Veliaj: Kemi fituar 55% të votave te zona e Freskut, thyem rekordin tonë

26 Prill 2021, 11:53Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj , ka bërë sot dalje të njëpasnjëshme në njësi të ndryshme të kryeqytetit duke shpallur fitoren për partinë socialiste.

Dalja e tij e rradhës ishte në njësinë nr.12 e njohur si ‘Zona e Freskut’. Veliaj tha në fjalën e tij se partia Socialiste kishte thyer rekordin e vendosur nga ata vetë në këtë zonë , pasi tashmë shpallja e rezultatit e nxjerr fituese me 55 % të votave.

Ai falenderoi të gjithë ekipin e partisë socialiste dhe tha që do të vzhdojnë punën që është lënë përgjysmë jo vetëm për 55 % të qytetarëve që i kanë votuar por edhe pë rata që nuk i kanë votuar.

“Tek njësia nr.12 është thyer një rekord i PS. Duke fituar 55% tek zona e Freskut. Zona e Freskut është një njësi e re e Tiranës. Ka qenë një pjesë tranzitore. U themelua si njësi e re, pasi ajo, Astirit dhe Liqeni i Thatë janë bërë njësh me qytetin.

Kemi qenë kurioz si do performojë për herë të parë. Dua t’i falënderoj me zemër ata që na kanë dhënë kaq shumë besim dhe mbështetje.

E kemi lexuar me shumë kujdes mesazhin që na ka dhënë pjesa tjetër. Unë jam i ndërgjegjshëm për punën që lipset ende aty. Godina e Shërbimit Informativ Ushtarak në zonën e Freskut do kemi një shkollë të bashkuar që do fillojë punimet shumë shpejt këtë verë. Ne do i shërbejmë njësoj edhe atyre 55% që na kanë votuar edhe pjesës tjetër.

Do kem kënaqësinë që këtë rezultat ta bashkëndaj me një motër, me një shoqe. Ermonela pati shumë pak kohë duke qenë se na e bashkua nga skuadra e Beratit në finish kur sapo ishin duke u botuar emrat e kandidatëve”, tha Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje