Nga numërimi i 164 kutitë votimi në Qarkun e Korçës, Partia Socialiste kryeson me 47% të votave.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj deri tani kanë 41% të votave, ndërsa për LSI kanë votuar 7.6%.
Qarku i Korçës ka 11 mandate dhe me këtë rezultat ndarja e mandateve mund të jetë e njëjtë si në vitin 2017.
Në zgjedhjet e kaluara, PS mori 6 mandate, PD 4 dhe LSI një mandat.