Rama i përgjigjet Berishës: Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse

31 Mars 2021, 18:57Politika TEMA

Nisja e vaksinimit masiv është shpresa e vetme që Shqipëria ta mposhte koronavirusin dhe t’i rikthehet normalitetit, por nga kampi opozitar ka zëra që bëjnë thirrje kundër vaksinës kineze.

Një prej tyre është edhe Sali Berisha, i cili duke u fshehur pas “qytetarit dixhital”, jep informacione të pavërteta rreth vaksinës kineze.

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një “Fake nees” publikuar nga Berisha, të cilin e quan “Gogoli i Lalzit”.

“Ky tjetri gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse.

Dhe Kina na paska thënë mos i përdor dhe kanë ardhur nga Serbia. Apo u ka përfunduar afati. Por Kina ka filluar të vaksinojë të moshuarit.

E gjithë Turqia po e  merr dhe plotë shtet të tjera të botës. Tani si mundet këtyre tu jepet prap mundësia.” deklaroi Rama nga Shkodra.

Më herët, përmes një statusi, Berisha përhapi panik duke thëne se është rritur numri i vdekjeve pas vaksinimit me vaksinën kineze.

Ish-kryeministri shkruante se vaksina kineze nuk përdoret në Kinë për të moshuarit, pasi sipas tij është e pasigurtë.

Por lajmi i Berishës është i pavërtetë, pasi Kina fillimisht ka vaksinuar të rinjtë, ndërsa aktualisht po vaksinon edhe të moshuarit, duke ndjekur një strategji ndryshe nga vendet e tjera.

1 komente në “Rama i përgjigjet Berishës: Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse”

  1. Ju lutem Rames dhe gazetarıse qe te mos merren me me Dr, vdekjen se duke u marre me te,ı lını te kuptoje seeshte gjalle nuk ka vdekur,Mos e permendı me se vetem kur nuk ı lakohet emerı e benı sı te vdekur,dhe shpejte do te marre kete rruge,Lerenı te lehe kot sı qent e kazaneve te plehrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje