Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri mori pjesë mbrëmë në një takim me komunitetin çam në Vlorë ku prezantoi kandidaten Teuta Ramaj e cila mban numrin 9 në listën e socialistëve.
Gjiknuri tha se çdo votë nga komuniteti çam duhet të shkojë për Partinë Socialiste dhe të vetmen përfaqësuese dinjitoze çame për këtë legjislaturë.
Ai vuri theksin tek bashkimi i të gjitha forcave, që çamët të nxjerrin mandatin e tyre ndërsa Nr.9 që Teuta Ramaj mban në listën e socialistëve përkon dhe me objektivin për 9 mandate në Qarkun e Vlorës për PS.
“Përfaqësim real politik do të thotë pjesë e vendimarrjes, pjesë e aksesit në institucione dhe asnjëherë komuniteti juaj, kjo krahinë kaq e shquar, pjesë integrale e Qarkut te Vlorës, nuk e pati këtë shans.
Gjithmonë është votuar për të tjerë në Tiranë, për të bërë politikat e tyre, por asnjë nuk mendoi realisht për këta patriotë këtu që kanë nevojë për përfaqësi, kanë nevojë për avancim dhe akses në vendimarrje.
Pikërisht sepse nuk është vetëm çështje kombëtare është edhe çështje komunitare, është çështje e integrimit të qytetarëve.
Sëbashku do ta garantojmë këtë. Prandaj, mandati i nëntë është mandati i patriotëvë çam, i krahinës tuaj. Jam i bindur se me votën tuaj masive, ju e keni në dorë.
Dëshiroj të bëj thirrje që duke votuar numrin 12 PS dhe numrin 9 në listë Teuta Ramaj, që përkon me 9 mandatet, të mendoni që do të keni zonjën tuaj, vajzën tuaj përfaqësuese në Kuvend.
Ata nuk e duan mandatin e 9-të të PS, nuk duan që ky mandat ti shkojë vajzës çame sepse asnjë parti tjetër nuk ka një shans real për të pasur një përfaqësim”, u shpreh Gjiknuri.
Nje mesazh ky dhe per kreun e Shtetit Ilir Meta qe p[o lufton fort kunder mandatit te 9-te te PS ne qarkun e Vlores!
TE GJITHA SHANCET, MUNDESI TI JEOEN VAJZES CAME, E CILA ESHTE E ARDHMJA E VENDIT. IDRIZI ESHTE TURPI I CAMEVE, ME 100 FLAMUJ.
Te besojme e te punojme nate e dite qe Qamerija njiher e mire te qlirohet dhe qamet qe jetojne ne Shqipni ,ne Turqi e gjetiu te kthehen ne atdheun e tyre Qamerine e lire e te pavarur ….