25 prilli nuk shkriu vetëm LSI-në, por dhe mediat e saj dhe ndoshta dhe koalicionin me PD

29 Prill 2021, 10:49Politika TEMA

25 prilli duket se nuk ka shkrirë vetëm LSI-në, por dhe mediat që e mbështesnin atë.

Një prej tyre, gazeta “Koha Jonë”, duket se do të mbyllet.

Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Nikoll Lesi.

“Besoj me 11 maj të këtij viti kur mbushen fiks 30 vite si gazeta e parë e pavarur shqiptare, do ta mbyll gazetën si print. Por do ta mbajë në versionin online”, shkruan Lesi, që ka kohë që gazetën e ka kthyer në një mjet propaganda për LSI-në dhe Ilir Metën.

Por 25 prilli mund të ketë shkrirë dhe koalicionin e PD me LSI.

Kjo, pas akuzës së rëndë të hedhur nga Marku Marku, se edhe LSI, bashkë me PS, ka blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët ishin Roland Bejko dhe Tritan Shehu, që sulmuan LSI-në e Gjirokastrës dhe kandidatin e saj, Vangjel Tavo.

Ndërsa vetë Monika Kryemadhi, në deklaratën e saj për shtyp, ku pranoi humbjen, në mënyrë indirekte bëri përgjegjës Lulzim Bashën për djegien e mandatave dhe për mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale, duke ia dhënë dhuratë pushtetin Edi Ramës.

5 komente në “25 prilli nuk shkriu vetëm LSI-në, por dhe mediat e saj dhe ndoshta dhe koalicionin me PD”

  1. Aliu says:

    Koha Jone, Telegraf, Mapo, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe disa fletushka te tjera propagandistike qe villnin vrer per Ramen dhe qe Bashkim Hoxha koke qypi i lexonte me seriozitetin me te madh cdo mengjes tek News 24

  2. shembulli qarte ,
    se s’I s’duhet te jet nji Politikane !?

  3. Velo says:

    Do lehë vetëm online tani Lehësi.

  4. tirona says:

    Mos harroni dhe tv- oren e soniles dhe betit qe jane si te luajtura me lsi-ne

  5. Vranakonti says:

    Nikoll Lesi, ngeli tani pa goje e pa bythe me fitoren e thelle te Edi Rames.Me keq do jete per ate,nqs Meta do marin arratin e do shkoi ne te semes,se Nikollit iu mbyll çezma dhe nuk ka me dollar pa esap qe merte sepse lehte per Meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje