“Në Vjosë nuk do të lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale”. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje Skype për emisionin “Wake Up”.
Kreu i qeverisë theksoi se prej kohësh po punohet për projektet konkrete për Parkun Kombëtar të Vjosës, por sipas tij, duhet trajtuar në mënyrë të kujdesshme.
“Së pari ideja e Vjosës Park Kombëtar, kemi qenë ne që e kemi promovuar të parët. Për Parkun Kombëtar të Vjosës kemi kohë që po punojmë me projekte konkrete.
Zona e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht dhe përfundimisht Vjosën nga ndërhyrjet në shtratin e saj.
Pra, që nuk lejon në asnjë mënyrë ndërtimin e digave për hidrocentrale, kjo është e sigurt.
Ndërkohë që koncepti i Parkut Kombëtar është një koncept, i cili nuk mund të shtrihet dot përgjatë gjithë Vjosës duke kapur brenda edhe qytete madje.
Por, duhet trajtuar në mënyrë shumë të kujdesshme në sensin e ndarjes së qartë të zonës së mbrojtur dhe zonës Park Kombëtar, në mënyrë që të kemi mundësi që në pjesën e zonës së mbrojtur pikërisht të stimulojmë agro-turizmin, sepse në një park kombëtar është e pamundur të ndërhysh për agro-turizëm apo aktivitete të tjera”, theksoi Rama.
Po e shpallet vjosen park komb.hallall do mbahesh mend o Edo
po po ja sa te marre votat
sa mbajte fjalen per tokat
Po për Valbonën pse nuk bëre asgjë?!
Apo edhe Vjosa do të përfundojë si Valbona,pas zgjedhjeve?
Sepse Valbonen e shkerdheu Salikrimineli prandaj nuk mund ti kthehet virgjeria e dikurshme.
PO TE MOSE E BENTE EDI VALBONEN,DO TA BENTE ALBINI I KOSOVES, SEPSE E KA ME AFERSE SA EDI.NDERSA PER VJOSEN KANE RENE DAKORTE ME ALBININ E KOSOVES QE TA BEJNE PARKE KOMBETARE,PORE NUKE ESHTE DAKORTE SALIU ME ILIRIN.
Ore,projektet ti bëni më vonë.
Shpalleni park dhe pikë!
Sepse lukunia e ujqëve është gati t’a shqyej copash!