Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni, për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion

21 Maj 2021, 11:52Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion!

Në fakt, gjyqi qesharak është thjeshtë një marifet për të mos lëshuar PD nga flokët. Është mashtrim. Nuk do ketë proces gjyqësor.

Përfshirja në listën e zezë nga SHBA nuk është një vendim gjykate, as një akt individual, dhe si i tillë nuk mund të goditet në gjykatë.

Është njëlloj sikur ju të ndaloni njërin në lagje që të vijë për vizitë në shtëpinë tuaj, pasi besoni se është hajdut dhe u përlan ndonjë send.

Të gjithë e njohim ndonjë hajdut në lagje, qytet apo urban. E kuptoni sa absurde do të ishte që, njëri, të cilit i ka dalë nami për hajdut, t’ju kërkojë llogari pse nuk e pranoni në shtëpi për vizitë, t’ju kërkojë prova dhe aq më tepër t’ju hedhë në gjyq?! Qesharake, cinike, hipokrite dhe absurde!

Thotë se cilësimi nga DASH si një Familje e korruptuar është i pabazë dhe i pavërtetë?

Po ku e di ai se është i pa bazë kur nuk e ka parë dosjen?

Po raportin e DASH, i cili thotë korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes, pse e tund me shkumë në buzë si flamur të së vërtetës?

Pse Berisha dhe PD u besojnë verbërisht DASH dhe SHBA kur futën në listën e zezë Tom Doshi dhe Vangjush Dakon, por nuk u besojnë kur shpallin non grata Familjen Berisha?

Pse PD del në konferenca shtypi dhe kthen në kauzë, me të drejtë, rapprtet e DASH për drogën, trafiqet, aferat qeveritare etj., ndërsa për Familjen Brrisha nuk i besojnë DASH dhe i kërkojnë prova?!

Megjithatë, provat për korrupsion janë sot publike. Lexoni investigimet me fakte që konfirmojnë perandorinë e tij të korrupsionit.

Berisha aludon se pas futjes së tij në listën e zezë fshihet Soros. Ky është një tjetër mashtrim, për të mbajtur peng PD-në. Dosjen e ka përgatitur administrata Tramp, kundërshtari më i përbetuar i Soros.

Të dashur demokratë të ndershëm zgjohuni! Ju mashtroi 30 vite më parë, duke u maskuar si anti-komunist, ndërkohë që doli i nga zyra e Ramiz Alisë, oxhaku i Nexhmije Hoxhës dhe varka e fëmijëve të Enverit. Besoj se i keni parë fotot! Thua të jenë rastësore?!

Ju mashtroi për t’u ricikluar në pushtet, për pasurimin e Familjes së tij, me maskën e duarve të pastra.

Tani po ju mashtron për të përdorur PD-në si mburojë kundër veprimit të drejtësisë dhe ndëshkimit nga Perëndimi. Kërkon të tërheqë PD-në në batakun e fundit të tij politik.

4 komente në “Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni, për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion”

  1. Viktor says:

    Esht i pakoruptuar plaku por avokatin e mbulon me flori. Haram cfar ke vjedh ti dhe grigjeria jote

  2. Kalec Dega says:

    para korrupsioni?…pse nga e dini ju?

    bunkeri me para korrupsioni eshte ndertuar?…nga e dini ju?
    =
    milet analbanistanez, nuk jeni naiv por debil….
    =
    ne fund te fundit eshte e drejta e tij te paguaje dhe te zgjedhe ke te doje per tu mbrojtur…..dhe me parate e tij perderisa nuk ka NJE VENDIM GJYKATE qe e ka gjetur fajtor per korrupsion Berishen e Vicidloit.
    =
    Vazhdoni dhe mbushni carcafe me fleterrufe dhe me thashetheme , kur bota njeh vetem vendimin gjyqesor dhe ligjin mbi te gjitha dhe jo TemeN e Partise.
    =
    Vetem kur te gjendet fajtor, te denohet me burg dhe ti konfiskohet pasuria perrallore mafjozeve qe ju i votoni ,do keni te drejte te qeshni e kendoni…o analbanistanezet e Evropes….

    1. a says:

      berisha nuk e la drejtesine shqiptare te ngrinte koke.gjykatesit e vjeter i hoqi dhe beri te rinj me kurse 6-mujore te cilet as qe guxonin te ngrinin zerin kunder tij. nese ndonjeri guxonte,ia mbyllte gojen me te keq ose me te mire(me parate qe u vodhi shqiptareve) . prandaj nuk pati kurre vendim gjykate shqiptare. amerika nuk kishte nevoje per vendim gjykate per ta demaskuar ate kriminel, ndersa prova kishte plot. patjeter qe sala ka idhujtaret e vet qe besojne vetem c,nxjerr ai nga goja

  3. sapa says:

    Avokati u mor jo per Blinken por per tu mbrojtur nga akuzat qe do vijne kunder tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje