Erdogan njofton nisjen e ndërtimit të “Kanal Istanbul”

1 Qershor 2021, 09:00Bota TEMA

“Me ndihmën e Zotit në fund të qershorit do të hedhim themelet e Kanal Istanbul’, është shprehur ai i vetëdijshëm për kundërshtitë.

“E di që ka njerëz që shqetësohen. Do të ketë. Le të shtohen. Në Stamboll do të ketë 6 ura. Me kanal Istanbul ne fitojmë dy qytete dhe Stambolli do të ketë një bukuri të rrallë”, ka shtuar më tej Erdogani.

Por ky projekt kundërshtohet ashpër nga kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamollu.

“Ne e dimë se ky kanal është si një hanxhar për Stambollit. Ndaj do të jemi kundër derisa mos të realizohet. Jo vetëm banorët e Stambollit, por të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet ta mbrojnë qytetin”, është shprehur kryetari i bashkisë.

Kanal Istanbul është një projekt i Erdogan që prej vitit 2011. 6 vite më vonë ai e prezantoi për publikun dhe parashikohet që ai të lidhë detin e Zi me detin Marmara.

Kanal Istanbul do të jetë paralel me ngushticën e Bosforit dhe qëllimi kryesor është reduktimi i trafikut në metropolin turk. Por sipas ambientalistëve projekti prek jetën në dy detet si dhe një peizazh me pyje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje