Lulzim Basha doli në media dhe deklaroi se PD ka “rritje” në rezultat dhe mandate sipas projeksionit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.
Por vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në selinë e Partisë Demokratike ka rënë “hija e vdekjes”, dhe asgjë nuk pipëtin para selisë. Nuk ka asnjë flamuj as njerëz dhe as logo partie.
Vetë Lulzim Basha ndodhet në kafen e selisë së PD, i shoqëruar nga drejtuesi i fushatës Alfred Rushaj dhe zëdhënësja Floriana Garo.
Tashmë në PD nuk mendohet më për fitoren në zgjedhje më 25 prill, por të gjithë gjenden përpara dilemës, nëse duhet të qëndrojë më tej Lulzim Basha në krye të PD, apo duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.
Eshtë e disata humbje radhazi përballë Edi Ramës, dhe e dyta në përballjen në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Dilema më e madhe është nëse do të justifikohet se ka marrë vota më shumë se në vitin 2017 dhe ta quajë këtë një fitore për demokratët, apo do të pranojnë se PD nuk ka ardhur në pushtet dhe në demokraci kryetari që nuk merr pushtetin nga zgjedhjet, jep dorëheqjen.
Pasi nuk mund të quhet fitore, nëse partia s’vjen në pushtet dhe lideri nuk bëhet Kryeministër.
Madje këtu dhe lideri real i kësaj partie ka qënë më se i qartë, teksa një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit ai deklaroi se “kam vënë një standard në vitin 2013, kam dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje përballë kundërshtarit politik”!
Mesazhi i Berishës ka qënë më se i qartë për Bashën: Fito zgjedhjet dhe bëhu kryeministër i vendit, ose përbaju standardit të krijuar në PD dhe jep dorëheqjen për t’i hapur krahun një lideri tjetër që të punojë për të fituar.
Pasi deri më tani në shkallë vendi, PD, dhe sipas të dhënave të KQZ, PD ka arritur të marrë diku mes 38 dhe 39 përqind të votave, ndërkohë që Edi Rama po afrohet të marrë mandatin e 76, sepse 75 mandate me këto lexime të votave deri më tani i ka hipotekuar.
Pra PD gjendet shumë larg prej premtimeve që bënte Lulzim Basha në fushatë.
Prandaj tashmë në PD janë pritje që të dorëheqjes së Bashës.(TemA)
Ha ha Saliu do heqi kukullen nr 1 per te vendosur kukullen nr 2 . Nuk e kuptoni se pa vdekur Saliu nuk vjen PD ne pushtet.Vdekur jo vetem fizikisht por edhe politikisht.
Amin te hiki sa ma shpejt ky bethqim…. Kthehu sali dhe nje her… Vetem ate her pd kthehet ne pddddddd
Nese dikush (pervec Patozit dhe Jozit), do ta lexonte me realizem kete rezultat nga brenda PD-se, do thoshte:
“Duhet te ike Basha dhe gjithe shpurra e Berishes, qe PD te rilinde, ndryshe ne 2025 nuk do marri as 10 Mandate, edhe sikur Rama zjarrin ti veje Shqiperise”.
Pra duhet ta lexojne voten e 2021 si nje kerkese per ndryshim ne lidership!
E thjeshte!