Nga Frrok Çupi
Njeriu numër Një i Vetëvendosjes së Kosovës, sa hyri mbrëmë në studion televizive, u shtang. “Nuk e kishim lënë muhabetin që të isha në studio me dikë tjetër!’, iu shkarkua drejtueses së emisionit.
-E di, e di!,- tha vajza në pafajësi.- Frroku po largohet tani!
Sigurisht, drejtuesja as që mund ta kuptonte tensionin që tentonte njeriu i VV. Pas kësaj njeriu i VV nisi të lëshojë bubullima me akuza që as mateshin, as prekeshin, as kuptoheshin.. Akuzat ishin këto: ‘kam një video që na kanë vjedhur vota në Tepelenë!’.
I lashë të dy në studio. Në korridoret e ngushta të televizionit u shkëmbeva me një ose dy djem që kërkonin ‘ku është toileti!’. E mora vesh se ishin bodyguardët e numrit Një të VV. Dukej sikur kishte ‘luftë’.
Ngado shkojnë këta tipa të VV, lëshojnë ‘gaca’. Në Kosovë e dinë mirë çfarë është fjala ‘gacë’, një copë e ndezur nga druri i oxhakut. Vetë partia ‘amë’ VV që rri në Kosovë, gjatë tërë kohës së vet ka lëshuar ‘flakë’ në parlament, mbi republikën, mbi flamurin, mbi aleatët, etj. Kësaj here VV e Kurtit vendosi të sjellë njerëzit e vet si ‘sharrë’ politike edhe në Shqipëri. Këta janë po aq të sertë, konfliktualë dhe përçarës sa vetë VV e Kosovës.
Me formën e sharrës më shfaqet pa pushim ‘VV’, qartazi nga dy dhëmbëzat që formojnë dy shkronjave ‘V’ dhe ‘V’; por jo vetëm kaq. Në thelbin e saj, Lëvizja VV në Shqipëri ka vetëm këtë mision: Të presë a të kapë një pjesë diku dhe të shfaqet si ‘e martirizuar’ nga të vetët që janë shqiptarët.
Në Tepelenë, ku paska qenë një kandidat i VV, vetë ky na u shfaq me një inat të helmët kundër procesit zgjedhor dhe deklaroi se ‘më kanë vjedhur’. As vetë Maliqi i LSI, që është një parti plot helm në vendin tonë, nuk arriti ta shpikë vjedhjen kësaj here, ndërsa VV e gjeti një hapësirë ku ta fusë ‘sharrën’. Pas kësaj, shoë i ‘vjedhjes’ erdhi deri në televizionet e Tiranës… Por e rëndësishme është se akuza dhe ‘prova’ nuk bindte asnjeri.
A e ka qëllimin VV në Shqipëri që të ‘bindë’ ndokënd?
As në Kosovë, partia amë VV, nuk e ka pasur këtë qëllim; bindjen e të qeverisurve VV e Kurtit e ka parë si një imponim nga forca dhe parulla utopike, bindjen e ka kuptuar si një presion me tym dhe bomba në parlament, me premtime boshe, me fjalor revolucionar, por pa efekt qeverisjeje. VV sot mban qeverisjen në Kosovë për herë të dytë, por nuk ka qeverisur akoma asnjë ditë, pandemia e koronavirusit është rrugëve, vaksinimi është përtokë dhe vdekjet të shtuara. Edhe vaksinat që i dhuroi qeveria e Shqipërisë, nuk i pranoi.
Po pse vjen VV në Shqipëri?
Askush nuk ka shpjeguar akoma se si një parti politike e themeluar jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë mund të vijë të garojë në zgjedhjet politike të vendit. Kushtetuta e ndalon. Por edhe ky fakt ka efektin e ‘sharrës’. Publiku në vendin tonë është i ndarë mes atyre që thonë ‘po lëri ore, se vëllezërit tanë janë’ (gjë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin dhe shtetformimin); dhe në anën tjetër janë politikanët sivëllezër në opozitë që do të bënin namin nëse ligji do të guxonte të respektonte të drejtën e Republikës.
A u këput këmba e urës që lidh misionin e ‘sharrës’ VV në Shqipëri?
Humbja përsëri e ekipit luftënxitës (Meta- Berisha, etj.) në zgjedhjet politike të 25 prillit, ka një kuptim disfate për VV e Kurtit në Kosovë. Ata e kanë shtrirë dorën të gjatë në të drejtën politike të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke prekur deri në zgjedhje ku nuk mund të hynin.
Ky ‘kapitull’ duhet të jetë mbyllur këtu. Në Kosovë, gazetarë, politikanë e mendimtarë, po e venë VV-në në një sfond përçarës për kombin shqiptar. ‘Ndërsa nuk qeveris Kosovën ku është votuar, pse VV shtrin duart në Shqipëri!!’, këshillojnë ata. Por a do të mbyllet ‘kapitulli’ me kaq, apo VV do të krijojë tensione si partia simotër shqiptare në Shqipëri? A nuk mjafton vrasja e mjekut në Elbasan?
A mund të votojë kryeministri i një republike në Republikën e një vendi tjetër? Kjo po ndodh për herë të parë me ‘babain’ e VV, Kurti. Ai mori rrugën nga Prishtina në Tiranë e Durrës, bëri propagandë përçarëse në vend, mbështeti të humburit dhe strukturat paraushtarake ‘të mbrojtjes së votës’, dhe iu drejtua kutisë së votimit. Tani do të kthehet në Kosovë ku e presin punët e pabëra, ‘kapicë’.
Pas kësaj Kosovën e pret një argument gjeopolitik kundër saj në tryezat e Perëndimit: Me siguri Serbia, pas votës së Kurtit, do të ketë në dorë argumentin e ‘krijimit të Shqipërisë së Madhe’. A voton kryeministri i Kosovës në Tiranë? Po. Nesër presidenti i Shqipërisë voton në Prishtinë. ‘Jetojmë në Ramallah, por votojmë në Jerusalem’… Kjo i mjafton argumentit pro-serb të Kurtit. Kjo është një dhuratë e qeverisë së Kosovës për palën tjetër në bisedimet Serbi- Kosovë, kurdo që të ndodhin.
Ndërsa në Shqipëri Kurti sjell si dhuratë misionin e ‘sharrës’: O përçarje, ose edhe një erë baroti duke u endur nëpër televizione me bodyguardë pas vetes…, si në Palestinë.
Pervec votes, ne te tjerat jam 100% dakort.
Albini ka nenshtetesi shqiptare dhe si i tille i lejohet te votoje.
Kurrfare te keq nuk i vjen kosoves nga votimi i albinin si nenshtetas shqiptar… si kryeminister i kosoves dhe kryetar partie dhe kjo nuk krijon asnje problem, problemi fillon e mbaron kur behet pjese e zhvillimeve politike.
Albin Kurti ka votuar jo thjesht si qytetar i RSH, por si i VV.
Kam frikë se cubi i Malit të Zi, albini, ka synim përçarjen dhe futjen e sherrit. Ai po e destabilizon Kosovën që 16 vite dhe tani me sejmenët e tij në Shqipëri po provon të njëjtin skenar në Tiranë.
Thjesht per kujtese
1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
2. Albin Kurti KUNDER UCK
3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)
SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!
p.s.
por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtesh ishte Ballkani ?
Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?
1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me “keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????
Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…
Shtese 1
Personi i caktuar me detyre president i kosoves, nuk beri gje tjeter, vecse vazhdoi dhe hodhi “bomben” tymuese te radhes, kete here jo ne kosove por ne shqiperi, diten e vizites se saj ne shqiperi.
Qe shkarkoi dhe shefin e inteligjences ne kosove I shkon per shtat, linjes pro – sputnik ne kosove
Shtese 2
Personi i caktuar me detyre president i kosoves, vazhdon ne linjen e SPUTNIK me ultimatumin per shperndarjen e KQZ
Shtese 3
Vetevendosja paralajmeroi per zgjedhje te parakohshme nese nuk behet president Vjosa Osmani ☺
Nje pyetje kam une
KU SHKOI VALLE bla bla bla-ja e albinit per 15 vjet rresht BASHKIMI KOMBETAR ?
Shtese 4
Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit dhe presidenti Biden, tekstualisht per kosoven dhe kryeministrin e saj, ky individ thote, jemi per RECIPROCITET ???!!!
Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe ky plehre me emrin Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet…
Shtese 5
O albin I karafil, mjaft u lodhe te besh politike ne shqiperi se le nam. Vetevendosje ne shqiperi, kurre nuk do beje hajer, sepse ne shqiperi, populli eshte ne ate nivel qe AGJENT SERB, tashme I nuhat se largu.
Bravo Albin, je agjenti me I mire
Shume gjate i ke rene o Nacionalist, dhe ndoshta mire ke bere per te painformuarit.
Per ne shqiptaret e pjeses perendimore te trojeve tona, mjafton te thuash Albini eshte Sali Berisha i Kosoves dhe i ke thene te gjitha qe nga Rambujea deri ke agjentura Ruso-Serbe
Mendoj se duhet pare me gjere problemet qe ekzistojne ne Kosove dhe ne faktorin shqiptar ne te gjithe Ballkanin, faktoret kombetare dhe nderkombetare qe ndikojne (+ dhe -) si edhe fakti qe politika amerikane gjate periudhes Trump pati nje ndryshim te theksuar kundrejt çeshtjes shqiptare ne krahasim me pararendesit (patem mjaft fat qe diletanti nuk i rifitoi zgjedhjet ne Amerike). Gjithsesi ne parim mendoj se keni te drejte, parashtrim dhe sqarime me vlere shkruani.
VV si njè sharrè, njè epiteti gjetur dhe PD&LSI janè doreza e sharrès. Sa shpejtè gangrenat bèhen bashkè e menjèherè nè sulm. Ata tè tjerèt, bènè mbledhje pèr disa vite radhazi e çfarè nuk shkruajtèn nè letèr dhe nuk nxottèn gjè nè dritè, ndèrsa kèta flop e nè veprim. Jemi ashtu siç na don serbi….Kètijè kapo sharrès ndoshta i duket vehtja si Isa i Boletinève qè la Kosovèn dhe erdhi nè Vlorè e ngriri Flamurin Kuq e Zi. Kurthi, po e lèn Kosovèn dhe vjen nè Tiranè pèr tè ngritur Flamurin e pèrçarjes, atè flamur qè Berisha e valvit kètu e tridhjetè vite. Dhe yjet rinè e vèshtrojnè, deri kur?
ju kam ndjekur keto dit me rradhe z. Çupi dhe po ju them se jeni nje nga te paktet qe flisni e analizoni korrekt.
Rrespekt.
Albini, kryeministri i Kosovës, nuk po e uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve sepse si votues në Shqipëri, ai është opozitar. Opozita deri tani nuk i ka njohur zgjedhjet. Po Kosova është në opozitë me Shqipërinë? Të gjithë shtetet për rreth (Itali, Greqi, Maqedonia e Veriut,) e kanë uruar për fitoren. Kosova jo!!!!! Kjo është largpamësi e Albinit idiot.
O Mero meqe riciklove Frokun, mos na bej moral per te mos ricikluar Saliun.
Eshte per te qeshur kjo histori
Respekt Frok per shkermoqjen e misionit te VV(C) ne kete vend ku edhe kandidatet Al Bin Kurti i donte per te futur gazin lotsjelles brenda parlamentit ose molotovin por qe vota e popullit Shqipetar ia deshtoi!Dy personat me antipatik kane zbritur ne kete toke gjate ketyre viteve shkerdhatokraci Berishjane ,i pari ka qene i biri i Leka Zogut me pushte ne brez dhe i dyti Al Bini me molotov !Ndaj siç u veprua me te parin qe u cilesuar “person non grata” edhe me te dytin keshtu duhet te veprohet me kete nastradin qe mendon se Shqiperine mund ta perdore si te doje me disa “atdhetare te paguar” qe jane gati qe edhe ti vene zjarrin ketij vendi per mos me patur kurre stabilitet e zhvillim.Jam i bindur qe me kete fenomen negativ kombetar do te merret “profeti” Rama dhe do ta shikoni shkermoqjen e ketyre bandave qe jetojne ne 2021 dhe veprojne si ne 1945 si banda kusaresh!Al Bini duhet te hyje me vize ne Shqiperi ,ndryshe ka boll pune perpara vendit qe do te drejtoje apo ngaqe nuk di te trejtoje kerkon me çdo kusht te marre peng stabilitetin e tokes Ame si i derguar i Serbise!Poshte diktatura e budallenjeve e erresires se ketij kombi qe kur se lane te ngreje koken.Al Binet shkojne e vijne ,Shqiperise sa me larg ti rrijne.
Te kesh shendet e jete te gjate z Frok Cupi
Serbia bèn zgjedhjet e veta parlamentare NÈ KOSOVÈ. Por njè fakt tè tillè, Frrok Çupi “nuk ka kohè” as ta pèrmendè. Mè kollaj e ka, tè merret me atè faktin tjetèr,,,,qè kushtetuta e Shqipèrisè i garanton tè drejtèn e votès çdo qytetari tè saj.
A i pèlqen Frrokut apo Noc Rrokut njè gjè e tillè apo jo, nuk duhet tè merret si shkas pèr artikuj tè tillè.
A bèn politikè tè mirè nè Kosovè, Albin Kurti, apo jo, kètè nuk e vendos as Frroku as Noc Rroku por populli shqiptar i Kosovès.
E sa pèr “TOILETIN” dhe jo banjon,,,,aman o Frrok, tè kam rixha,,,,ajo Tiranè ka dègjuar shumè hekurishte dhe i ka duruar me buzèqeshje, sivèllezèrit tuaj nga thepat dhe shkrepat, me atè shqipen e arushès dhe valixhet e drurit. Njè prej tyre, e patèm zgjedhur edhe president, por na doli kot.
Edhe pse kanè kaluar dhjetra vite dhe zotèria èshtè bèrè pronar vilash nè Lalz dhe kudo,,,,akoma na i tremb fèmijèt, kur fillon tè flasè,,,ndaj “fale” toiletin, Frrok.
Ti dhe unè e dimè, qè po kèrkojnè QENEFIN.
Eshte absurde dhe gjest idiot votimi I Kurtit ne zgjedhjet e Shqiperise! Nese ligji shqiptar i lejon shtetesine nje personi per arsye te residences permanente ne RSh apo per merita te vecananta, cilen nga keto dy kritere permbush ky fytyre miu?? Ka ndonje politikan apo kryeminister shqiptar te shkoje dhe votoje ne Kosove apo te jape mend kosovareve si apo Ke te votojne??
Cdo gje e ke thene me vent Z. Frokk, por fjalia e fundit eshte brilante. Ke thene pak por qe do te thote shume. Ke thene vetem qe kjo ishte dhurate per Vuciqin ne bisedimet qe nuk dihet kur do ndodhin, por nuk ke ecur me tej.
Me lejo te shtoje dy tre fjali:
1- Ne shtypin serb votimi i Kurtit ne Shqiperi ne kuder te “Shqiperise se Madhe” u komentua gati para se Kurti te vinte ne Shqiperi per te votuar. Kjo me le te dyshoj se Kurti kete rruge te gjate nuk e ka bere me koken e vet. Ai eshte orjentuar nga Vuciqi ne kuader te planevet ruso-serbe per zgjidhjen e problemeve te Ballkanit.
2- Kjo rruge e gjate lidhet edhe me propaganden qe beri Vuciqi “kunder” Sali Berishes qe kish “kerkuar” Shqiperine e Madhe. Vuciqi donte te arrinte dy qellime. Te ndikonte ne zgjedhjet tona dhe e dyta te evidentonte “Shqiperine e Madhe” si nje opsion qe ne shqiptaret e kerkojme si aspirate…
3-Votimi i Kurtit ne Shqiperi dhe akuza e Vuciqit per “Shqiperine e Madhe” eshte ne kuader te dokumentit “non peper” qe propozon “Shqiperine e Madhe” dhe “Serbine e Madhe”. Ky document i kundervihet bisedimeve bilaterale midis Kosoves dhe Serbise dhe presupozon nje zgjidhje ku fuqite e Medha dhe jo bisedimet direkte ta zgjidhin kete problem. Nga ana tjeter eshte nje diversion i hapur ndaj nesh sikur ne jemi per “Shqiperine e Madhe”. Kete ata e motivojne edhe me mungesen e deshires se Kurtit per bisedime…
4- Ne kohen kur perendimi ka dale hapur kunder ketij “dokumenti”, Serbia dhe Rusia shfrytezojne Albinin dhe Saliun per te propaganduar idete e hedhura ne dokumentin “non peper”.
5- Fakti qe Kurti dhe Saliu bejne indirect politiken e Serbit, ka alarmuar perendimin. Letra qe Bajden i dergi Kurtit per domosdoshmerine e bisedimeve bilaterale me Serbine, flet qe nderhyrja Ruso -Seerbe ne ballkan eshe rrezik eminent. Saliu dhe Kurti akoma nuk jane shprehur per gadishmerine e tyere per bisedime. Saliu me djallezi flet per “spiunet e Serbit” qe duan te coptojne Kosoven, ndersa Albini pordhon lart e poshte ne Kosove dhe Shqiperi per te sulmuar Ramen. Fakti qe Departamenti I Shtetit dergoi forcat amerikane ne stervitje ne Shqiperi, eshte pikerisht ne kuader te pergjigjes qe I behet Serbit dhe Rusit por edhe spiuneve te tyre qe kembekryq propagandojne “Shqiperine e Madhe” ne kohen kur duhet te bisedojne…Spiunet gjithmone dalin kunder Amerikes dhe Evropes me fjale te medha patriotike…