Rama-krutanëve: Saliun s’duhet me ua prek se e keni merak, Noc Rrokun ju solli! Presidenti shkon me kapuç në kokë në Lalëz si Hamit Matjani!

21 Prill 2021, 11:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Fushë-Kruja ku sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu drejtua të djathtëve të Krujës duke ironizuar Berishën, i cili shihet nga ata si “njeriu që ju solli demokracinë”.

“Djathtas me Lulin? Po pse kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla. Me kukull që e kurdis Ilir Meta me Saliun. Atë Saliun e kanë merak, nuk duhet me ua prek atë. Se ai është njeriu që ju solli demokracinë. Po po, Noc Rrokun!”, tha Rama.

Ndërkaq duke iu referuar kreut të shtetit Ilir Meta, kryeministri tha se nuk është faji i patronazhistit që ai shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit.

“Ai vdes për video, ca faji ka patronazhisti kur presidenti shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit sikur është ai Hamit Matiani që zbriti në Divjakë.

President më kapuç në kokë, diversant edhe thotë fuksat. Aty edhe më i mbarumi të jetë kur sheh presidentin do tia bëjë një foto. Thotë fuksat. Edhe i mbarumi thotë të bej një foto!”, tha Rama.

2 komente në “Rama-krutanëve: Saliun s’duhet me ua prek se e keni merak, Noc Rrokun ju solli! Presidenti shkon me kapuç në kokë në Lalëz si Hamit Matjani!”

  1. DURIET says:

    NDOC RROKU ESHTE EKONOMIST SHUME I ZOTI , PASI E NJOH PERSONALISHT. SI SHUME PO JA PERMENDNI EMRIN, NE SE JU KA MARRE MALLI TELEFONOJENI E MERRENI NJE NATE PER DARKE, ESHTE I BASHEM. MOS U BENI BULISTA.

  2. George says:

    I madh je Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje