PD vlerë kombëtare, në kërkim të një lideri që të nxjerrë të mirën në dritë

30 Prill 2021, 11:19Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Partia Demokratike është një vlerë jetësore kombëtare për funksionimin e demokracisë dhe të harmonisë të të kundërtave në vend. Brenda kësaj partie të madhe ka djem dhe vajza të jashtëzakonshëm, të drejtë, punëtorë, të aftë, të mirë, pozitivë.

Të mohojmë këto vlera,  do të ishte sikurt të mohonim të vërtetën; diellin dhe hënën, natën dhe ditën, verën dhe dimrin. Ajo që i mungon PD-së është fryma e mirë, dëshira për të ndërtuar dhe për t’u përmirësuar, sensi kritik në vend të gijotinës ofenduese, poshtëruese e bullizuese ndaj kujt nuk e mendon njësoj, pra, ndaj më shumë se gjysmës së shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Dhe frymën pozitive mund ta japë vetëm një lider me një vizion ndryshe nga kush ka qenë dhe vazhdon të jetë deri tani. Lulzim Basha nuk mund të “shitej” i mirë vetëm në muajt e fundit e me urdhër të këshilltarëve izraelitë.

Jo vetëm në një parti, por kudo, në një familje, në një ndërmarrje, në shkollë, në çdo komunitet, është mësuesi, kryefamiljari, drejtuesi që i japin drejtimin të përbashkëtës, ashtu siç deri tani Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ia kanë dhënë PD-së, me gabime, duke e damkosur me sensin e tyre destruktiv, të pamerituar për këtë parti.

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, duket se shumë nga këta djem dhe vajza e kanë kuptuar se ringjallja dhe ringritja (rilindja tashmë e përdorur nga Edi Rama) fillon nga vetvetja, ndaj po bëjnë hapat për të ndryshuar. Disa të tjerë, duket se vazhdojnë të jenë ende të ndikuar, të mbërthyer, të lidhur me të njëjtin lidership që u dha imazhin dhe rrugën e gabuar, që jo sot, por muaj pas muaji, vit pas viti, po bën zgjedhjet politike kaq të gabuara dhe trashanike, saqë dallohet se janë të ndriçuara nga egoja e pakontrolluar, se nga logjika për një taktikë politike që çon në përmirësim.

Atëherë cila është rruga? Cilat fakte duhet të hidhen në tavolinë e të shihen në sy veprimet që rënduan dhe bënë që të mos ndodhte një rotacion politik? Eshtë e vërtetë, përballë është Edi Rama, e për të njohur vizionin e tij, ndoshta demokratët duhet të kenë modestinë dhe kuriozitetin të lexojnë deri në fund fjalimin e parë të fitores të mandatit të tretë, nga Sheshi Skëndërbej.E të mos kenë asnjë kompleks për të nxjerrë mësim.

Edhe artistët më të mirë, stilistë, shtetarë e njerëz të mëdhenj të globit, janë frymëzuar, kanë kopjuar e kanë përthithur lëvizjet e kundërshtarëve, konkurrentëve. Prej tyre kanë mësuar. Atëherë, lideri i ardhshëm i PD-së, nuk ka rëndësi në është apo jo një gjeni në vend të një karizmatiku që ulëret e urren përditë, ai duhet të ringrejë partinë nisur pikërisht nga një modesti që nuk duket deri tani.

Lideri i ardhshëm i PD-së duhet të ngrejë në piedestal më të mirën e anëtarësisë, të inkurajojë ata që duan përmirësim. Realisht të gjithë e kanë të mirën e të bukurën brenda vetes, ashtu siç e shëmtuara dhe e keqja bashkëjeton në çdo njeri. Prandaj lideri, si prindi, mësuesi e trajneri, nuk duhet të bëjë tjetër, veçse ta nxjerrë në dritë atë që e ka në mes të njerëzve të vet.

“Lirinë nuk jua solla unë. Atë e gjeta mes jush”, do të na kumbojnë nga thellësia e shekujve fjalët e një legjendari që të gjithë jemi dakord e na bashkon: heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Te thëniet dhe veprimet e më të mirëve, ruhet sekreti.

Ja, lideri i ardhshëm i PD-së nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse të dijë të nxjerrë në dritë të diellit dhe të bëjë realitet fitoren që ishte dhe është në çdo shpirt e ëndërr të anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, ashtu siç ishte edhe mes atyre socialistë. Edi Rama atë bëri: E nxorri në dritë. Lulzim Basha e Sali Berisha bënë atë që dinë të bëjnë: e mbuluan me errësirë.

4 komente në “PD vlerë kombëtare, në kërkim të një lideri që të nxjerrë të mirën në dritë”

  1. Un s’e kam pare kurr PD-ne si nji Vlere por si nji Antivlere Kombetare
    dhe nji Kollone e Peste ne Demokracine infantile te shqiptareve .
    Mjafton te analizosh se cilet persona u vun ne drejtim te ksaj Partie dhe cfar u presuan brenda saj
    qe i ngjante me shume nji Bande Esadiste e kriminelesh antishqiptare se sa nji Partie Politike .
    Kjo Parti do t’I njiher vertete ndonji Vlere ,vetem per rastin se ajo shperbehet sot se fuksionuarai me
    si nji Parti Politike dhe ne vend te saj te krijohet nji Parti e vertete Politike qe perfaqson te Djathten Shqiptare ,
    larg veseve te ksaj ish PD -je .

  2. PO , PO says:

    E djathta shqiptare keshtu ka qene historikisht , antikombetare dhe antipopullore , me mentalitet mesjetar fisnor dhe me ndjeshmeri tejet te dobet kombetare .Vetem dy te medhenj e te pa perseritshem ja kane arritur ti bashkojne , Skenderbeu dhe E.Hoxha . Ky eshte realiteti deri me sot .

  3. baca says:

    Shume logjike e sakte. Pavaresisht se keta komunistet ma siper e dun monizem dum nuk dum PD eshte opozita. Duhet urgjen reformimi dhe ne PD po vlon qe duhet te zhduket si Sali Berisha qe e treguan zgjedhesit qe nuk e dun fare si Lul Basha qe e kishim kollovar ne parti

  4. Pensionist says:

    Kjo pd, që kemi ne, që nga krijimi e deri më sot nuk ka asnë vlerë në të vërtetë. Kjo është një parti e antivlerave.
    Partia, që premton pa pushim dhe nuk realizon asgjë, është parti interesash të ngushta, klanore, krahinore, personale. Kjo është dhe ka qenë një parti për kolltuk, për pushtet, për imoralitet, për korrupsion, për vjedhje dhe përçarje.
    Me eufori, me “siguri dhe garanci për fitoren”, me vrasje dhe terror, me marrjen në mbrojtje të kriminelëve kurrë nuk vjen në pushtet. Mundet me terror dhe grusht shteti, por nuk zgjat shumë.
    Salihani fjalamani, drejtuesi i inskenimit “babalja”, u dënua nga gjykata për shpifje, ndërkohë zgjidhet deputet! Marrëzi!
    Ku është ligji për dekriminalizimin!?
    Me këtë kontigjent kjo parti është ndëshkuar të rrijë aty, në opozitë, ku populli e plasi si thes me bajga!
    Populli i njeh vlerat dhe antivlerat.
    Gjat tërë kohës së fushatës lulbyli u ngjirr së thëni: Rama ik!
    Koha jote mbaroi! Kemi fituar! Fitorja është e sigurtë!…
    Ditën e hënë, pas votimit, doli “të qetësojë turmat”, duke u thënë se pd ka fituar. Fitorja është në kuti. Prisni. Numuruesit e ps po lexojne “bastionet” e PS…
    Kur erdhi fundi i numërimit, lylbylmasha “fitoi”(!) dhe ndryshoi qëndrimin: votat u vodhën, por ne kemi fituar!
    Mungesë dinjiteti! Kjo është natyra e kësaj bande. Ku janë vlerat e saj?
    Duhet të pësojë fatin e lsi, që të kuptojnë se sa poshtë janë!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje