Hipokrizia e “intelektualëve” të PD-së me Luljeta Bozon dhe një studim shqetësues

15 Mars 2021, 12:03Politika TEMA

Luljeta Bozo është kthyer sërish në objekt sulmi nga “intelektualët” e PD-së, pas disa deklaratave të saj mbi komunizmin.

Ajo pranoi me sinqeritet, se komunizmi ka pasur disa të mira, ndërkohë që dënoi Enver Hoxhën si diktator.

Menjëherë iu hodhën në grykë, ata që kanë përvetësuar kauzën e antikomunizmit në vend dhe që s’të falin në këto raste.

Ata që në fakt, s’kanë thënë një fjalë të vetmen për ish-sekretarin e Partisë së Punës, Sali Berishën, që ka drejtuar për shumë vite Shqipërinë dhe vazhdon të jetë faktori kryesor në drejtimin e opozitës.

Por përtej kësaj, përse sulmi ndaj Luljeta Bozos duket hipokrit?

Në fakt, si ajo, ka shumë mendojnë në Shqipëri.

Kjo gjë u vërtetua nga një sondazh i kryer nga OSBE pak vite më parë.

Sipas këtij sondazhi, 42 për qind e shqiptarëve besojnë se diktatori stalinist Enver Hoxha pati një ndikim pozitiv në histori, ndërsa 45 për qind të tjerë e shohin ndikimin e tij si negativ.

Rreth 35 për qind e atyre që u përgjigjën në sondazhin e kryer thanë se e shkuara komuniste nuk ishte problem për ta, ndërsa 62 për qind e shihnin atë të paktën si disi problematike.

Ndaj, kur sulmojnë Luljeta Bozon, ndoshta duhet të merren me fenomenin, se pse komunizmi shihet nga një pjesë e mirë e popullsisë, si një gjë e mirë!

Ndoshta ngaqë ata që na kanë drejtuar këto 30 vite, kanë vjedhur, vrarë e shkatërruar Shqipërinë më shumë se komunizmi?!

(TemA)

7 komente në “Hipokrizia e “intelektualëve” të PD-së me Luljeta Bozon dhe një studim shqetësues”

  1. a says:

    komunizmi nuk e vodhi asnjehere shqiperine, vetem e ndertoi sa mundi e sa diti pa ja patur me te keq as vendit e as popullit. kjo eshte pasqyra ku keta qe kane drejtuar shqiperine keto vite shohin veten e tyre dhe dalin te shemtuar pavaresisht se deshirojne qe te duken te bukur dhe shpetimtare te kombit, por jane krimba dhe vemje qe po e hane kete vend.

  2. qytetar says:

    Koment pa koment.
    Sakte.

  3. Populli says:

    E dëgjova atë intervistë,dhe shumë mirë bëri që në radhë të parë mbrojti punën e saj dhe,së dyti të bardhës nuk mund t’i thoshte e zezë,siç bën PD,se populli i ka në memorje çfarë punësh janë bërë para ’90.
    L.Bozo nuk mund të krenohej për çekun e bardhë,apo për gjithë shkatërrimet e uzinave, fabrikave dhe kombinateve,që u ndërtuan me djersën dhe gjakun e popullit. Respekte për L.Bozon.

  4. Ptuuuu says:

    Edhe Hitleri ka bere gjera te mira ptuuuuuuuuuuuuuu klysha stalinist

  5. Shqiptar bir Shqiptari says:

    Keta debilat harrojne qe Enver Hoxha e mori shqiperine

    1. 90% analfabet
    2. 20 km total hekurudhe
    3. Asnje universitet
    4. Ndricim me kandil
    5. Asnje spital
    6. 10 togere dhe asnje ushtar
    7. Nje fabrike total
    8. Nje kenete masive
    9. Popull fetar dhe te prapambetur si ne Afghanistan
    10. Semundje vdekjeprurse neper kembe dhe vdekje foshnjore me te madhe ne europe
    11. Gra me te drejta te barabarta me kafshet

    kur vdiq

    1. 40% te shqiptareve me arsim te larte + 100% me shkolle te mesme apo profesionale
    2. Hekurudha pasagjeresh dhe mallrash qe lidhnin te gjitha qytetet, fabrikat dhe minierat
    3. 5 Universitete dhe Shkolla te Larta
    4. Tre hidrocentrale qe laj thaj perdoren edhe sot
    5. Spitale rajonale ne cdo rreth, ambulanca lagjes dhe mjek ne cdo lagje (mjek per nr popullsie me te madh se ne Angli), vaksinim total te popullsise, kirurge, kardiologe, endokrionologjist te trainuar ne Perendim dhe Lindje
    6. Nje ushtri e afte mbronte Shqiperine edhe nga Superfuqite e kohes me aviacion, marine, industri, kuadro dhe logjistike
    7. 5 uzina madhestore, 2 kombinate, 8 miniera, dhjretra te industrise se lehte dhe ushqimore
    8. Toka me drainazh, pjellore dhe te mbjellura nga Shkodra ne Delvine
    9. Popull i arsimuar dhe i kulturuar me bilblioteka lagjesh, teatro, opera dhe muzeume ne cdo qytet e fshat dhe industri kinematografike
    10. Zhdukje te tuberkulozit, poliomelitit, gonorreas, sifilizit dhe vdekshmerine foshnjore me te ulten ne Europe
    11. Gra inxhiniere dhe profesore si Luljeta Bozo, kineaste, doktorresha, petagoge, deputete, officere dhe ekonomiste

    mbas Saliut

    1. Shkatrim i sistemit arsimor me shkolla me leke te tipit ufo . Korrupsion i mesuesve qe ne fillore
    2. Asnje tren, lokomotive apo shine funksionale te shitura per skrap ne mal te zi
    3. Universitete pa vlere dhe qe prodhojne nje klase hajdutesh jo kuadro apo inxhiniere
    4. Asnje mirembajte te hidrocentraleve, ikje dritash pa lajmerim si ne Afghanistan
    5. Spitale ku vdes dhe te vjedh infermierja, doktori dhe Tirja pa tu ftohur trupi ne xhenaze
    6. Nje ushtri ku hyn greku ne post kufitar dhe vret ushtaret naten, ku Serbia bombardon Hasin e Kuksin, ku anijet greke vjedhin renen dhe ku skafet kontrbandojne drogen dhe njeriun si mish kali
    7. Shkatrim i kombinative, fabrikave dhe uzinave dhe shnderrim i shqiptareve ne skllever to fasoneve italiane si ne kohet e Zogut
    8. Asnje dranazh, pallate mbi kolektor dhe permbytje vjetore ne Lezhe, Lushnje, Fier
    9. Popull qe mbulon Skenderbeun me perce, qe lufton per ISIS ne Siri dhe qe gudulis bolet nje pedofili nga Selaniku
    10. HIV/SIDA, asnje vaksine per popullin per Covid, asnje ambulance lagje, as alkoool ne ambulanca, popull qe shet shtepine te kurohet ne Turqi dhe mjek seksere e xhelate
    11. Gra qe vriten nga babai, nga burri e nga vellai, qe cohen prostituta ne Itali, Spanje, Hollande e Angli. Zogu tunes dhe bythet e kurvave sheshit po asnje Luljete inxhiniere.

    Sali, Edvin, Eri, Ilir ju as muti i brekve te Enverit nuk jeni

  6. sumatra says:

    Vet autori i ketij shkrimi eshte nje hipokrit sepse diktatura dhe diktatori te fusnin 100 pash nën dhe te vidhje apo shkateroje pasurine e popullit.Socializmi e rindertoi vendin pas lufte dhe e ndertoi per 45 vjet si asnjehere tjeter ne histori.Me pasurite e tij mbahet edhe sot ekonomia e vendit , me pasurite e tij u pasuruan gjithe palitikejt dhe ngriten perandorine e Laëzit.

  7. mergim tari says:

    Bravo shqiptar
    Ashtu eshte
    Ne ate kohe u edukuam, u shkolluam, dhe mbi te gjitha ishim te gjithe te BASHKUAR.
    SOT, krimineli SALI BERISHA, pasi donte te bente krimin me te madh ndaj shqiptareve (ndarjen veri-jug, te cilen nuk e beri dot sepse ne jemi te gjithe nje, motra dhe vellezer si ne tropoje edhe nje Tepelene), beri gjithe krimet qe ju i permendet me siper, (duke perfshire ketu edhe shume te tjera si vrasjet, vjedhjet, dhenien e naftes Serbit per te vrare edhe vellezerit tane kosovare, faljen e detit, vrasjen e Remzi Hoxhes, arratimin e Adam Jasharit dhe luftetarve te tjere te UÇK, GERDECIN, 21 Janarin e pa fund krime.
    Sot eshte pervjetori i GERDECIT, ku ata femije nuk paten fatin te shijonin te ardhmen e tyre, ndersa djali sypeshkaqenit te Sali Berishes dhe banditit Fatimir Mediu jetojne mes lluksit te boronicave, te parave te vrasjesve, te gjakut te femijeve te Gerdecit, te Kosta Trebickes, klubit Partizani, ÇEZ, dhe shume te tjerave qe I dime e nuk I dime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje