siklet i ke vene Shqipetaret o Kallami i Ripjelljes, ndaj Ripjelljes Populli ka shume pa kenaqesi, sidomos Korrupsioni i larte ne Administraten Shteterore. Por nga ana tjeter eshte dyshja Lyli dhe Mona, kush Idjot merr vendimin me i dhene Voten Baxhelle Mones, dhe BQ Lylit. Per te vetmen gje te jape te drejte o Edi Rama, kur thua se : Rilindia eshte e Keqia me e Vogel.

  3. DinPak says:

    I kemi bere mire llogarine, o Mero? Sepse po t’i mbledhesh parashikimet sipas 10 qarqeve te paraqitjen, baza del 72 ndersa maksimalja del 82, pra nuk I del as vete PS maksimalja 88.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje