“Numëruesit e lodhur të zëvendësohen”! Celibashi: S'ka justifikim për të ndërprerë procesin, partitë politike duhet të çojnë emrat

26 Prill 2021, 11:42Politika TEMA

Ndërkohë që në disa KZAZ është ndërprerë procesi i numërimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen që partitë politike që kanë numërues duhet t’i përmbahen premtimit për të mos ndërprerë procesin.

Sipas tij nëse numëruesit apo komisionerët janë të lodhur ata duhet të zëvendësohen.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.

Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve.

Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”, thote Celibashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje