INVESTIGIMI: Profili i bosit vlonjat Artur Shehu, me prona luksi në SHBA

13 Mars 2021, 11:37Kronika TEMA

Nga Lindita Çela

Nga banesa e tij me pamje nga laguna piktoreske e Nartës në jug të Shqipërisë, 72-vjeçari Jorgaq Subashi mund t’i hedhë një sy tokës që iu dha në vitin 1993 si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të kthyer pronat e kapura nën sundimin komunist.

Por ai nuk lejohet të jetojë në të.

Pothuajse tre dekada pasi e fituan tokën përsëri, Subashi dhe 34 bashkëfshatarë të tij ende nuk i kanë marrë aktet e tyre të pronës. Ata mbeten të bllokuar nga burokracia në dukje e pandryshueshme, pavarësisht se një gjykatë konfirmoi në vitin 2012 se pronat e tyre ishin transferuar në mënyrë të paligjshme në një klan të fuqishëm lokal të lidhur me vjedhjen e pjesëve të bregdetit jugor rreth qytetit të Vlorës.

“Ne e dimë që tokat na u morën nga kolektivizimi i bujqësisë gjatë regjimit komunist.”- tha Subashi. “Pas viteve ’90-të, shteti na i ktheu ato, por ne ende nuk mund t’i regjistrojmë.”

Gjendja e vështirë e fshatarëve është diçka e zakonshme për kombin ballkanik, një nga vendet më të varfra në Evropë, ku përpjekjet për reformën e tokës janë penguar nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni. Në disa raste, procesi është rrëmbyer nga gangsterë të dyshuar si Artur Shehu, i cili, së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij, akuzohet se ka vjedhur gati 500 hektarë të pasurive të patundshme kryesore pranë Vlorës.

Një figurë e botës së krimit, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri dhe një degë të fuqishme të mafies italiane, Shehu u largua nga vendlindja në vitin 1999 pas një përplasje vdekjeprurëse me armë në lokalin e tij në Vlorë.

Ai kërkoi azil në SHBA dhe e fitoi atë në vitin 2001. Në vitin 2019 ai mori kartonin jeshil, duke i hapur rrugën që të bëhej shtetas amerikan. Pavarësisht daljes së tij të nxituar nga Shqipëria, ai ka vazhduar të drejtojë operacionet atje nga pallati i tij i sigurt në bregdetin e Floridës.

Shehu nuk është akuzuar zyrtarisht për një krim, por bashkëpunëtori i tij Pëllumb Petritaj, i cili mbikëqyr shumë nga pronat e tij, është shpallur fajtor se ka falsifikuar dokumente për të marrë toka në emër të familjes Shehu.

Aktivitetet e Shehut janë megjithatë, të njohura në nivel lokal. Një komision gjyqësor e përshkroi atë në vitin 2018 si “një lojtar kryesor” në vjedhjet e tokës përreth Vlorës. Kur u pyetën pse nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim kundër Shehut, pavarësisht provave nga çështje të shumta, zyra e prokurorëve në Vlorë nuk pranoi të komentonte.

Shehu nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me këtë çështje. Në vend të kësaj, ai iu afrua OCCRP-së përmes një ndërmjetësi, i cili i ofroi një reporteri “çfarë të donte” në këmbim të heqjes së lajmit.

Por pas viteve me një profili të ulët në vendin e tij të lindjes dhe punës përmes ndërmjetësve, emri i Shehut kohët e fundit është shfaqur në dokumente që tregojnë interesa të reja biznesi në rivierën shqiptare.

Në vitin 2019 ai bashkë-themeloi një firmë për zhvillimin e hoteleve të quajtur Portonova, e cila ndan një emër me një plazh në periferi të Vlorës. Në Prill të vitit të kaluar, ai hapi një firmë tjetër për të zhvilluar turizmin, Adhenis. Duket se Shehu po paraqet një imazh të ri publik – një imazh që është shumë larg prejardhjes së tij të pretenduar kriminale në një qytet që dikur mbushej me gangsterë.

Qyteti i bandave

Jeta në Vlorë në fund të viteve 1990 ka qenë sakatuese. Hadër Cako, i cili drejtoi një njësi hetimore në forcën lokale të policisë gjatë asaj periudhe, kujton se për disa vjet, qyteti ishte tërësisht nën kontrollin e bandave lokale.

Ekonomia shqiptare u shemb pasi disa skema piramidale në të gjithë vendin u shkatërruan në vitin 1996 dhe 1997 dhe vendi ra në konflikt civil, duke shkaktuar një ndërhyrje ushtarake të Kombeve të Bashkuara të udhëhequr nga Italia.

“Stacioni i policisë ishte pa dritare e pa dyer”- i tha Cako OCCRP-së. “Qyteti ishte plotësisht nën kontrollin e bandave kriminale lokale. Qyteti ishte një qendër vrasjesh brutale, përdhunimesh, vjedhjesh”.

Shehu, i larguar nga një post në forcat speciale të Shqipërisë, ishte i njohur në mesin e policisë në Vlorë në atë kohë për veprimtari kriminale, sipas një ish-shefi të policisë së Vlorës i cili kërkoi të mos i përmendej emri për arsye sigurie.

“Ai kishte një hotel, dhe më vonë ndërtoi një kazino.”- tha ish-zyrtari.

Dritan Zagani, i cili drejtoi njësinë e anti-narkotikëve në qytet në fund të viteve 1990, tha se ai kishte bashkëpunuar me një njësi italiane anti-drogë duke hetuar një rrjet krimi me të cilin Shehu dyshohej se ishte i përfshirë.

“Kishte një hetim të hapur ndaj një grupi të krimit të organizuar italo-shqiptar për veprat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe narkotikëve.”- tha Zagani.

Cataldo Motta, një ish-prokuror në qytetin jugor italian të Leçes, i cili shtrihet vetëm 112 km në perëndim nga Vlora, përtej detit Adriatik, gjithashtu kujtoi çështjen ku përfshihej Shehu:”Është një emër i njohur. Ai ishte në dosjet tona i dyshuar për trafik droge.”

Shehu i dha OCCRP-së një letër të qershorit të vitit 2016 nga zyra e prokurorit në Leçe, ku thuhej se ai nuk ishte i dënuar në atë juridiksion, por refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje, ose të komentonte për këtë histori.

Koha e Shehut në Vlorë përfundoi pas përplasjes me armë të vitit 1999 në lokalin e tij, sipas Zaganit. Ai tha se anëtarët e bandës vranë dy persona në këtë sulm, duke përfshirë dajën e Shehut, Luan Bedinin.

“Luani vdiq në krahët e Arturit dhe ai u zotua të merrte hak për vrasjen e dajës së tij.”- tha Zagani.

Ai tha se policia donte të merrte në pyetje Shehun në lidhje me të shtënat dhe përfshirjen e tij të pretenduar me një sindikatë lokale të krimit, por ai u largua nga vendi.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, Shehu ka qenë banor i atij vendi që prej të paktën vitit 2001, kur iu dha azili. Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-ve, të cilat përpunojnë kërkesat e azilit, thanë se nuk ishin në gjendje të zbulonin ndonjë informacion mbi çështjen.

Në vitin 2005, ai u transferua në Miami, ku ndërtoi një vilë të stilit kolonial me pamje nga një fushë golfi, e kompletuar me kolona dhe një stemë të zbukuruar. Prona është vlerësuar deri në 3 milionë dollarë. Të dhënat e pronave në Florida tregojnë se, përveç vilës me katër dhoma gjumi, Shehu më parë zotëronte edhe një seri kondosh në Miami dhe zonat përreth.

Shtëpia e Shehut qëndron në një lagje të pasur vetëm disa minuta larg bregut, me një lëndinë të rrethuar nga pemët. Dy vetura Mercedes-Benz ishin parkuar në rrugëkalim kur një reporter nga “Miami Herald” vizitoi pronën.

Përveçse vendosi një letër me pyetje në kutinë postare të Shehut, gazetari gjithashtu ia dërgoi atij pyetjet përmes Fedex, për të cilat nënshkroi dikush në këtë adresë. Pas kësaj, Shehu kontaktoi një reporter në Shqipëri përmes një ndërmjetësi, i cili i ofroi atij “çfarë të donte” në këmbim të heqjes së lajmit.

Lidhjet me mafian

Megjithëse Shehu ka kaluar gati dy dekada duke jetuar në Miami si refugjat, hetuesit italianë të antimafias besojnë se ai ka vazhduar të bëjë biznes në Shqipëri – ndonjëherë pretendohet se e ka bërë në emër të gangsterëve italianë.

Guglielmo Cataldi, një tjetër prokuror në Lecce, tha se Shehu u hetua në vitin 2012 për rolin e tij në investimin e parave në Shqipëri për Albino Prudentinon, një anëtar i vjetër i organizatës mafioze italiane “Sacra Corona Unita”.

Një dokument gjyqësor italian i marrë nga OCCRP tregon se nga viti 2009, Prudentino mori me qira një pjesë të një ndërtese luksoze në pronësi të Shehut në lagjen Uji i Ftohtë të Vlorës. Shefi i mafies italiane drejtoi një restorant dhe një dyqan akulloresh në katin përdhesë si dhe një kazino, në katin më lart.

Prudentino u shpall fajtor në vitin 2013 për pastrim parash të mafies përmes këtyre bizneseve dhe u dënua me tre vjet burg. Prokurorët italianë pretenduan se Shehu bëri 1 milion euro duke e ndihmuar atë ta bënte këtë, megjithëse ata vunë në dukje se nuk kishin prova të mjaftueshme për ta akuzuar Shehun.

Shehu nuk u akuzua në Itali, por Cataldi tha se çështja kundër tij iu kalua hetuesve shqiptarë. “Ne i dërguam të dhënat që kishim në Shqipëri, duke u treguar atyre se çfarë ishin investimet, por unë nuk e di se si shkoi ky hetim.”

Prokuroria e Shtetit e Shqipërisë, Policia dhe Prokuroria e Vlorës… asnjëra nuk pranoi të komentojë mbi çështjen.

Duke filluar nga viti 2006, nga pozicioni i tij i rehatshëm në Miami, Shehu filloi të grumbullojë një portofol të gjerë pronash rreth Vlorës – përmes mjeteve që banorët lokalë thonë se ishin të paligjshme.

Megjithëse ai dhe familja e tij përfituan, Shehu nuk është akuzuar kurrë drejtpërdrejt për çështjet e tokës. Sidoqoftë, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij, Pëllumb Petritaj, u dënua në vitin 2018 për falsifikim të dokumenteve të tokës për të uzurpuar 187 hektarë tokë.

Në çështje të tjera gjyqësore që përfshijnë një total prej gati 300 hektarësh shtesë pranë Vlorës, Shehu dhe anëtarët e familjes së tij akuzohen për rrëmbimin e pronës përmes falsifikimeve të ngjashme. Kjo përfshin tokën në brigjet e Lagunës së Nartës që Subashi dhe bashkëfshatarët e tij thonë se u janë vjedhur atyre.

Në këto raste të vazhdueshme, Petritaj dyshohet se do të falsifikonte dokumente me ndihmën e zyrtarëve lokalë për të marrë tokën në duart e Arturit dhe babait të tij, Ramisit. Ndonjëherë një palë e tretë do të merrte tokën, pastaj ia transferonte atë Shehut.

Pavarësisht nga mungesa e veprimeve ligjore kundër Shehut, të paktën disa në gjyqësor janë të vetëdijshëm për reputacionin e tij për shpronësimin e tokave përreth Vlorës.

Një çështje disiplinore në vitin 2018 pa Artur Malajn të shkarkohej për çështje etike, një gjyqtar në Tiranë i cili kishte shërbyer më parë si kreu i Gjykatës së Vlorës. Ndër gjetjet e hetimit ndaj gjyqtarit ishte se të paktën një nga anëtarët e familjes së tij kishte blerë tokë nga Shehu, të cilën Malaj nuk arriti ta raportonte.

“A. Sh dyshohet se është një lojtar kryesor në procesin e tjetërsimit të pronave në Vlorë.”-shkruhet në raport, që i referohet Shehut.

Gjykatësi i tha OCCRP-së se vetëm një anëtar i familjes kishte blerë tokë nga Shehu. Ai tha se nuk kishte patur njohuri për këtë derisa hetimet e zbuluan dhe këmbënguli se ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me Shehun.

“Unë kam qenë një gjykatës në qytetin e Vlorës për rreth 10 vjet. Në asnjë rast të vetëm nuk kam pasur ndonjë çështje pronësie ose çështje të tjera që kishin të bënin… me Artur Shehun ose familjen e tij.”-tha Malaj.

Edhe ata me burime të konsiderueshme në dispozicion janë detyruar të bëjnë marrëveshje me Shehun. Këto përfshijnë një fondacion bamirësie të formuar në vitin 2014 me misionin e rimarrjes së pasurisë stërgjyshore të Eftimiadis, një familje që emigroi nga Vlora në Itali në fillim të shekullit të 20-të.

Pasuria e familjes Eftimiadi u kap nga ndërrimet politike dhe ideologjike që tronditën Shqipërinë gjatë gjithë shekullit të 20-të. Në fillim të viteve 2000, një shekull pasi familja emigroi në Itali, përpjekjet për të kërkuar pronën ranë në grackën e korrupsionit dhe joefikasitetit gjyqësor.

Pasi zbuloi se një pjesë e pasurisë ishte marrë nga Shehu, bordi i fondacionit (ku bënte pjesë dhe një ish-diplomat italian dhe një gjeneral në pension në policinë financiare të Italisë) vendosi të bëjë një marrëveshje me të.

Fondacioni Luca dhe Marco Eftimiadi nënshkruan një kontratë me Shehun në vitin 2015, duke rënë dakord të pranonin tetë apartamente dhe tre hektarë tokë në vijën bregdetare. Asnjë nga ato prona nuk ishin fillimisht pjesë e pasurisë dhe fondacioni ra dakord të heqë dorë nga çdo kërkesë për tokën stërgjyshore. Petritaj nënshkroi kontratën në emër të Shehut.

Marrëveshja u prish shpejt.

Fondacioni kishte synuar të ndërtonte një marinë të vogël që do të gjeneronte fonde për misionin e saj bamirës, ​​i cili përfshinte ndërtimin e urave midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky plan u ndal kur fondacioni kuptoi se transferimi i tokës ishte bazuar në dokumente të falsifikuara, sipas Namik Alimuçit, një biznesmen shqiptar i cili ka drejtuar një lokal në pronë për 15 vjet.

“Ata janë të gjithë të rremë dhe i gjithë fshati e di këtë.”- tha Alimuçi, i cili supozohej të punonte me fondacionin për zhvillimin e bregdetit.

Pretendimet konkurruese

Saga e pasurisë së familjes Eftimiadi është vetëm njëra nga mijëra historitë e ngjashme në të gjithë Shqipërinë, e cila është kapur në një rrjet pretendimesh konkurruese për tokën- një trashëgimi e komunistëve që e shtetëzuan pronën dhe një seri vjedhjesh gjatë përpjekjeve për ta kthyer atë në pronë private.

Çështjet e tokës përreth Vlorës janë veçanërisht të komplikuara, sipas Elona Hodaj, një ish-drejtoreshë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytet.

“Është një situatë e krijuar për 25 vjet.”- tha ajo. “Ka vendime gjyqësore që i kanë dhënë të njëjtën pronë një herë një pale dhe një herë një pale tjetër.”

Hodaj zgjati më pak se një muaj në detyrë. Ajo është një nga tetë drejtorët që kanë dhënë dorëheqjen që nga shtatori i vitit 2019, secili duke përmendur “arsye personale” për largimin.

Kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, Kryeministri Edi Rama u zotua të zgjidhë krizën e tokës në Shqipëri dhe të sigurojë që pronat e vjedhura t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

“Shqipëria nuk mund të jetë vendi që gjenerata e ardhshme do të trashëgojë, si një vend ku grabitësit dhe falsifikuesit gëzojnë njëherë e përgjithmonë produktin e veprimeve të tyre kriminale.”- tha Rama në 2015-ën.

Përpjekjet e qeverisë së tij deri më tani kanë parë pak sukses. Hajdutët e pretenduar të tokave si Shehu kanë përparuar, ndërsa të tjerët si Fondacioni Eftimiadi dhe fshatarët në Zvërnec, afër lagunës së Nartës, nuk kanë qenë në gjendje të rimarrin pronat e tyre.

Pasi dështuan të negociojnë, Subashi dhe bashkëfshatarët e tij kanë mbetur me një mundësi të fundit të mundshme. “Ne i kemi shkruar çdo kryeministri për vite me rradhë.”- tha Subashi. “Ne gjithashtu i kemi shkruar Edi Ramës.”

Ndihmuan për shkrimin: Shirsho Dasgupta (Miami Herald), Megan Bobrowsky (Miami Herald) dhe Valerio Cataldi (TG3).

27 komente në “INVESTIGIMI: Profili i bosit vlonjat Artur Shehu, me prona luksi në SHBA”

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Lindita,je lodhur kot me nje carcaf analizash e pordhe me rigone.
      Problemi eshte sa i madh dhe social:
      Turkoshqipfolesit grabites dhe shkelsa te ligjit(me ndihmen e shtetit ,gjyqsoret) nuk kane lene prone e te drejta pronesie mbi kristianet orthodhoxe.
      Kjo fare e keqe arabe nuk behen njerez……

      1. Taulant says:

        O plehr dil nga manastiri lahu dhe rruhu se te ka mbetur ora ne shekullin e 12-te , fondamentalist ekstremist i ndyre.

      2. Ti vrome orthodhiale leri sunitet me mire , shiko evgjitet e Graqise. Hyne ne Evrope per te grabitur. Kethej Evropes mbi 300 miliarde qe i ke mare rrace e flliqur. Sunitet vjedhin njeri-tjetrin dhe do ta gjejne prape me njeri-tjetrin. Po ju bythzinjte a arabise do mashtroni boten me kryq ne dore? A thua se bota nuk ju njeh c’hale jeni? Ne det do perfundoni te gjithe si minje halesh. Jetoni mbi tokat shqiptare, vjedhja do paguhet vrome, toka do tu kthehet atyre qe e kane patur. Ju koqet e sunitve keni patur ndaj ato do merni perseri.

    2. Zamiri vellai i te gjitha qeverive says:

      Keto i pune i gatuaj une Sarushe. Ajo toka e Palases eshte e Turit po une ja futa….. nejse dil nga shpia ime te flasim per lekat ?

  1. Taipi says:

    MERO MOS KERKO TE HAPESH 97 SE ASKUSH NUK NUK DO TI SHKRUAN NE GAZETE PER NDONJE NGA LUSHNJA OSE TIIRANA POR KETA JANE TJETER KATEGORI PER KETE DUHET TE PYESESH BERISHEN RAMEN JO ZAGANIN

  2. Do tja shkerdhejme motren ketij maloku te vlores . Po e kerkojme per ta sharuar me kallash dhe do ta djegim says:

    ….bashke me Kastriot Elezin fis kurvash si motra e Shehut. ..nuk e ka te gjate .
    .

  3. Bosi i pidhit te motres se tij says:

    …..tipik malok i pa bese , hante shoket e tije pas kraheve , shoqerohej dhe me Lul bythen gruaqirin…….si familje do rafshohen ….mamaja e tije shkerdhehej ne komunale…..moterqiri eshte ne kerkim nga ‘ shoket ” se kane borxhe dhe hak per te mare …….do i qine motren

  4. intelektuali says:

    Si ka mundesi qe keta toçat investiGaztore nuk dine te lidhin dy fjali. Hajde merre vesh kete shkrim. Keshtu eshte kur futen analfabete te bejne gazetari. Nuk kane as logjike as kulture gazetareske. Fjalite pa lidhje me njera tjetren, fakte te cuguara, kalohet nga nje ceshtje ne tjetren sic kalojne nga nje kafe ne tjetren. Sa te shpifur o aman. Dy veta dine te shkruajne ne Shqiperi. Mjerim

  5. REALE says:

    Po ate kandidatin per deputet qe kete vit e vuri ne Tirane Lulezim Basha, AGRON SHEUN , çfare e ka ky se dhe ai eshte superbos vlonjat qe ne pamje e ne shprehje duket si idot dhe mua s’me eshte dukur kur vlonjate ajo sere?

  6. Vlonjati says:

    Artur Shehu ka qene n/oficer i gardes dhe me kete cilesi shkonte pas Berishes kur thirrej ose dergohej te prishte mitingjet e opozites.
    Shehu ka perdorur per te kerkuar azil pikerisht faktin qe ne ZP u publikua nje foto e tij ne krah te Berishes ne Lushnje me 1997.
    Ne fund te viteve ’90 ai hyri ne konflikt me vellezerit Nebiu te cilet i kishte punesuar si bodyguard. Per presion ata tentuan t’i djegin hotelin. Atehere ai i ftoi vellezerit Nebiu per te bere paqe ne kazinone e tij Flamengo, ku dorezane u be Kakami, kusheri i vellezerve Nebii. Por ky ishte kurth. Lokali ishte mbyllur per publikun dhe shteuar me plastmas per gjoja punime. Nje vrases me pagese i vrau te tre kusherinjte, trupat e te cileve u ngarkuan ne nje furgon te cilit iu vu zjarri diku ne periferi. Ne vend u gjend edhe makina e A. Shehut qe ky ua kishte dhene ne perdorim vellezerve Nebiu.

    1. Vlonjati 2 says:

      Eshte koment i saktë i nderuar bashkëqytetar,
      Artur Shehu eshte vrasesi i F.Nebiut dhe V.Nebiut (vellezer mes tyre) si dhe vrasesi i i Kakamit, qe ishte nip i vellezerve Nebiu. Kjo eshte arsyeja e vertete qe u largua direkt per ne US, jo perplasja me Zanin. Policia besoj ka qenë palë me vrasësin/vrasësit, nuk u bë kurrë gjë për të zbuluar vrasjen.

  7. askush nuk e ble dot te kaluaren e tij says:

    Bosi vlonjat Artur Shehu kurre nuk eshte akuzuar per asgje!
    Model i biznesmenit te suksesshem, ai ka thene – Po te doja te vidhja, do kisha vajtur tek PS e Rames!
    Ky eshte shkaku qe e sulmojne bishtuket e qeverise, por lodhen kot! Me keq diskretitohen dhe me shume i lartesojne vlerat Arturit, qe ja njeh mbare Vlora.

    1. Laberia ime says:

      Me siguri ti do jesh Ziguri ismaili qe e lavderon kaq shume sepse ju mburreshit ne fshat me “tur shehun” me te “fortin e Vlores”

  8. Banda e Pd-se ka ndikuar ne Gjykatat e Prokurorine e Vlores te fallsifikoje
    gjithcka jovetme Tokat .
    Kishim me shtepite tona 100vjecare ne mes te qytetit dhe erdhi nji shkerdhate e berishesh i PD-se
    nga Selenica hej ndertoje pallate ne tokat tona dhe nuk na demshpreblejne
    sepse Gjykata e Vlores eshte me e korruptuara ne Bote e ka bere qellimishte salih berisha
    me moterqirat e tij ne Gjykata kur ishin ne pushtet i kan ngaterruar Vlonjatet qe ti fusin ne sherre
    me u vra me njeri-tjetrin ,
    kjo eshte loja e ndyre e malokut te vicidolit .
    U qini robt cdo Pderasti te berishes ne Vlore se ata kan doe ne Corben qe mban ne Lufte Vlonjatet

  9. Mondi Barcelona says:

    Une e njoh personalisht Turin te le pershtypjen per djali mire por ta fute pas kraheve dhe Zani qe i vrau vellein Bertin dhe dajen i vrau se i kishin mare Dallandyshes kushurires se shokut Luçianos nga Bureli 100 milion lireta (70 milion leke) dhe e mashtronte jo sote jo neser ka pas mbeshtetje nga PD ishte me leje nga shteti si escorte e Presidences ne ate kohe Saliut dhe e perdorte Badgin mos ta ndalte kush dhe Saliu sa here vinte ne vlore vente te hoteli Turit diten qe Zani i vrau vellain dhe Dajon ne hotel policia gjeti 70 kg heroine dhe nuk u be publike me urdher nga qeveria e PD ate dite qe ndodhi ngjarja kame qene ne lokalin e Turit dhe e kame pare ngjarjen

    1. taksapaguesi says:

      E kruajte shume bythen o Artur… ngelen duke dhene doreheqje drejtoret nga kercenimet ne Vlore. Tani bej gati valizhet se do vijne te ta zene vendin miqte nga Amerika.

  10. Askushi says:

    Ky zagani llap komplet kot pa lidhje si gjithmon,e di gjithe vlora qe arturi e vrau vet dajen pa dashje,arturi tani e ka pastruar figuren…..iken vitet 90

  11. Taipi says:

    KY ESHTE SI ANTON GJERGJI DHE ALFRED SHKURTI TE MARE SE BASHKU NE VARJANTIN VLONJAT NDRYSHIMI I DY TE PARET DIHET KU JANE

  12. Brian says:

    Popullit i duhet pa tjeter qe ti japi prap besimin Rames sepse e vazhdoj me konseguece ate pjese te rruges qe Berisha e la pa perfunduar qe quhet krim i organizuar korrupsion vjedhje.Eshte per te uluritu me ligjin e turpeshem ne fuqi 7501 qe kjo klike politike e instaluar prej 30te vitesh e mban ne fuqi si gure themelor te demokracise.por ky ligj ka bere damin me te math te largimit te investitoreve poteciale,cka ka influencuar ne papunesi masive dhe largimin e rinise nga vendi.

  13. k says:

    Të gjitha pronat e njerëzve të ndershëm në shqipëri janë arbtrarisht në dorë të drogës,mafjes,korrupsionit,
    bandave kriminale bashkëpuntore të politikës,gjykatësve dhe prokurorëve,administratës shtetërore etj,etj.
    Ja vjedhin pronat,ja fshijnë emrat në kadastra,legalizojnë hajdutët dhe rregjistrohen mafjozët pronarë të ligjshëm.
    Edhe ndyrësirat pretendojnë të futen në gjirin e Evropës së kulturuar dhe ligjore.
    Kurrë shqipëria në Evropë.As sot as kurrë.

  14. EdRama says:

    Per Arturin kam degjuar rastesisht ne nje lokal ne New York ne vitin 2000. Bashkebiseuesit nga Vlora i benin himn sa i zoti ishte dhe sa pare kishte nga biznesi i droges. Vete nuk e njihja por kur lexova shkrimin e gazetes amerikane mum kujtua Di nje gje po kane hapur hetim kriminal amerikanet Arturi e mbyll jeten ne burgje

  15. vlora.vlora says:

    Vk ,muhabete vlonjatesh,jo se e njoh mire ,por si binte ne qafe njeriu kot ,keta alabaket si nebiu kakami me shoke as ne nivelin e tij nuk ishen pavaresisht se nga ana intelektuale ishte i trashe .Por mendoni sa plehra ka akoma ne vlore qe vrasin ne mes te dites dhe si prek njeri me dore,mendoni sa toka vazhdojne te vidhen nga shteti ne vlore dhe tani .Turi shfrytezoi momentin dhe beri leke pa i hyre gjembi ,dhe jo si ca ne vlore qe kane nga 10vite burge ne supe dhe bejne xhiro me makina,,,,,,me ben pershtypje kush ka sponsorizuar per shkrimet

  16. Ervin says:

    Arturi i ka grabitur tokat ne Vlore nepermjet Pellumb fisqirit dhe Klodit te Bexhetit qe LSI e Cim Selamit e coi jurist ne Hip o Tek.Fallsifikimet beheshin te Luli Cenaj gruaja e Kasim doracit po te LSI.O kasolle ku na mblodhe

  17. taso kume says:

    Ore A…….O. po te vritet vellai dhe dajua nuk quhet gjembe por presh ne trup, se eshte makabre te flasesh per te vdekurit, pse nuk thone bashkeqytetaret e mi qe tek ishpusi i naftes kishte dhe palestren qe mbante e ndante drogen.

  18. GK says:

    Kini durim.
    Mu kujtua koha kur Fatos Nano e krujti me Amerikanët dhe para zgjedhjeve ju kap në Durrës anija me cigare nga Mali i Zi.
    Iku në Austri se nuk ka ekstradim me Amerikën.
    Shqipëria është e lidhur direkt me USA dhe nuk do shpëtoj asnji .USA nuk është EU .
    Populli do drejtsi dhe qetësi .Europa dhe Rusia duan ta largojnë edhe shqiptarin e fundit si tutor apo si pjatalarës.
    Amerika ka interesa dhe shqiptarët janë besnikë.
    Shqiptarin po ta lesh të lirë behet i suksesshem vetëm me punë.Shiko shqiptarët e Amerikën dhe falktet tregojnë vete.
    Kush e luan bishtin në USA e presin zezkët në birucë….
    Amerika e kap lepurin me qerre……..

    1. pjeter says:

      Po po prit ti ,se amerikanet do te gatuajn biftekun,do ta vene ne pjate,do te ta presin,do te ta fusin edhe ne goje,ti vec do pertypesh e do shijosh shijen e mishit te pjekur.Sigurisht qe kane interesa kombetare amerikanet nga anet tona,por nuk kan arrit deti sa te behen lolo me ne.Ara te kapin lepurin me qerre e ne ti bejme mafiozat , hajnat e tradhetaret presidenta,e ministra.I mbrojne ato interesa edhe pa u felliqur me ne.Ky eshte shanci i fundit,o behemi njeres,o marrim tatepjeten e skemi me per ta ngrit me koken.Nuk mjafton me te jemi vetem proamerikane,duhet edhe ta faktosh qe je nje aleat i denje,sa do i vogel te jesh.Halen tende duhet ta pastrosh vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje