"E pabesueshme"! Rama për ndarjen nga jeta të Finos: Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, ndalen aktivitetet tona elektorale

29 Mars 2021, 08:27Sociale TEMA

Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Rama shkruan se ky ishte një lajm i pabesueshëm duke lënë në zi familjen e madhe socialiste.

Rama shkruan se ditën e sotme do të ndalen aktivitete në nderim të kujtimit të tij.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Bashkim Fino u nda nga jeta sot në  orët e para të mëngjesit, duke mos fituar dot betejën me koronavirusin.

1 komente në ““E pabesueshme”! Rama për ndarjen nga jeta të Finos: Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, ndalen aktivitetet tona elektorale”

  1. Jovan Bregu says:

    Leri dokrat palaço.
    Kur bere ate vaksinen Pfizer per vete , perse nuk i kujtove edhe per Baçin qe dihej qe ishte i semure …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje