Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli u shpreh se ish-kryeministri është një njeri shumë energjik dhe punëtor.
Ajo u pyet nëse Berisha ishte përlotur, pasi u largua nga puna. Mëhilli u shpreh se ish-kryeministri nuk qau pasi ata sërish vazhdojnë ende komunikimin.
Erla Mëhilli qau sa dha doktori dorëheqjen. A qau doktori se dha Mëhilli dorëheqjen?
Jo nuk qau. Ka qenë një vendim i marrë në komunikim të plotë me doktorin. Nuk ka trishtim në ikjen time, se unë e vazhdoj komunikim tim akoma. Raporti im me doktorin nuk është vetëm mes një shefi dhe një vartësi, por ka edhe relata familjare.
Doktori është një njeri shumë punëtor dhe energjik. Nuk lodhet kurrë. Ai është një njeri shumë komunikues. Ndoshta shumë personave u duket i ashpër, sidomos në gjuhën politike, por kur punon me të është shumë më ndryshe. Ne tjetër imazh kemi nga jashtë dhe tjetër kur na njohin.