Nga Andi Bushati
Media të djathta dhe të majta, i madh dhe i vogël, fanatikë të rrjeteve sociale dhe ata që i përdorin ato për të mos u dukur jashtë mode, kanë vendosur në turrën e druve një gjyqtare të Elbasanit për videot që ajo ka hedhur në rrjet. Enkeleda Kapedani, kryetarja e gjykatës së këtij qyteti që prej fundvitit të kaluar, po kryqëzohet për videot prej veline që ka regjistruar në zyrën e saj, për afishimin e buzëve mishtore, njësoj si modelet gjithë botoks të instagramit, për zgjedhjet e këngëve me “mafia”, ndërkohë që qyteti ku ajo duhet të bëjë drejtësi lëngon në peshën e krimit.
Gjithandej ka plasur një fushatë për linçimin e saj, aq sa si kurrë ndonjëherë më parë, reaguan me deklarata urgjente edhe Inspektori i lartë i Drejtësisë, apo ministrja Etilda Gjoni që e etiketoi si “turp i drejtësisë”.
Të gjithë kanë arritur konsensusin për goditjen e saj.
Në fakt, nga videot e Tik Tokut që kemi parë deri më tani, Enkeleda Kapedani, më shumë se sa të ngjall urrjtje, të bën për të qeshur. Ajo nuk ngjan aspak me magjistratët e korruptuar që bëjnë pazare në emër të ligjit, që janë vënë në shërbim të bandave (ndonëse në arkivat e Lapsi.al emri i saj del në lirimin e dyshimtë të një të burgosuri), apo u kërkojnë rryshfet qytetarëve.
Në rastin më të keq ajo është një kopje e atyre çupulinave mendjelehta që çajnë përpara me lajka dhe budallëk, për të cilat ekzistenca në botën e dukjes mbetet një qëllim parësor.
Por, sado komike të duket kjo gjyqtare përmes prezantimit që iu bë nga videot që ka prodhuar vetë, edhe në garën për qesharakëzim, ajo nuk i kalon bëmat e drejtësisë së reformuar që kemi parë deri më tani. As dredhja e saj e belit teksa hyn në zyrë, as muzika tallava që zgjedh, nuk janë më komike sesa arrestimi i të vdekurve nga SPAK, sesa betimi i një kandidateje për Gjykatë Kushtetuese, tek një noter buzë Lanës apo sesa përpjekja për të folur në gjuhë të huaj e ish kryeprokurores së përkohshme.
Po, atëherë pse lehtësia e papërballueshme e Enkeleda Kapedanit prodhoi një urrejtje konsensuale, valën e së cilës nuk e kanë ngritur dot as gafat apo krimet më mostruoze të kolegëve të saj? Pse ajo goditet me unanimitet nga të gjithë, ndërkohë që emrat e atyre që nuk hetojnë krimet zgjedhore, bëmat e të shkuarës dhe të tashmes, grabitjen e parave publike mbesin gjithmonë në errësirë?
Pse ajo po vizatohet si delja e zezë e një drejtësie që para se të jetë qesharake është e kapur politikisht dhe e korruptuar?
Ndoshta tek kjo pyetja e fundit duhet kërkuar edhe përgjigja e furisë së shproporcionuar që u ngrit për kryegjykatësen e Elbasanit.
Sepse të pa vendosur dhe të pa unifikuar për të reaguar ndaj krimeve të mëdha, një shumicë nga ne janë shndërruar në ripërtypës të ushqimit që i jep Facebook, Instagram, apo Snapchat.
Në këtë pikë, rasti i Enkeleda Kapedanit është shumë ilustrues për një deformim që po ndodh në një shoqëri që po dashurohet gjithjnjë e më shumë pas kauzave të vogla dhe gjithnjë e më pak për probleme thelbësore.
Në kohët e fundit, në Shqipëri, janë zhvilluar protesta për keqtrajtimin e kafshëve në Tiranë, për diskriminimin e personave që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica, për ndonjë keqtrajtim ndaj “seksit të dobët”, por asnjë e tillë për vdekjen e një minatori në galeri, për humbjen e jetës të një punëtori ndërtimi në kullat e ndonjë oligarku, për nxjerrjen e jashtëligjshme nga shtëpitë të dhjetra banorëve që bien viktimë e planeve rilindase.
E gjithë kjo panoramë, shënon fatkeqësisht, zbehjen vullnetit për të ndryshuar apo korigjuar sistemin dhe kamuflimin e tij me mbajtjen ndezur të kauza të paqena. Kjo hyrje përfundimtare në shoqërinë e spektaklit, që lejon ti retushosh sipërfaqen pa i prekur thelbin, është shpjegimi më i arsyeshëm për proporcionet që morën videot skandaloze të gjykatëses së Elbasanit. Prandaj dhe Enkeleda Kapedani u ndesh me pothuajse unanimitetin e një furie armiqësore që nuk e kanë pësuar as gjykatësit apo prokurorët që kanë prodhuar bëma shumë më të rënda sesa përdredhja e të pasmeve të saj.
Në këtë pikë, ajo nuk është thjeshtë një viktimë rastësore e popullit që përdor rrejtet sociale, ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një provë se kemi hyrë në periudhën e dorëzimit, aq sa nuk do jetë çudi që aktet më të mëdha të disidencës, ashtu si dikur, të konsiderohen barcaletat shpesh pa humor, nga ato që prodhoheshin në kohën e diktaturës së proletariatit në Shkodër.
lincim, kauze,fetishizim…
=
ju shkerdhevte Cepani, Surreli, Vicidoli pragun..qe edhe edhe shqipen e shkaterruat o rrace e ndyte..llumi i ballkanit dhe evropes….
Vetem gjygjtare nuk mund te jete kjo baxhelle qe liron kriminelet nga burgu.
dhe ty te doli rasti per te te bere nje shkrim qesharak si ato qe ben gjithmon ..mere beje sekretare se mbase te hyn ne pune ty pasi kane mbaruar pune ata horrat qe e kane vene krye ..ashtu
E mbron se fiks si kjo ke dy grate e tuja. Tallagjare me firmato. Ptu rrace e keqe
Behet fjale per veprime seksiste provokuese duke ekspozuar ne institucionin publik.
Te paska habitur reagimi i te gjitheve se ne fakt duhet te jesh vetem ti qe reagon per gjithshka bile edhe te paguhesh per kete.Nuk i jane turrur se eshte grua por sepse nuk ka pergjegjesine minimale per detyren qe ushtron. A e dini ju z Bushati se ne shtete shume demokratike punedhenesi ne kompani prestigjoze por edhe ne cdo lloj administrate te kontrollojne edhe rjetet sociale.Kjo per ty mund te quhet shkelje privatesise .Por jo. Ata qe te punesojne duan te dine per integritetin e personit qe punesojne.
Sa ta ka da pazarin mbas ketij shkrimi , e keni da me te pallume apo me pare.
Ne fakt, fetishuesui i vertete i rastit te kryegjyqrares Kapedani, me sakte i vanitetit, mendjelehtesise dhe mosperputhjes se figures se saj me ate te nje magjstrateje, je ti vete zoti Bushati.
Kjo eshte viktima e rradhes qe ti e ve ne vitrinen tende mafioze, ne sherbim te axhendave te tua, axhenda qe mund t’i sherbejne cdo gjeje te piste te pushtetit te “katert” mediatik, kur ky pushtet nuk eshte me ne funksion te interesit publik, te shtetit ligjor dhe te demokracise ne vend.
Piruetat, perdredhjet, makiazhi dhe butoksi yt ne masken tende fallco opozitare, jane ku e ku me perverse se sa sjelljet e kesaj gjyqtareje mendjelehte. qe do te mund te fitonte me shume si stripriste se sa nga puna ne sistemin e ri te drejtesise.
Vertet, lincimi i saj, sado i merituar, eshte nje teprim. pa ndonje prapaskene politike.
Ndersa lincimi yt, ende i vonuar, do te ishte jo vetem i merituar, por edhe si nje domosdoshmeri ne interes te publikut.
Foli prap Nipi i Kryespiunit HYSI te UDB qe ju beri varrin te gjithe shokeve me spiunlleqe te Enveri , familje e fis SKUTHASH
sakte.
E ke plot parlamentit me kurva te tilla.
Keto ministret jane akoma me keq .
Shkojn ne Dubai ku paguajn 1 bistek 1mije euro.
Atyre njerezve mire ua bejn.
Sidomos pensionisteve qe mbahen me ilace te skaduara por votojn koleren ‘Rilindje’
Ata pleq e meritojn nje poshterim te tille sepse ndertuan komunizmin me te dhunshem ne bote.
Doli Taulanti nga breket e Berishes; do jete lirua oshkurri, ose i kane rene ne shesh.
Fol me pekén, lubonjén, çanin, zhejin dhe gjithê shokét e celulês dhe mundohuni ti sajoni ka nji avukat “francez” kêsaj çupkés ashtu si ia gjetêt edhe asaj kurvés plakê !
O Zot na Fal !
Pse e ke bere aq te ndyte kete Andin ?
Z gazetar ec ne administraten amerikane dhe shkel etiken nuk i mbush 24 ore ne ate pune.Ti qe mer ne mbrojtje nje nenpunese te tille qe thyen rende kodin etik ,nuk kupton nga funksionimi i administrates shteterore
O andush qe se zene jo me sperme por ne shure te thartuar
Je shume i peshtire bushat!
Po ky Bushati c’pati qe iu dhimbka aq shume kjo Kela e Kapedanit?
Duket sikur kerkon te evokoje ate anekdoten: “Po c’keni me Kelen, ajo pershesh po ha!”
Po dale o Bushat, dale t’i dale tymi kesaj Keles, pastaj ndiz zjarrin ti.
Bushat, bota e sotme eshte ndryshe nga ajo e Bllokut dhe e diktatures se proletariatit ne Shkoder:
“Mbaron pune drejtesia, pastaj flet gazetaria”.
Ti nuk ke per ta mesuar, sepse formula jote e gazetarise eshte: “Ne fillim flet urrejtja, pastaj urrejtja”. Shkolla tipike e diktatures!
Bushati është mbrojtësii më i flaktë e i përjetshëm i haleve.
Ky mjeran dhe ata qe i vijne pas avazit me mjerane se ky.
Sa para te premtoj ne kembim te ketij shkrimi o spurdhjaku i Hysniut.O pehre,u bere super i pasur me keto palaçolleqe,po ku do i çosh gjithe keto para o thuqua bythlepires i Sali vdekjes.
Kurva i vë një dorë kurvës o Xhimo!