Specialisti shqiptar i shëndetit publik në Londër jep detaje mbi vaksinën kineze

29 Mars 2021, 20:53Sociale TEMA

Leidon Shapo, specialisti shqiptar i shëndetit publik në Londër, foli në “Ditari” në A2 mbi vaksinën kineze, me të cilën në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit masiv.

Në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria, Shapo u shpreh se nuk ka luksin të presë për vaksina të tjera, ndërsa thekson se ka pikëpyetje në lidhje me efektet dhe efikasitetin e vaksinës kineze në grupmoshën mbi 70 vjeç.

“Nuk besoj se kjo ndikon në cilësinë e vaksinës, pasi mbahet në kushte frigoriferike normale. Besoj se nga kjo anë duhet të flemë të qetë.

Por ajo që ngre pikëpyetje për vaksinën kineze, e cila është mjaft e efektshme për fazat një dhe dy të testimit, por në vende të ndryshme ka treguar efikasitet të ndryshëm.

Konsistente në çdo vend kanë qenë efektet anësore. Nga Turqia e dimë që janë bërë rreth 15 milionë vaksinime dhe efektet anësore të raportuara janë të vogla ose të mesme.

Nuk kemi raportim të efekteve të rënda. Ky është njëri aspekt, ndërsa tjetri është ai i efikasitetit.

Në Brazil efikasiteti ka qenë në 54%, i cili është ngjitur në 78% kur janë marrë parasysh rastet e mesme dhe 100% te rastet e rënda, por gjithmonë te grupet e vogla.

Sa i përket moshave mbi 70 vjeç, që po vaksinohen në Shqipëri, aty të dhënat çalojnë. Ky është një nga problemet e mëdha edhe në Kinë. Ideja është se në Brazil procesi është nisur mirë dhe më pas ka pasur përplasje me popullatën sepse dhe shkencëtarët brazilianë dhe të tjerë kanë ngritur pikëpyetje në të dhënat në përgjithësi.

Gjithsesi, ka nga ata që mendojnë se teknologjia e kësaj vaksine, e cila përdor të gjithë komponentin viral dhe jo vetëm një pjesë të genomës, bën që ndoshta kjo të funksionojë më mirë në disa grupmosha të caktuara, e cila mund të jetë 18-59 vjeç. Sa i përket grupmoshës mbi 60 vjeç ka debat”, u shpreh Shapo.

Megjithatë, specialisti i shëndetit publik u shpreh se Shqipëria nuk ka luksin të presë variante të tjera vaksinash.

“Është interesante pasi Shqipëria ka marrë edhe Pfizer, ka marrë edhe AstraZeneca, si dhe Sputnik, por në sasi të vogla.

Për moshat mbi 70 vjeç është më mirë të aplikohet vaksina kineze sesa të mos aplikohet asgjë, qoftë sikur të marrim një efikasitet 50%.

Në këtë pjesë ngrihen edhe pikëpyetjet pasi mungojnë të dhënat për të ditur ekzakt se çfarë ndodh me këto grupmosha, por s’mund të presim për vaksinat e tjera”, u shpreh Shapo.

8 komente në “Specialisti shqiptar i shëndetit publik në Londër jep detaje mbi vaksinën kineze”

  1. Putona Mona says:

    Per te pritur nuk mund te presim por edhe perpjekje per te marre Pfizer dhe Moderna duhet te shtohen sidomos tani duke ditur qe Amerika po ben gjithcka per te vaksinuar pjesen me te madhe te popullsise se saj perpara festes kombetare te 4 Korrikut. Keshtu qe do jete me e lehte te blihen vaksina amerikane pas asaj date.Do te ishte me e llogjikshme qe gjithe vaksinat e Pfizer dhe Astra Zeneca qe kemi tani te shkojne per te moshuarit ndersa te rinjte te vaksinohen me ato kineze.

  2. Epo kjo pune says:

    Po qe per dyshime, pjell mendja gjithë diten se fundja te gjitha vsksinat pavaresisht Kush I prodhon jane me sikure sepse nga 10 vjet u bene gati per nje vit po thuaj shyqyr qe u bene se me mire pasoja sekondare te rralla sesa rreziku real i infeksionit, bravo shkencetaret se pa ta nuk I dihet

  3. Goni says:

    Lajdi e di shume mire se ja ka thene Lali Enteles te pub

  4. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:

    Asnje institucion pergjegjes nuk e ka certifikuar ate Vaksinen KINEZE!
    Kete fakt nuk e mohon dot as Ministresha Ogerta ndaj mos u mundoni me Laido apo Shapo por i bini drejt
    Vaksina Kineze eshte e pa certifikuar, Kaq!

    1. Tetovari2 says:

      Po or jahu mos e mer se nuk të detyrojnë me
      dhunë që ta marish,torollak shpirtkeq!

  5. SB says:

    Ledion Shapo o loqe mos na bej te mencurin qe shqiptaret ta bejne vaksinen “Made in China”. Asnje shtet ne EU nuk e ka pranuar
    Ti mund te jesh specialist shendeti ne ndonje fshat te humbur por kurresesi ne Londer

  6. Bardha says:

    Kodoshet do mbeten gjithmone se i kemi aset kombetare,po kete ndyrsina nuk e shikojne se per dite po ikin nga jeta njerzit e dashurit te tyre dhe prape mendjen e kane te nje njeri i shortuar te karaxhixhit

  7. Sul Korriku says:

    Ju lutem mos na i prezantoni keta si shkencetare. Ne kete kohe pandemie, ne çdo vend te botes, per shkak te “urise” per mjeke do te pranoheshin edhe te dipllomuar te tipit “Kristal”.
    Per tu bindur qe vaksina duhet bërë, mjafton sherbimi i madh qe po bejne (ish) mjeket, S. Berisha, T.Shehu dhe P.Vasili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje