“Po ndodh diçka e padëgjuar”! Topalli: Pse u shit opozita dhe pse nuk flet Basha për 4 vilat e reja

16 Prill 2021, 21:46Politika TEMA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Luzlim Basha për të cilin thotë se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për interesat e tij.

Sipas Topallit, po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në dy dekadat e para.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të shitet për interesat e pallatave tek “Uji i ftohtë”, tha Topalli.

Ajo është ndalur edhe tek vilat e shumëpërfolura në media të Lulzim Bashës.

“Të gjithë e dinë që jeton në katër vila nga një milion euro secila. 

Është arrogancë që edhe në vitin e fundit elektoral ai ka aq garanci sa askush nuk do kërkojë transparencë qoftë për katër vilat. 

Kur i përmend dikush vilat ai buzëqesh sepse janë asgjë përballë asaj që është realiteti i tyre”, u shpreh Topalli.

2 komente në ““Po ndodh diçka e padëgjuar”! Topalli: Pse u shit opozita dhe pse nuk flet Basha për 4 vilat e reja”

  1. Jevi says:

    Znj Topalli,pse nuk i ke ngritur keto shqetesime kur ishe zv/kryetare e P.D,por i ngr sot?A e dini Ju se keto gjera ai i ka bere me kohe dhe ju e keni mbrojtur.Keto zullume te atij duan nje denancim me te forte ne prokurori nga ana Juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje