Në emër të prezumimit të pa'fajësisë

24 Maj 2021, 12:36Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Shpallja e Sali Berishës non grata për korrupsion dhe ndikim të drejtësisë gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore si President apo Kryeministër i Shqipërisë, nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka ngritur një valë reaksioni antiamerikan në Tiranë. Amerikanët po trajtohen si leshko që i përdor Edi Rama. Pra shfrenimi i fantazisë gati gati naive shkon deri në pikën sa me rregull treshi aq fuqi ka Edi Rama nga Tirana sa të komandojë ose minimumi të ndikojë politikat dhe qëndrimet e Departamentit të Shtetit në Washington përmes skenarëve të krijuar në Tiranë. Ndikimi përmes lobimeve thonë kundërshtarët e Ramës ka shtyrë Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken të shkojë deri në vendimin ekstrem për të shpallur Berishën non grata.

Zelli i kundërsulmit antiamerikan ka në thelb prezumimin e pafajësisë i cili njeh një minimum të papërfillshëm rastesh kur akuzat nuk janë të vërteta. Theksoj nuk janë të vërteta, sepse është diçka tjetër një akuzë e pavërtetë dhe është diçka tjetër një akuzë e paprovueshme si e vërtetë. Pjesa e dytë pra paprovueshmëria nuk tregon se krimi apo shkelja e ligjit nuk ka ndodhur, por thjeshtë ato janë paramenduar për t’u fshehur ose kamufluar. Dhe përsa kohë këto prova nuk provojnë lidhjen shkak pasojë personi prezumohet i pafajshëm. Kjo e shpëton atë nga ndëshkimi ligjor, por jo domosdoshmërisht krijon bindjen se ai nuk e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Pra fakti që personi ka ditur të fshehë, tjetërsojë, kamuflojë ose justifikojë provat e paligjshmërisë së tij, e bën atë të pandëshkueshëm nga ligji, por s’do të thotë se kjo krijon edhe bindjen e arsyeshme në publik se personi është i papërlyer në një veprimtari të paligjshme.

Pikërisht në këtë qëndrim është pozicionuar Washingtoni i cili ndryshe nga publiku shqiptar që ecën edhe mbi baza perceptimi ka të dhëna të besueshme që e kanë shtyrë në qëndrimin se Sali Berisha ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar familjarët, apo bashkëpunëtorët politikë për të përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri me ndikimin e pushtetit. Përmes këtij pushteti dhe njerëzve të emëruar prej tij ose gjatë pushtetit të tij në drejtësi Berisha ka ushtruar edhe ndikimet e nevojshme në mënyrë direkte ose indirekte për të paralizuar veprimin e saj. Ai solli në vëmendje rastin e Ilir Metës. Të gjithë e kujtojmë skandalin e bllokut të Metës me të ndjerin Dritan Prifti kur ky i fundit ishte ministër i Energjisë.

Skandali plasi nga video ku shqiptarët panë me zë e figurë Metën të angazhohej në afera. Në atë kohë ai dha dorëheqjen si zv/kryeministër e tha se ishte i gatshëm të hetohej dhe gjykohej por kjo mesa duket me besimin se drejtësia ishte e pafuqishme të vepronte nën presionin e politikës. Ai kishte marrë garanci për këtë. Berisha asokohe kryeministër për t’i dhënë siguri mikut dhe aleatit të tij politik, i shkoi një ditë para vendimit të gjykatës në shtëpi për darkë. Darka e Berishës në shtëpinë e Ilir Metës nuk u bë rastësisht lajm. Mesazhi ishte i qartë për drejtësinë: kujdes me vendimin!

Dhe drejtësia nuk zhgënjeu me pafuqinë e saj e shpalli videon të montuar e procesi ra. Ilir Meta vijoi aktivitetin politik. Më 21 Janar 2011 në bulevard për bllokun e tij të aferave u vranë 4 njerëz të pafajshëm. Berisha edhe vite më pas vazhdon ta mbrojë atë ngjarje duke thënë se 100 herë të ndodhte do vepronte njëlloj madje do shenjestronte me sniper edhe vetë kreun e opozitës së kohës Edi Rama. A jemi ende në kushtet e prezumimit të pafajësisë?! Këtu futet në lojë armata antiamerikane e mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë, një pjesë nga tifozeria dhe ndjeshmëria për liderin politik, ndërsa pjesa tjetër nga halli se kanë kryer të njëjtat zullume në shkelje të ligjit për qëllime përfitimi, por me forma të tjera dhe i bien gajdes së ligjshmërisë e tam tameve të moralit të drejtësisë.

Në rastin e z Berisha të parët janë të justifikuar në mënyrë të natyrshme se pasioni politik i shtyn të mendojnë se idhulli gjithnjë është i pagabueshëm, i ndershëm dhe pandëshkueshëm. Kurse të dytët janë në hall. Jo për Berishën por për veten. Se njësoj si Berisha edhe ata e kanë futur diku dorën në xhepin e shtetit për të rrufitur ndonjë milion dollarë, ose kanë mbyllur sytë për të kaluar ndonjë tender disa milion dollarësh. Pra halli është te ankthi se lista amerikane nuk përmban vetëm 2 apo 3 emra.

Ajo është shumë më e gjatë, me bëma e gjëma të ish pushtetarëve dhe pushtetarëve aktualë. Po pse nisi nga ish-ët do pyeste dikush? Nuk nisi nga ish-ët, por nisi nga ata që prodhojnë destabilitet nëse i prek. Amerika po shënjestron politikisht kokat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. I takon drejtësisë të provojë paligjshmërinë e tyre.

Për amerikanët Berisha & co janë abuzues të pushtetit. Për ne mbetet për t’u provuar ligjërisht. Ata i kanë provat e tyre, ne kemi bindjet tona. Mes nesh ka nga ata që vazhdojnë ison e prezumimit të pafajësisë a thua se nuk kemi jetuar në këtë vend e se dimë kush është kush. Na dolën valixhet e drurit të mbushura me para nga dhuratat e familjes dhe farefisit. Por derisa drejtësia të flasë me prova do na duhet të fyejmë inteligjencën më minimale duke prezumuar pafajësinë e çdo pushti pushtetar hajdut. Çështja është se ne edhe mund të gënjehemi ose vetgënjehemi, por amerikanët si vështirë e kanë të sugjestionohen nga ky prezumimi i pafajësisë./dritare.net

23 komente në “Në emër të prezumimit të pa’fajësisë”

  1. Miri says:

    Te degjoj dhe lexoj gjithmone e je shume i qarte dhe i sakte ne cdo gje. Te lumte Denis!

    1. nacionalisti says:

      O Denis logjika qendron, por po ngatarrohesh. USA nuk merr te tilla vendime PA PROVA

      1. Neutrino says:

        Nacionalist! E gjithë furtuna pro dhe kundër vendimit të State Department sillet rreth akuzave për korrupsion ndaj Berishës. Në thelb, e gjithë çështja është e drejta e USA për të shpallur si person/a të padëshirueshëm për të shkelur tokën amerikane. Ajo është e drejta e secilit zot shtëpie. Por për të qenë të hapur dhe për të shmangur keqinterpretimet (që në fakt po gëlojnë në Shqipëri), USA ka dhënë edhe disa arye se përse e ka shpallur familjen Berisha Persona Non-Grata. USA nuk e kanë hedhur në gjyq dhe nuk kanë dërguar në asnjë gjykatë apo kanë ngritur padi pranë asnjë prokurorie kundër Sali Berishës. Po të ishte ashtu, atëhere familja Berisha duhej të ngrinte kundër-padinë për të kërkuar të dilte i pafajshëm si çdo individ i këtij planeti. Prandaj Berisha dhe gjithë idhtarët e tij duhet të meren së shpejti me akuzat që do t’i ngrihen nga prokuria përkatëse shqiptare dhe me vendimet e gjykatës përkatëse në Shqipëri. Kjo do të jetë prova e vërtetë e ruajtjes së dinjitetit dhe nderit të familjes Berisha. Ai edhe mund të dalë i pastër si qelibari. Por USA nuk do ta kthejnë mbrapsht vendimin e tyre.

    2. Kalec Dega says:

      prezumime lol!

      Lol

    3. Iliria e bashkuar says:

      Shkruani shqip o te kulturuar.

  2. Leka says:

    Mos harroni pa SHBA nuk do ekzistonte as Shqiperi as Kosove.

    Prandaj ti jemi mirenjohes SHBA-ve. Ambasadorja Yuri KIM e tha qarte: Çdo gje eshte e konsultuar ne Departament.

    Ambasadorja po ben punen e saj, dhe punen e saj e vlereson Departamenti.

    Mirenjohje dhe Pike.

  3. K says:

    ……shume sakte. Te gjithe e njohim Saliun dhe tjeret. PDistet une s’jam me, duan te kthehen ne pushtet prape per te vjedhur,Saliu eshte mjeshter per te krijuar hapesira si firmat piramidale,sherbit e huaja te disa shteteve ndihmojne per destabilizimin e Shqiperise! I Lutrm Amrices ta shpjere deri ne fund daljen para drejtesise Saliun! ” avokatin tim’ tha Saliu! Ishte nje blof! Ai s’ka qene me pare avokati i Saliut!

  4. Niku says:

    Ata qe dalin e mbroçkullisin se ShBA eshte manipuluar nese vertete e besojne lerini ne pune te tyre se nuk keni çfarë t’u beni. Ata e kanë ndarje mendjen.
    Por disa nuk jane te tillë. Ata duan qe te denohet edhe Rama, pasi sikurse disa femije tekanjoze ata i thone prindërve (amerikaneve) se une e di kush te nxiti ty qe me denove mua, ishte filani qe prindi te tregohej i “paanshme dhe i drejtë” duhet t’a denonte ate filanin per te treguar se nuk ndikohej prej tij.
    Ata si duket nuk e kuptojnë qe amerikanet kane interesa dhe nuk kane ndermend te merren me edukim. Atyre po ju kundervure interesave minimalisht je kundershtari dhe per kete duhet te marresh parasysh kostot e veprimtarise rende.

  5. TONI says:

    Shba por dhe Be non grata te gjithe te korruptuarit drejtore ish drejtore ministra ish ministra 1000 vete minimumi e ky vend shpeton…vetem te dhena nga hipoteka meerni…..si miza bien pastaj…

  6. Denisi says:

    PLANET E MBRAPSHTA,KORRUPSIONI,VJEDHJET ETJ,ETJ, NUK KANE NEVOJE PER SHUME KOMENT.
    NE LLIMIN KU ESHTE ZHYTUR BERISHA,META ME SOJ E SORROLLOP KEMI 30 VITE QE I SHIKOJME QARTAZI.
    NUK MBULOHET M*TI ME SHURRE,AI THJESHT PERHAPET.

  7. Patrioti. says:

    Respekte Denis per shkrimin e sakte, sic e keni mbiemrin dynjaja , dhe le ta marrin veshe e gjithe dynjaja se me Ameriken nuk bejet shaka se ti fut kembet ne nje kepuce . sali berisha kremineli ne burk
    me kuce e me mac sic thote populli te gjithe brenda. Nuk me vjen keqe per ate kreminel. Data’ 19 Maj na gezoj shume .

  8. Zylfo says:

    Shume bukur Denis ke bere analize me llogjike, por te lutem kur mer
    ne emisionin top zgjidhi analistet se ulin nivelin e emisionit.

  9. Liza says:

    Per ty asnjehere sidomos bisha Berishe nuk do te jete fajtor ore Penis Dyrniaja qe per mendimin tim ti je Adi Kresata ne versionin zvaranik pa floke.Ndaj nuk duam prononcimin tend se edhe vete Saliu iu iu iu eshte i bindur qe do i shkosh e ti çoshe ndonje pako ne “Guantanamo” por mos harro edhe Liken se njelloj jane.

    1. Qerim Baba says:

      Oh sa mire ja ke qendis o Liza!! hahahaaa Penis Dyrnjaja ,,, Po ai ad-Kresta .. bobobooo.. çfar burri i pështirë, cfare vemje, ku ma gjete?!?!?… Po si ka mundesi që nuk gjen ndonjë te hajrit, te pakten 5 deri 10% te kishin një far kredibiliteti.. Te gjithë janë bashkefajtore me çdo lloj pushtetari dhe juristash qe kane punuar ne sistemin e drejtesis… Për keta s’uhet as gjyqe as burgje! Keta te gjithe duhen ndeshkuar me djegie me Napalm, ne grop të përbashket dhe me pamje Tv Live.. e te transmetohet 100 ditë rresht 24 ore ne dite, ekzekutimi i tyre.. aq fëlliqsira janë, te gjithë..

  10. toni says:

    ky eshte ai bolja qe i doli ne krah atij mjekut ….pffff
    idiot komplet ,rrumpalle ,lexues lajmesh i frustruar ….pseudoanalist aktualisht,ne shoqeri te mire me gjithe pseudoanalistet e ekraneve qe dine cdo gje dhe predikojne moral nderkohe jane milionere qe i lepihen pushteteve ….

  11. Ethem says:

    Thot se berisha e ka ruajtur meten po meta mbas berishes 4 vjet ka qen me ramen kryeminister pse rama e ruajti dhe e beri president

  12. vjeshta says:

    Denis, prezumim çka do të thotë?
    Dhe pafajësisë nuk shkruhet me apostrof o hajvana!

  13. Na myten says:

    Nga njerezit me te kthjellet ne kete vend.
    Bravo Denis!

  14. Shqiptar says:

    Kemi mè shumè se çerek shekulli qè PREZUMOJMÈ PAFAJÈSI ne shqiptarèt. Aq shumè “i kemi mèshuar” kèsaj teze, saqè dikur rrugès humbèm edhe kuptimin e gjithçkaje tjetèr.
    Tè pafajshmit miliarderè shqiptarè, i kemi nè zyrat e administratès shtetèrore. Nèse nuk janè ata vetè,,,janè fèmijèt e tyre, dhèndurèt apo nuset e djemve, kunetèrit apo e gjithè krushqia.
    Deri aty shkon “prezumimi i pafajèsisè” tè kèsaj shoqèrie, saqè vjedhjet e kèsaj kategorie delinkuentèsh,,,e ngatèrron me tè qènit njè sipèrmarrès i suksesshèm. Kush prej nesh, nuk i ka dègjuar tè thonè,,,,HALLALL IA BOFTÈ ZOTI se u bo milioner.
    Hajdutèria e pronès sè pèrbashkèt, abuzimi me pushtetin,,,,,nè shoqèrinè shqiptare sot = sukses nè karrierè.
    A èshtè nè gjèndje njè shoqèri e tillè, tè nxjerrè veten nga bataku?
    Jo, nuk jemi, ndaj na duhen amerikanèt sot, pèr tè na çliruar nga prezumimi. Na duhen, pèr tè na spjeguar se milionat e Shkèlzenit dhe Argitès, 15 qenefet e Monikès, nuk kanè tè bèjnè aspak me njè sipèrmarrje private por thjesht me vjedhje dhe abuzim, qè shkatèrron jo vetèm tè sotmen por gjithçka mbi tè cilat mbahet njè shtet.

  15. Virusi says:

    Denis, amerika eshte shtet serioz. Ata te qortojne nje here, dy here, po jo gjithmone. Berisha e ka dosjen plot. Ka aq shume raste sa s’mund te falet me. Ka rrezuar shtetin dy here. Ka vrare njerez dukshem, dy here. E ka futur vendin ne kriza politike disa here. Ka bere dhe ka mbrojtur korrupsionin disa here, duke penguar reformat ne vend. Nuk po njohin zgjedhjet dhe po pergatisin rremujat e pas zgjedhjeve. Tani boll. Vendi nuk mund te mbetet peng i ketij njeriu, as marrdheniet mes shteteve. Te shkoj para drejtesise, aty te mbrohet.

  16. Ada says:

    Ky legeni pyetjen e dyte e ka:Po sikur te jete i pafajeshem Saliu,kur dihen nga te gjithe bemat e “balozit te zi”!Keta jane kontigjent Salinjan e pikerisht ky Dyrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrniaja ,ku fale intuites se Frokut qe edhe pse e provokon ta nxehe me pyetjet idiote qe drejton sepse emisionin e bene per Saliun dhe aludon per Ambasaden Amerikane!Vetingu ne gazetari duhet te filloje urgjentisht sepse keto mbeturina jane veshur me pushtet te pamerituar dhe mendojne vertet se jane pusht – eti i katert ne kete vend kur dihet nga te gjithe qe keta jane kontigjenti militar i propagandes Saliniane ku fale mediave vizive ku bejne pjese qe nuk u intereson as e verteta e as etika por teleshikuesi kane marre e simulojne te tille gazetaruc qe Shqiperia sot ka me ton!Ne monizem thuhej “Feja opium per popullin,ndersa ne sistemin feudal te sotmin fale Sali Ram Berishes kazani mediatik sherben dhe eshte opium per popullin!
    Mero Baze te lutemi si lexues te rregult :Mos e ndot kete faqe me te tille gazetaruc qe ndosin jeten e shoqerise shqipetare dhe i bejne fresk Sali Berishes!Poshte diktatura e budallenjeve!

    1. Ada says:

      Ti lexuese e rregullt mendo se gjermanet jane veshur si partizane qe ti kujtojme ne se nuk jane gjermane po ti prape mendo qe ata jane partizane qe vishen si partizane qe ne kujtojme qe jane ne fakt gjermane po ti e kuptove filmin dhe i qi ve robt komentit

  17. I trashi says:

    Po patjeter ku paskan qene gjithe keta te pasur qe dhurojne nga $50000 per cdo gjykates. Dhe mbasi e kopsiten gjyqesorin per 30 vjet eshte kollaj te dalesh i pafajshem si Beri me Liken. Vetem ata e vendosin ca eshte e drejte se njerezit jane te trashe ta kuptojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje