Në fjalën e mbajtur në Peqin kryeministri Edi Rama premtoi investime për ta futur vendin në Ligën Europiane të Turizmit.
Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se Peqini dhe Elbasani nuk mund të kthehen më pas te Dash Sula, apo te Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi.
“Ne kemi një sfidë të madhe, që të realizojmë një fitore shembullore, kuptimplotë, që të jetë rezultat i këtij shiu paralajmërues të kthyer në breshër në kutitë e votimit. Janë momentin kur ne vendosim si duam të ecim nesër, të ngjitemi edhe pse me vështirësi, apo të kthemi prapa.
Nuk mund të ndodhë që Peqini dhe Elbasani të kthehen prapë te Dash Sula! A mund të kthehesh prapë te Dash Sula pash zotin?! Është e pamundur, por nuk mund të kthehesh prapë as të Luli, as te Saliu, as te Likja as te Mona. Dallimi është shumë i qartë, ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë”, tha Rama.
“Besoj që Peqini në këto zgjedhje ka një mundësi që se ka pasur ndonjëherë. Sepse Peqini në këto zgjedhje do çoj dy çuna të vetët në Parlament, jo një. Dhe nga ana tjetër nuk dua që tju mbaj gjatë në shi, por dua vetëm tju them që jam shumë i vetëdijshëm që për Peqinin ka shumë gjëra për të bëra.
Të gjithë ata që merren me tokën e kanë ndjerë mbështetjen tonë, dhe janë çliruar nga barra e shpenzimeve. Ju keni dëgjuar që unë kam folur për planin e madh për transformimin e Shqipërisë për ndërtimin e 4 aeroporteve dhe 4 porteve të reja turistike, që do sjellin shumë më tepër turistë nga e gjithë bota.
Ta fusim në Ligën Europiane të turizmit. Do thoni ju ku hyn Peqini këtu? Do bëjmë që edhe Peqini të përfshihet në hartën e udhëtimeve të turizmit. Sepse Peqini ka një kala fantastike, e cila duke u restauruar, do të sjellë jo vetëm shumë njerëz por edhe shumë të ardhura”, vijoi kryeministri.
“Do ti mbështesim me gjithë forcën të rejat dhe të rinjtë, që të hyjnë në gjuhën e kompjuterit. Duke i futur në rrjetin e kurseve të edukimit me gjuhën e kompjuterit do tu japim mundësinë që të krijojnë punët e tyre, duke u futur në tregun e madh të shërbimeve online.
Patjetër që do transformojmë edhe gjithë sheshin qendror duke e kthyer edhe atë në një pikë të rëndësishme referimi. Këtu ka shumë çuna që kanë shkuar në emigracion. Do tu japim një mundësi për të investuar kursimet e tyre, për të hapur derën e gjyshit dhe babit. Do tu japim 5 mijë euro dhe do ti amnistojmë paratë. Pavarësisht se mund ti ketë poshtë krevatit, ne do ti japim mundësinë që ti sjellë, ti fusë në bankë, dhe të krijojë një biznes të vogël me tokën, me shtëpinë e babës”, tha kreu i qeverisë.
KUSH DO QE TE VOTOJME NDRYSHIMIN, ATE DO TA GJEJ VETEM TEK QEVERIA RAMA. ESHTE I VETMI KRYEMINISTER, QE KA SJELL NDRYSHIMIN E MADH NE SHQIPERI.
KETE NDRYSHIM E KUPTOJNE EDHE TURISTET QE VIJNE NE SHQIPERI.
VOTONI PS NR 12, PARTINE E NDRYSHIMIT NE GJITHE SHQIPERINE.
Normal qe jo, ato po presin per Shkumbini Tv, nuk u bo dot ne 8 vjet, po tani e, e vdekme,sa te bej milionin e dyte Fred Peza. Edhe nje jave e do kënaqesh ne pushime.