Ulje e ndjeshme e viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Itali

15 Maj 2021, 20:15Bota TEMA

Ashtu si në vendet e tjera të Europës edhe në Itali situata me pandeminë e koronavirusit po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë.

Kështu, në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se 136 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa 6659 rezultuan të infektuar nga 294 mijë testime të kryera.

Treguesit e përmirësuar kanë bërë që dhe autoritetet të lirojnë disa nga masat shtrënguese duke lejuar hyrjen në vend të gjithë qytetarëve të BE pa qenë i nevojshëm karantinimi si dhe ngjyrosja e hartës së Italisë në të gjelbër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje