PS kryeson, këshilltari i Toni Blair: Rama drejt një fitoreje të tretë edhe më të madhe se e dyta. Udhëheqësi i parë i majtë që arrin të shtojë mbështetjen mes fitoreve

26 Prill 2021, 12:51Politika TEMA

Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili  shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell, ka reguar në lidhje me kryesimin e PS si forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën.

Me një postim në Instagram, Campbell thotë se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas tij, Rama do të jetë jo vetëm udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen nga fitorja në fitore

“Duket se Edi Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë më të madhe se sa fitorja e dytë. Pra, jo vetëm që ai do të jetë udhëheqësi i parë i majtë  pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve… tregon se çfarë mund të bëhet… Urime dhe fat të mbar!”, shkruan Campbell.

5 komente në “PS kryeson, këshilltari i Toni Blair: Rama drejt një fitoreje të tretë edhe më të madhe se e dyta. Udhëheqësi i parë i majtë që arrin të shtojë mbështetjen mes fitoreve”

  1. Kozmo says:

    Kryeministri Rama populli do ta votojne edhe 30 VITE te tjera. ????

  2. beni says:

    Cfare mendoni ju ?! Por PD frikesoi popullin me paramilitaret. Ngjalli kohen e Gazidedes dhe e Sali qenit qe populli mezi e zhduku.
    Pale ai Mziu cfare ndihme i ka dhene PS.
    Propozoi qe PS ta beje Mziun anetarin me te ri te partise per sherbimin qe i beri.
    Nuk e di se si e kane gjykuar elbasanllinjte vrasjen qe i beri PD ne mes te qytetit. A kane respekt per jeten njerezore? Apo partia mbi te gjitha…
    Te shohim…

  3. Ceni says:

    Campbell eshte mjeshtri fitoreve, njeh mire garat, veshtirsite dhe sekretet e fitores. I keni pare garat e sprintit te 100 metrave, ku punohet per te qintat e sekondes. Ky eshte ai mjeshtri garave. Prandaj e vlerson fitoren e Rames.

  4. Ishte nji fitore qe i shkon gjithe popullit shqiptare per pjekurine e treguar
    dhe Patriotizmin e vertete kunder Forcave Antishqiptare .
    Rrespekt gjithe atyre qe kontribuan ne kte fitore te Shqiperise kunder bastardeve antishqiptare .
    Rrofte Shqiperi ????????????????????????????????
    Marsho Shqiperia ime drejt fitoreve drejt zhvillimit hienat le te leshojne jarge anes gardhit

  5. pjeter says:

    Si te mos e votojne ne mase Ramen?Tony Blair nuk kishte kundershtare,vrases,tradhetare,hajdute,si Saliu,Luli,Likja!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje