Koço Kokëdhima: S'ia vlen të votosh, këtu nga një qeveri e ndyrë pretendon të vijë në pushtet një opozitë edhe më e ndyrë dhe korruptuar

25 Mars 2021, 11:01Politika TEMA

Kreu i Zgjidhjes, Koço Kokëdhima, tha në emisionin “Arnautistan” se mosbesimi te sistemi zgjedhor është arsyeja pse vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kokëdhima tha se Shqipëria bën përjashtim nga Evropa për funksionimin e demokracisë, shenjtërisë së votës dhe ndërrimit paqësor të pushtetit.

Ai vlerësoi Albin Kurtin, por shtoi se nëse ai do të merrte pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, sistemi do ta nxirrte pa vota.

“Kjo është ajo që po diskutojmë. Kam shumë respekt për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Por nëse Albin Kurti vjen në Shqipëri dhe konkurron me këtë sistem zgjedhor me PD dhe PS, atë do ta nxjerrin pa votën e gruas së tij”.

Beteja për zgjedhjet është më e fismja, sepse zgjedhjet janë themeli i të gjitha prapësive që bëhen në këtë betejë.

Nuk është punë njerëzish. Është punë institucionesh, ligjesh. Nuk mund të prodhojë zgjedhje PD dhe PS. Ne duhet të kemi lëvizje. Duhet të jemi shoqëri që lëviz. Fatkeqësia e Shqipërisë nuk është qeverisja e korruptuar. Gjëja më e rëndë që kanë shqiptarët është që nga një qeverisje e ndyrë, shkojmë në një tjetër akoma më të korruptuar. Ne shkojmë nga një e keqe në një tjetër më të madhe. Ne shkojmë nga shiu në breshër.

Çdo kohë që vjen është më e keqe se tjetra para saj.

Nuk mendoj që është krahasimi i përshtatshëm. Shqipëria bën përjashim nga të gjitha vendet e tjera të Europës. Le të shikojmë Kosovën. Në Kosovë funksionon demokracia, shenjtëria e votës dhe ndërrimi paqësor i pushtetit. Funksionon sepse atje ka ligj dhe institucione që janë ndërtuar nga njerëz me kulturë demokratike.

Shoqëria kosovare prodhoi një lider që rrëzoi një establishment të tërë. Këtu pse nuk ndodh?

Kjo është ajo që po diskutojmë. Kam shumë respekt për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Por nëse Albin Kurti vjen në Shqipëri dhe konkurron me këtë sistem zgjedhor me PD dhe PS, atë do ta nxjerrin pa votën e gruas së tij.

Ai të qeverisë Kosovën njëherë…

VV edhe pse nuk konkurron si parti, po bën përpjekje të ndihmojë Shqipërinë. Ata e kuptojnë në çfarë situate është Shqipëria.

11 komente në “Koço Kokëdhima: S’ia vlen të votosh, këtu nga një qeveri e ndyrë pretendon të vijë në pushtet një opozitë edhe më e ndyrë dhe korruptuar”

  1. Kozmo says:

    HAHAHA, MOS VALLE, AI QE KE NE KRAH, JA VLEN TA VOTOSH ???!!!
    GJITHESESI EDHE KETE HERE ME 25 PRRILL DO TE FITOJE PS, SI PARTIA ME E MIRE. PAVARSISHT PALLAVRAVE TE TUA, QE FLET SI NJE QEN I RRAHUR.
    SUKSE NE JETE KOCO KOKEDHIMI.

  2. paguaj punetoret ndonjehere pastaj fol pallavra says:

    po pse ti je me i mire se keta

  3. Shqipëtar says:

    Ti je një nga “superndyrësirat” që ke përfituar më shumë së të tjerët?! Ta gëzosh “superkorrupsionin”

  4. Beni says:

    Vemje e komunizmit sekretari i rinise

  5. Iliri says:

    Boll kemi 30 vjet me qeveri te drejtuara nga shpura e Ramiz Alise se dhjetorit-90. Neper Europe versniket e tyre jane harruar prej kohesh.

  6. Rita says:

    Kur SPAR do meet me ca si ty mor me plera e korupdionit shtetror po do te vije radha shume shpejt se ske lene gje ps grabitur ne te gjithe Shqiperine

  7. Sqepari says:

    Mbase ke te drejte o milioner, por nga kjo pala dyshe e ndyre, me i ndyri i te ndyreve je ti! I kemi aq mend sa ta kuptojme perversitetin tend.

  8. teper sekret says:

    SPAK te merret me Koco 2 here K? Ahahahaha…po nuk e kuptoni mor qyqare se po ta beje kete duhet te plase tok me Kocon ne qeli eshte Koqe Ramen qe i ka dhene 2 here K- se kudo objekte ca si Kryetar bashkie e ca si Krye trap qeverie?

  9. Luli says:

    Po pse nuk shkoni ne Kosove qe eshte me mire se Shqiperia???? po rini ketu ??????
    Llapaqene ,Sahan lepires,Mos mirnjohes,Cvates, e te tjera qe nuk numerohen

  10. qytetar says:

    …sa te pangopur dhe te pakenaqur !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. fakulteti i shkencave says:

    ky Kaqoli qe smerrte dot nje provim ne fakultetin e shkencave po merrej vetem me pune partije e rinije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje