I mori jetën shqiptarit 27-vjeçar, autori rrëfen arsyet e krimit: E vrava sepse më ofendoi

13 Mars 2021, 17:25Kronika TEMA

“E vrava sepse më ofendoi mua dhe familjen time”. Kështu është shprehur 39-vjeçari Shaban Fejza, autor i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Itali Santino Xhyra.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 Marsit në Bari të Italisë, ku i riu u qëllua për vdekje me pistoletë, ndërsa autori u arrestua pas disa orësh.

Përpara hetuesve, Shaban Fejza deklaroi se kishte patur konflikt verbal me Santino Xhyrën dhe pretendon se viktima e ofendoi, për këtë arsye shkoi të merrte armën dhe u rikthye të banesa e 27-vjeçarit duke e ekzekutuar.

Konflikti kishte lindur për banesën ku jetonte Santino Xhyra së bashku me një shokun e tij shqiptar. 27-vjeçari kishte të pashlyer pagesën e qirasë, dhe të njëjtën banesë kërkonte ta merrte me qira Shaban Fejza. Apartamenti është në pronësi të xhaxhait të viktimës, dhe sipas shtypit italian, Shaban Fejza kishte shkuar tek Xhyra që t’i kërkonte t’i paguante qiranë e pashlyer xhaxhait të tij dhe të lironte banesën.

27-vjeçari kishte patur fillimisht debat verbal me xhaxhain që banon një kat më sipër. Më pas në apartamentin e Santino Xhyrës kishte shkuar Shaban Fejza dhe të dy u konfliktuan. 39-vjeçari e goditi në fytyrë, ndërsa Xhyra iu kthye me grusht. Kjo e revoltoi Shaban Fejzën dhe shkoi të merrte armën.

Pasi u rikthye te banesa e Santino Xhyrës, e qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi në prani të shokut të Santino Xhyrës, që jetonte në të njëjtin apartament. Ai i tregoi policisë gjithçka kishte parë dhe kush ishte autori. Këto informacione ndihmuan në kapjen e Shaban Fejzës brenda pak orëve.

7 komente në “I mori jetën shqiptarit 27-vjeçar, autori rrëfen arsyet e krimit: E vrava sepse më ofendoi”

  1. Albanian till I die says:

    Hajde [email protected] hajde….ky shkon edhe e vret, per arsye se nipi nuk i paguan qerane xhaxhait…

    1. Lala says:

      E vrau xhaxhai i vet. Duhet të ket dhe diçka tjetër mesekeja nuk është kaq e thjeshtë.

  2. Na myten says:

    Gjelle qensh

  3. Myslimani. says:

    Ky Shabani e goditi e ai djali ju kthye me grusht. Po pse me amareta do ju kthente? Dy duar per nje koke jane. E ky qenka indinjuar e shkon merr armen dhe e vret djalin e shkrete. Kriminel i ndyre. Ta kalbin kafshen.

  4. Cifuti x says:

    Ç osht ky koqe ?!
    I shko tjetrit n shpi,me e nxjerr prej shpie,i bje m shpull dhe ….na i kthehet me arm dhe e vret n shpi t vet.?!!!
    Ky mut,se njeri s osht,a e din ky se shpia e njeriut osht si tempulli i perendis?
    Atje osht zot “i zoti i shpis”.
    Edhe ata qe mahen si gangsterrat me t “fort”, nuk i hyjn tjetrit n hisen e shpis..por e presin jasht me e vra.
    “Jom kaçaku i ferres
    ..t pres ke pragu i derës..” thot ajo konga popullore..
    ..qe sot “perkthehet”
    …jam gangsterr
    mafjoz
    çun i ri,
    ..t vras ,por jo ne shpi…
    ..ky duhet çu n karrig elektrike..

  5. Lala says:

    E vrau xhaxhai i vet. Duhet të ket dhe diçka tjetër meseleja nuk është kaq e thjeshtë.

  6. Likja says:

    Kerkojeni ne feisbuk.dhe do kuptoni ca tip shpellari esht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje