Tit Vasili i LSI, i treti pas Zogut e Hoxhës që bën 'reformë agrare': Më 25 prill kavajasit kthehen në zotër të plotë të tokës

14 Mars 2021, 08:40Politika TEMA

Kandidati për deputet për LSI në qytetin e Kavajës, njëherazi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit dhe fshatrave përreth.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Vasili ka përçuar entuziazmin që ka gjetur në Kavajë, duke shtuar se qytetarët e Kavajës e kanë marrë vendimin të përzënë Edi Ramën.

Më tej, Vasili thekson se 25 prilli dhe vota masive do të realizojë përmbysjen e madhe dhe do t’i kthejë sipas tij, kavajasit zotër të plotë të tokës dhe pasurive të tyre.

Duke qene i treti pas Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes per reformen agrare, shperndarjen e tokes falas per fshtaret!

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Jam pa fjale perballe entuziazmit te pandalshem te Kavajes, Syneit, Helmasit, Qerretit, qe e kane marre vendimin e tyre per ta përzëne Edi Ramen dhe rilindjen.

Mashtrimi dhe babezia e Rilindjes i varferoi dhe i largoi nga vendi qytetaret megjithse Kavaja ka pasuri pa fund.

25 prilli dhe vota masive shporr rilindjen dhe realizon permbysjen e madhe, qe i ben kavajasit zoter te plote te tokes dhe pasurive te tyre.

1 komente në “Tit Vasili i LSI, i treti pas Zogut e Hoxhës që bën ‘reformë agrare’: Më 25 prill kavajasit kthehen në zotër të plotë të tokës”

  1. rexha 10 says:

    KETHEJE KAVAJES JO VETEM TOKEN ,PORE EDHE LOPET DHE PULAT QE QEVERIA JA KONFISKOI.KESHTU MUNDE TE MARRESH EDHE TI NDONJE KOQE VEZE PREJE KAVAJESEVE. PO E BERE ME TE VERTETE KETE REFORME AGRARE ,KAVAJESIT DO TE DHUROJNE NGA NJE KOQE VEZE TE BERE NGA GJELI ,DHE JO NGA PULAT .SE NGA 32 VITE QE KANE KALUAR U HARRUA SE KUSHE E BENE VEZEN ? ,PULA .___ APO VEZA BENE PULEN???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje