Dëborë dhe stuhi, disa qytete në Veri mbeten pa energji elektrike

22 Mars 2021, 09:28Sociale TEMA

Një pjesë e madhe dhe e vendit është përfshirë nga reshje dëbore dhe stuhi, duke shkaktuar probleme të shumta. Përveç bllokimit të rrugëve, shumë zona kanë mbetur dhe pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije sa ka avari në linjen 110kV të OST. Po ashtu sqarohet se është stakuar dhe linja 110 kV Bulqizë-Peshkopi për shkak se ka pasur probleme nga dëbora.

Pa tension kanë ngelur edhe stacioni në Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krumë, Shupenzë, Peshkopi.

Zonat pa energji janë qyteti i Kukësit me rrethinat, Krumeëme rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenze, Peshkopi dhe rrethinat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje