Nga Artan Fuga
Kur lexova në media njoftimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike se në datën 16 maj në ora 17 mblidhet Kryesia dhe në ora 19 të po asaj nate mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, nuk di sepse pata një të dridhur!
M’u kujtua ajo natë e vonët e 17 dhjetorit, kur në bulevardin e Tiranës, nën shiun e imtë, duke kaluar pranë selisë të Komitetit Qendror pashë një tufë benzash të zinj nën shi si kërmij mbledhur kuspull a si thika që shkëlqenin nën llampat neon, lënë aty poshtë si jataganë para a pas lufte! Po këta – thashë me vete – nuk kanë orë tjetër kur të bëjnë mbledhje! Nuk e dija se aty po kryqëzohej Mehmet Shehu!
Duke lexuar njoftimin e Zotit Gazment Bardhi m’u përsërit ky vegim dhe më solli trishtim.
Pra mbledhja e Kryesisë do të zgjasi vetëm dy orë. Dhe e gjitha nën presionin : “Mbarojmë shpejt shokë se jashtë na presin antarët e Këshillit kanë ardhur nga ana e anës! Mos merremi me hollësira!”
Dy orë. Si në ndeshje basketbolli a futbolli, asnjë minutë më shumë, bie bilbili dhe loja mbaron.
Njoftimi i zotit Bardhi duket sikur është nxjerrë nuk e di se nga çfarë dollapi.
Diskutime – thotë. Pra mbledhja fillon me diskutime!!! A ka një raport analizë apo jo? Poqese është raporti përse nuk e thua zotëri? Përse nuk e bën publik përpara që ta njohin edhe zgjedhësit, edhe opinioni i gjerë shoqëror, sikurse do t’i kishte hije një partie demokratike!
Do të diskutojmë për situatën pas zgjedhjeve – shkruan – të 25 prillit. Pra, jo për atë që ka ndodhur përpara zgjedhjeve, si u organizua partia për të shkuar në zgjedhje! Jo për shkakun, por për pasojën! Se mos prek njeri probleme që kanë të bëjnë me atë si erdhëm deri në 25 prill? “Je jashtë teme more shok!”
Me këtë temë – shkruan do të mblidhet edhe këshilli!!! Këshilli që e fillon mbledhjen në ora 19. Natën, se nuk ka ditë për ata. Nuk e di para apo pas darke! Përgjumur nga nata që bie!
Pse dy tema do të mendojmë ne? Ndërkohë shkruhet se do të diskutojmë (!!!) për “masakrën elektorale”. Shihni si çfarë termi nxirrret! “Masakër”! Metaforë letrare!
Maskarada e maskarës!
Poqese zoti Bardhi e ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ishte “masakër, çfarë do të diskutojmë? Po ata deputetë që fituan do ta rrëfejnë masakrën? Ky është udhëzimi! Diskutojmë për atë që na masakroi, mos dali njeri jashtë teme e të diskutojë përshembull se përse e pranuam këtë fletë votimi që ishte gati për “masakër”! Bie fjala! “Mos dil nga tema moj shoqe! ”
Shoh një njoftim që nuk e firmos zoti Basha, por zoti Bardhi! Sipas, normave të partisë, do më thotë ndokush. Por, në një moment si ky kaq i rëndësishëm nxirret një tekst që të bën të pyesësh: Ku është zoti Basha? Përse nuk firmos ai? E më tej çfarë mendon për këto njoftime që duhen futur në dollap?
Mos e ka shkarkuar zoti Bardhi zotin Basha ndërkohë që ky është në takime në bazë me zgjedhësit që nuk duhet të mërziten se do të ketë zgjedhja të reja përsëri herë tjetër? Mos i ka bërë puç?
E nuk sheh një ftesë për mediat. A do të bëhet një mbledhje me kamera televizioni sikurse i ka hije partisë demokratike, apo sikurse bënte kpd Nano, apo Rama kur përjashtonte Ben Blushin, apo do të bëhet një mbledhje si ajo e 17 dhjetorit nën shiun e darkës në Tiranë, kur biroja, mbyllur në vetvete, si bandë keqbërësish mblidhej jashtë syrit dhe veshit të publikut, për të na dhënë në darkë bashkë me filmin “Ushtari i mirë Shvejk” njoftimin e thatë: “Mehmeti na la, Nakua na la, por partia është me unitet të çelniktë kundër armiqve”? Ne fituam dhe do të shkojmë kështu në fitorje të reja!
Po çfarë bëhet, çfarë bëhet!
Njoftimi i zoti Bardhi duhet të futet në dollap sepse, është një frymë e shekullit të kaluar, si ato të Berjas, është një tallje me opinionin publik!
Duhet zhdukur nga drejtimi i Partise Demokratike ky birbo që me mendjelehtesine e një femije dhe me asnje dokument te provuar te deklaroje se keto jane vjedhjet me te medha ne histrorine e zgjedhjeve ne Shqiperi.Nuk mund ti besohet ketij drejtimi i partise dhe aq me pak drejtimii qeverisjes se nje vendi.Te flaket tutje si kungull.
Gazmend. Bardhi , si mender jurist qe eshte te bej detyren e te zbardh vrasjen ne Elbasan te Pjerin Xhuvanit …dhe organizimi e grupeve te armatosura ne PD.
Me demek te mbroni. Votat.
Po po zbardhi vrasjen do te nxije vehten!Si thua ti shkon kjo?Luli(Saliu) eshte urdherdhenesi,Bardhi(Luli) Ministri i brendeshem ndersa ai Arber Paplekaj zbatuesi i urdherit ( Ndre Prendi).I njejti skenar si ne 21 Prill 2011
Ne mesnat o mblodh Byroja ,
po flet Lylsom Karalloja ,
Gaz Pederit po i ha suma ,
ka pa onder do sapuna .
Të qifsha moj , Shegë, mbeti Lulushi varur.
Kjo Bardha eshte ndergjegjia e Lulit. Se si ndihet Luli, i buzeqeshur brenda, e tregon futyra e Bardhes.
Ja ke qindisur mire ,o Artan.
E meritojne plotesisht.
Kjo s’ka nevoje per ta rishkruar.
Agron Llakaj e ka gati per t’a vene ne skene.
Eshte shkrim qe lexohet kendshem.
Thank’s Artan Fuga !
Per paqartesite zoti Fuga drejtohu mikut tend Lul karafilit
Ky Bardhi urgjent të japë llogari për vrasjen në Elbasan. Të tjerat pas kësaj vinë.
Nuk e di pse i ngjan shume fizikisht dhe shpirterisht ky Gaz Bardhi sozise se tij , shefit te policise politike Gestapo , Hajnrih Himlerit te Rajhut te Trete. Keshtu me ngjante ate dite kur me banden e armatosur ne mes te Elbasanit ekzekutuan nje mjek pa asnje shkak. Keto ishin strulturat qe dikur i ngriti ne gjermani pikerisht Hajnrih Himleri qe sollen pastaj ne pushtet Adolf Hitlerin ne 1933 me ane te uniformave kafe strukure qe e kopjoi origjinal ne keto zgjedhje dhe pd leshelija me SMV te qe bene terror ne Diber, Elbasan, Durres e Shkoder.
E bukur ore Tan Fuga por e ke dhjere me paralelizmin qe ke bere!Sepse dua te dije nga ty kush eshte Mehmeti?Luli ,kurr!Luli mud te krahasohet deri tek ndonje sekretar i Rinise e jome te shkoje deri ku e çon zotrote se edhe sikur te kishte ndermend te dorehiqej pas ketij shkrimi ai ndoshta do deklaroj qe :Me mire me vrisni e nga drejtimi i Partise se Dallkaukeve nuk iki kurre!Pas saj te gjithe do fillojne te qarrat deri ne mengjez nese kundeshtaret do ti kete lene gjalle Saliu!Nje arresye se perse behet ne te erresuar kjo mbledhje!
E Artan nuk pirdhni ju per Lulin.E kini partine mal me komisare qe i jepni dermen armiqve te brendshen.Per armiqte e jashtem keni kryetrimin,Edin e Kristaqit qe ne naten e dhjetorit ishte ne krah te xhelatit.Dhe thone…..thone Artan se dardha nen dardhe bie.Nga daje Spirua tek baba Kristaqi tek kryetrimi Edi.Me tutje te shohim se kush nga familja do te na udheheqe se jane dy djem.?????
Ne mesnate u mblodh biroja ,fol en,. Lulush t.u lumte goja.