Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.
Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së.
Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt.
Ai shpreh zhgenjimin per nderprerjen e angazhimit politik qe kishte filluar ne Vlore me premtimin e Bashes si kandidat per deputet ne zgjedhjet e 25 prillit.
Letra e plotë dërguar Bashës:
“Dorëheqje nga funksioni i Këshilltarit në PD si dhe angazhimi politik deri në 26 Prill”.
Shumë të nderuar bashkëkombas, të dashur miq dhe kolegë,
Në përgjigje të mijëra interesimeve tuaja, lutem njihuni bashkëlidhur me aktin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare si edhe nga angazhimi politik deri në 25 Prill.
Së pari, falënderoj disa dhjetëra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë të ditur, patriotë të përkushtuar dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare dhe NATO-s, për konsideratat, inkurajimin dhe mbështetjen që më keni frymëzuar përgjatë 36 vjet nën uniformë, si dhe pas angazhimit në politikën aktive, jo vetëm 15 muajt e fundit.
Në detyrim dhe mirënjohje ndaj 4152 ushtarakëve (aktiv, rezervë apo pension); 2134 familjeve të ardhura pas viteve 1990; mbi 523 intelektualeve dhe elitës fisnike të qyteteve të bregut; familjarëve, miqve dhe dashamirësve në të gjithë QARKUN (e begatë por të vjedhur, të bekuar por të përdhosur nga palo-Politika e oligarkëve dhe sekserëve të Tiranës), e VLORËS, që më besuat, motivuat dhe ju bashkuat sfidës fisnike për të realizuar edhe ne shqiptarët më 25 Prill, zgjedhje demokratike si Kosova, Serbia, Bosnja dhe gjithë Europa!
Ndjesë të sinqertë nëse, përfshi dhe përtej këtij rasti, me apo jo për fajin tim, ju kam zhgënjyer apo lënduar me këtë akt, reagim apo me qëndrimet e mija në vijimësi.
Edhe pse shumicën nga ju,, s’kam pasur privilegjin për t’ju takuar, ju garantoj “emër për emër”, si patriot, si miq, si mbështetës, të zhgënjyer apo kundërshtarë racionale, se do mbeteni përgjithmonë të skalitur në mendjen dhe zemrën time si një mision dhe borxh i pashlyer respekti dhe mirënjohjeje të thellë.
Së dyti, përgjegjës për të këqijat e regjimeve janë edhe qytetarët me vetëdije që heshtin. Për shtetet e dështuara si RSH-2021, është edhe më keq akoma.
Prandaj, prej 2014, përtej “prangave” të uniformës, koston nga riciklimi i nenit-55, kam zgjedhur dhe do të vijoj të “ulëras fortë”, kur përdhosen parimet bazë të demokracisë funksionale, kur vidhen votat, liria, pronat e qytetarëve, kur shiten interesat kombëtare, etj.
Në shtesë të dorëheqjes, e përsëris se, vetëm kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista alfabetike, 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma, shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të korruptuar dhe të diskretituar deri në neveri!
Sa për angazhimin tim politik mbas 26 Prillit (sigurisht pa lejen e ushtrisë së uritur për diarrenë e mjerove dhe port-haleve…), e trashëgoj si të shenjtë nga fryma e Baba Ahmet Turanit, dhe mbetem USHTAR i vlerave të së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Jeta, Vota, Siguria, Prona, Tregu, interesat kombëtare dhe integrimi Euroatlantik”, janë vlera thelbësore, shpresa dhe misioni ynë fisnik që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve derdimenë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithë pushteteve që jo vetëm kanë pushtuar të djathtën, por edhe vjedhin dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.
Na bere te qajme, o gjeneral. Mjere atdheu pa ty!
Ahmed dhe “Pirro”!!???
Ketu fillon degjenerimi dhe Pafytyresia e nje turkoshqipfolesi, ptuuuuu vrromiari…….
Zoti gjeneral! Me vjen keq per cka te ka ndodh. Jam nje ish ushtarak nga anet e tua. Po e kam kuptuar heret se politika ne trojet tona eshte e pabese. Nuk i jam ofruar kurre. Kam pare punen time dhe jam i kenaqur me c’kam arritur. Mbi te gjitha, jam i qete. Jeta vazhdon. Ka plot mundesi te tjera.
Nga dole i djathte ti o bicim gjeneral, pa asnje vlere morale. Nje fshatar qe me te drejte u shkollua si ushtarak, por qe “Vlores i bere mune dhe erdhe ta hash perseri” sepse qe pa u liruar, shkele rregullat e depolitizimit dhe iu bashkove PD, nje turp i madh. Te gjithe gjeneralet qe iu bashkuan forcave te ndryshme politike, me ligj nuk duhet te gezojne te drejtat e grades.
Ushtria në politikë bën që vëndi të rrezikohet në grusht shteti si në Turqi apo Birmani., ndaj shkeputeni ata nga kjo fushë.
Piro, tere jeten dhe karjeren ke vjedhur produktet e ati qe ti i thua drejtor. Je i pafytyre. Ne rast se ti vazhdon te shesesh mend ke ende kusure te vjetra ne vlore
Humbi PD. Kot behen zgjedhjet. Rama dhe 4 vjet.
O mjeran , eshte puro shqiptar ai , e kuptove ?? Seshte si puna jote kopil qe ste dihet origjinaliteti , Ahmetaj eshte mbiemer shqiptar , nxire ti tendin si e ke ?? Apo Vangjel Dule ?? Kane “Dule” greket ??? Une u regja nje ejete ne Greqi po te tille mbiemer nuk me ka qelluar , cdo me thene Dule ?? Te ka qeruar jo syte po trute e kokes Janulla o lamash , per nje gavet grosh ben te bardhen te zeze ……. dhe shperndan urejtje fetare , dhe ata qe te mesojne te shkruash keshtu mos kujto se bien dakort me ty , thjesh duhet nje gabel , nje ropoperperithra si puna jote qe ben gam gam gam si qen i zgjebosur neper portale shqiptare ……plere
Pa dashur aspak të fyej njeri, megjithse ish shoku i kohës në studime ushtarake sot Gjeneral në pension Pirro Ahmetaj, përjashtohet nga mos fyerja, sepse skuth, shpifëse e spiun ka qenë që në vitet e shkollës në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Ai vetëm një nxënës, student që lexonte papushim ishte, ndërsa për të tjerat ishte pervers e monstër në shërbim të PPSH, pastaj pasardhësit më kriminel të PPSH, Sali Berishës, monstrës tjetër President aksidental e sakat në trup e tru, Bujar Mehmeti-Nishani, si dhe do kthehem kohë në shërbim të kriminelit tjetër edhe ky malok, Ilir Meta. Derisa ngeli në derë të PD, që e shtrydhi sa deshi për dy a më shumë këtë Monstër Ushtarak, nga më të ndyrë me uniformë që ka sot FA, në detyrë a pension qoftë. Shkrimet e tija të nxitura nga Berisha, Nishani, Meta dhe Basha, janë shpifje e urrejtje prej monster e perversi, që vetëm helmojnë kush i lexon. Ndaj mirë ja bëri Basha, që e flaku si limon të shtrydhur këtë shpifës e Mortje me gradën Gjeneral.