Massafra mesazh solidariteti për plagosjen te xhamia në Tiranë: I tronditur. Ngjarje të tilla të mos përsëriten më

19 Prill 2021, 20:07Sociale TEMA

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Angelo Massafra ka reaguar për sulmin me thikë të ndodhur sot në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë. Në mesazhin e tij drejtuar kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu,  imzot Massafra  thekson se është i tronditur për ngjarjen dhe shpreh solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri. Ai shpreson që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, shkruan Massafra.

3 komente në “Massafra mesazh solidariteti për plagosjen te xhamia në Tiranë: I tronditur. Ngjarje të tilla të mos përsëriten më”

  1. O njerze rrini larg nga Hoxhallare dhe njerzeve te kqinje Qe ju mbushin me urretje dhe Pastaj kaloni ne depresjone says:

    Ne Qofte se njerzeve nuk done me ju ndodhe raste te tilla duhet te rrine large hoxhallarve dhe Xhamijave Turke e Arabe dhe Mose te bijen pre e urretjes dhe dhunes se pastaj kalone ne depresjone dhe Qmenduri.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Allah uakbar…..buuuuuummmm!!

  2. ARI says:

    SHQIPTARE MOS OFENDONI SEPSE KA NJEREZ ME SEMUNDJE MENDORE QE FJALET E JUAJA I BESOJNE. KEMI HALLE TE TJERA. MOS NXISNI URRETJE FETARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje