Numërimi në Durrës, PS kryeson me 52.93% të votave

26 Prill 2021, 12:07Politika TEMA

Situata aktuale me procesin e numërimit në Durrës tregon për një trend fitues për Partinë socialiste. Kur janë numëruar deri më tani 86 nga 481 kutitë që përbëjnë qarkun, PS po kryeson me 52.93% të votave, aq sa përkthehen 13449 vota të numëruara.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka arritur 9896 vota, ose 38.95% të votave, kurse LSI shënon  6.17%, me 1568 vota.

Për sa i përket vijueshmërisë së procesit në qytetin bregdetar,  në KZAZ nr.21, e pozicionuar në pallatin e sportit ”Ramazan Njala”, ky proces është pezulluar për të rifilluar sërish në orën 14:00, në mënyrë që grupet e numërimit të çlodhen.

Në KZAZ-në nr.25 në Shijak, janë numëruar deri më tani 18 kuti dhe puna është ndërprerë për të rifilluar pas mesditës. Në KZAZ-në nr.22, te shkolla 9- vjeçare “Marie Kaculini” aktualisht po ndërrohen numëruesit sepse janë të lodhur dhe ndërkohë po trajnohen të rinj për t’u futur në këto grupe.

Ndërkohë vijon procesi i numërimit në KZAZ nr.23 dhe nr.24, pozicionuar pranë shkollave “Jan Kukuzeli” dhe “Leonik Tomeo”, si dhe në KZAZ 20 në Krujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje