Përplasje me armë në Shkodër: Plagosen 2 persona

20 Mars 2021, 20:19Kronika TEMA
Përplasje me armë në Shkodër: Plagosen 2 persona

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj. Burimet bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi. Ata mësohet se kanë marrë njëri plumb në krah e tjetri në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Ata mësohet se udhëtonin me makinë, kur u plagosën në rrethana ende të paqarta.

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje