Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg tha se ka rifilluar vaksinimin me AstraZeneca pasi u vërtetua se nuk shkakton tromboza dhe se është efektive dhe e dobishme për luftimin e COVID-19.
Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Dollenberg tha se edhe kufiri moshor që ishte vendosur për AstraZeneca që të mos përdoren mbi mosha 65 vjeç e sipër është hequr pasi sipas statistikave dhe ato pak raste që kanë pësuar trombozë nuk kanë lidhje me moshën mbi 65-vjeç, pasi ato pak raste të trombozave janë me një kufi moshor të shpërndarë.
Mjekja tha se AstraZeneca jepet mbi moshat 18 vjeç e sipër, si kufiri i vetëm moshor që është vendosur për të në Gjermani.
“Vaksinimi me AstraZeneca do të vazhdojë pasi vijon të mbetet efikase. Kjo është një vaksinë e dobishme dhe do të vijojë, megjithatë monitorojmë efektet anësore edhe një javë pas marrjes së saj.
Edhe pse ka pasur një kufizim në fillim deri në 65 vjeç, kjo u hoq pasi u pa se nuk ka efekte anësore mbi këtë moshë dhe se tromboza kanë pasur një shpërndarje në grup mosha të ndryshme.
Nuk ka pasur një rritje sinjifikante të rrezikut për tromboza dhe i vetmi kriter është se po jepet mbi 18 vjeç“, tha Dollenberg.
Mjekja shqiptare në Gjermani tha se Shqipëria po vijon me ritme të ngadalta vaksinimi krahasuar me popullatën e vogël, por mbetet optimistë që ai të mos ndërpritet dhe të vijojë në mënyrë sistematik e që deri në verë të jetë arritur imunizimi i tufës.
Ju kam ndjekur shpesh ju mjekeve qe flisni nga jashte Shqiperise dhe te theme te drejtem me eshte krijuar nje pershtypje e keqe sidomos nje mjek me mbiemrin Dasho qe fliste nga Gjermania ne emisionin e Cim Pekes perballe Mjekut shqiptar PIpero. Sharlatant, idiot i pa fytyre me fjalet qe nxirrte nga goja. I theksoi disa here Pipero se po ofendon por ai ishte me keq se sali berisha me ato fjale aq “te bukura” qe perdor. Prandaj, zonje e nderuar, duhet te jeni me elokuent ne shprehjet tuaja, jane heronjte shqiptare ne Shqiperi ata qe perballen me kete semundje mbareboterore dhe shpesh fjalet tuaja nuk jane inkurajuse por demoralizuese dhe kjo vjen nga boshlleku qe ka mendimi. S’e kam direkt, por ne qoftese nuk thoni dot diçka te mire, mos thoni asgje fare. Gjithe bota eshte kontradiktore ne keto gjera dhe lerni ata qe kane pergjegjesine te shprehen dhe veprojne; çdo nderhyrje juaja nga jashte nuk i sherben fare shoqerise dhe njerezimit. Ne qofte se keni diçka serioze qe ndihmon, bisedojeni vetem me specialistet. Mediat tona e kane bere boze me mjek shqiptare qe nga Amerika e Japonia deri ne Gjermani e gjithandej. Jo vetem jam shume i pa kenaqur por me duket se per te eksopozuar veten se jeni dikush para atyre ne Shqiperi, po beni spekullim me jeten.
Po qa mjeket kjo ne gjermani une jetoj me shum se 25 vite ketu ne nje qytet shum te madh dhe nuk kam takuar akoma mjeke shqiptare vijne ketu si mjeke dhe punojne si informiere