"Shqipëria ka fituar", PS apel opozitës: S'ka kohë për pushim, ju lutem mos e pengoni procesin e nxjerrjes së rezultatit

26 Prill 2021, 12:02Politika TEMA

Partia Socialiste ka adresuar një apel ndaj opozitës për të mos penguar numërimin e votave.

Përfaqësuesja e selisë rozë Bora Muzhaqi, në një dalje për media tha se duhet një bashkëpunim më i madh.

“Dëshirojmë t’i bëjmë një thirrje kundërshtarëve tanë politike, për të mos e vonuar më procesin e numërimit.
Nuk ka kohë për pushim!

Qytetarët meritojnë t’a mësojnë një orë e më parë rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme midis dy alternativave të ndryshme.

Shqipëria ka fituar, në emër të kryetarit të PS Edi Rama, dua t’ju kërkoj të gjithëve durim dhe që çdo votë të numërohet në respekt të votuesve.

Fitorja e Shqipërisë duhet të vuloset me bashkëpunimin me partinë Demokratike në mënyrë që kjo e fundit të mos e vonojë më shumë procesin e votimit”- tha Muzhaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje