Nga Vilma Bello*
Në historinë e Shqipërisë keqkuptimet groteske ku cinizmi është shitur për dinjitet, mendja e mbyllur është tregtuar për forcë karakteri dhe ku meskiniteti është valëvitur tribunave si shembull që ndiqet e adhurohet, nuk janë të rralla. Nganjëherë janë rrethanat që vendosin.
Ndodh që etja për ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e përparimit në një vend ku, siç na e tregon Konica, kanë gëluar levantinët, njerëzit-robotë e ekspertët që u turren si shushunja burimeve të shtetit e popullojnë zhurmshëm zyrat në emër të popullit (!), t’u japë mundësi mosmarrëveshjeve të këtilla.
Kanë ndodhur e do të ndodhin. Ama, pikërisht, nevoja jetike për shërbime e përfaqësim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve të mësipërme, ndërsa dëmi që bëjnë pa ndjerë e nën poteren e hijes së tyre groteske, është i madh.
Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë merituar plotësisht një mandat historik që do t’ia kthejnë shoqërisë shqiptare si mundësi zhvillimi të pakrahasueshme me asnjë nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantinësh, robotësh e njerëzish-ekspertë kërcet, bën zhurmë në pakuptimësinë e saj.
Opozita në njërën anë, me kalvarin e saj të identitetit, është plot e përplot me kësisoj kategorish.
E dhimbshme, për fat të keq për ne socialistët, në anën tjetër, është kur rast shembullor bëhet njëri prej nesh, kryetari i bashkisë Vlorë. Po njësoj e mendoj që për shumë syresh është njësoj sa i dhimbshëm, aq edhe i panevojshëm ky reagim.
E do u jepja të drejtë plotësisht nëse do t’i kisha ndjekur vetëm këto kohë ditët e qytetit tonë, madje, edhe më shumë të drejtë, nëse do mbetesha lidhur pas një parimi që e besoj fort sa edhe mjaft socialistë: nuk është as e lehtë, as fort e dobishme t’i “biesh me gurë shtëpisë sate”. Por jo, nuk lidhet thjesht e vetëm me këtë; është më shumë se kaq.
Gjykoj që nuk mund të flasim thjesht për “punët e përditshme” të shtëpisë sonë-këtij qyteti, punë të cilat ishin po aty e, madje ca më shumë, edhe më parë.
E kam të vështirë ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje të së tashmes – nuk e kam parë kështu asnjë kohë; është e mbartur nga e ca kohëve më parë kur kushdo e kujton mirë (vlonjatët edhe më mirë) pakënaqësinë e vazhdueshme për moskryerjen e punëve në qytet, punë që sot po nxitohet të bëhen plot, me një ngut jo të natyrshëm për kujtesën tonë këto 6 vite.
Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo.
E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, d.m.th të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën.
Dikush mund të thotë se “pakuptimësia” nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë!
Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, “pakuptimësia” bëhet argument!
E përsëris, rrethanat, sa ç’mund të jenë fatlume kur i ke këllqet, aq edhe mund të të zbulojnë si levantin, robot e ekspert, në kuptimin e Konicës.
*Deputete e Partisë Socialiste
Respekt per ju deputete,Leli ka qene mish i huaj ne bashki
Po mor po….sa çmund të gjesh një prokuror të pakorruptuar aq mund të gjesh një vlonjat të denjë për të qenë qytetar i parë. Ka të tillë, por duhet të gërmosh shumë thellë.
Mirë të gjitha sa thuhen për qoften e bashkisë po me sa duket Ramës nuk i mjaftuan 4 vite për të parë se çfare personazhi solli nga Tirana. Ashtu siç zgjodhi presidentin dhe na mbushte mëndjen se ishte më i miri i të gjitha kohërave.
Vari carin o gjyshe …muhabet ushtrie.
Uuuu nuk e perligje Leli sipas kesaj serviles se Rames .
Hahahaha __- Keta depduete jane bere te gjithe si “Besniket e Partise”
ne kohe te Dulles .
..
Ca depudete halabake kjo !
Po nuk te pelqeu ky Dulla i Surrelit, do te sulen si hijena te gjithe keta depudete sharatane si kjo bajga e Vlores
Ju jeni nje tufe legenash qe trokellini kur ju godet urdhri. Sa i perket artikullshkrueses, nje anonime qe se njeh Kush, Leli atje ne bashki ka 6vjet dhe i hani mootin per zotsi.
Po ja se i mbaron mandati shpejtë dhe do i kujtohet shpulla që i dha Rama Lelit, kështu që në fund perzie sa te duash vem era bajg i veten.
Z Leli se rruan fare per ju?
Nuk ke faj ti moj budallaqe, me atë shkrim pa kuptim që kushedi kush ta ka bërë, por faji është i Zotit LELI, mjek i zoti, që la mjekësinë dhe u morr me ju.
Dritan leli duhet te jape doreheqjen
Po pse mo, ngaqe nuk e do sulltani?
Nuk eshte I zoti I punes… Kaq. S’ka pse rri per inat,kur nuk I pergjigjet dot ritmit te puneve qe duhen bere, se è tregon veten nje vogelsire.
Pavaresisht shkrimit tejet medioker, pyetja eshte: Cfare afere ka refuzuar z.Leli dhe pse e ka refuzuar? Pse i keni cuar si nenkryetar ish-kryeun e ARRSH qe u largua per shkak te skandalit te Unazes se Re? Per cfare mirenjohje behet fjale, behet fjale per OMERTAN e famshme, karakteristik e klaneve mafioz? Dmth mjeku Dritan Leli, PhD nuk i pergjigjet dot ritmit te punes se Rilindjes, te rudimenteve korruptive te rilindjes se paturp?
O Qytetar ! Para tre vjetesh shkoja ne Vlore çdo vite dhe aty tek çolja çdo vite shikoja nje tubo qe rrithte ujen ne xhade. U theme atyre njerzeve te mi, more po ka kryetar bashkie apo jo qe te programoje e urdheroje zgjidhjen e ketyre puneve? ka, me thane po ai po le dhe Lugomaren e po prishet , ndersa ketu dergojne vazhdimisht nja dy veta dhe ata vene nga nje cope tubo llastiku dhe ikin; ja, keshtu o “Qytetar” qe vetem qytetar nuk behesh dot me keto qe ke ne koke. Dritan Lelin kur u zgjodh, megjithese isha larg, e uriva me shpirt, jo se njihja Dritanin, por njihja Halil Lelin; ai nuk e perligji por eshte bere sehirxhi i Vlores. Shpetimi e beri çorbe duke punuar me ndertesa edhe me LUlezim Bashen, ndersa Dritani fle gjume si Lulezimi. Paska pase diçka te perbashket! Me ato para qe ka derdhe qeveria ne Vlore, Vlora sot do te ishte Dubai po te kishte nje kryebashkiak te pergjegjshem. Shiko si e beri Erion Velia Tiranen! Edi Rama te njejtin perkushtim e me shume ka pasur. edhe kur punohesh ne Vlore, me thoshnin: Kur vjen Edi ketu , perpiqen te punojne se Dritani se me çfare merret tere diten , nuk dihet. Turp, i kuçioti qe s’e perfaqeson Kuçin. Merreni per bythe e hiqeni se s’ka kohe per te humbur. Lexova dhe nje shkrim nga deputeti Ilir Metaj para ca ditesh per kete probleme, por ai si duket e ka graduar keq. NUk meriton respektin e vlonjateve , vetem te bashibuzukeve qe jane ne Vlore dhe kerkojne ta mbrojne si mbrojtje ate qe nuk mbron dot veten: turp per cilindo qe i rri prane.
Gjerat duhen thene hapur .
Vlora ka nevoje per pune -pune -pune qe qyteti te zhvillohet dhe arrij Standartet e Botes
te pakten ne infrastrukture por edhe Turizem etj .
Vetem kjo do ndryshoje gjithcka puna .
Prej se ciles vin mireqenja e qytetarit rregulli qytetrimi per te cilin Vlora ka shume nevoje .
Koha e tipave qe bejne vetem bla bla bla i takon se kaluares .duhet shume pune dhe kjo intensive
pa pushim dite e nate ,
Keshtu ka arritur Bota gjithcka ska ndonji sekret te madhe mireqenja e Europes .
Duam mireqenje ?
Hajt pra ti gjem njerzit e duhur qe e duan punen Bashkise e kudo .
Presin shqiptaret gjithcka nga Qeverria ,nga Rama .
Ja do tevinim ty
Dihet që Dritan Leli është I zgjedhur në atë detyrë dhe me sa Bellos i kanë thënë të shkruaj diçka se disave ju ka mbetur qejfi.
Mbaji mend Znj. Vilma tre paragrafet e para. Mos u çudit që për sh pak muaj që pasi të kesh hipur mbi kal, do jenë sh më të vkefshme për ty dhe deputetet e tjerë të Vlorës. Sa për tani, mund tju besojnë ata që nyk ju njohin.
Hahaha sa e lezetshme! Po Rama ne shkurt i kerkoi te behej deputet Lelit. Deri ne ate moment ai e perligjte besimin dhe mbeshtetjen?! Rama e donte me cdo kusht ne parlament, pra jo vetem e justifikonte besimin, po kerkohej ta ngjisnin edhe me lart, ne kuvendin e shqiptareve! Po si keshtu, deri ne ate moment punet e Vlores nuk ishin bere grumbull? Nuk ç’pritej qe te hapte rrugen ky bllokues e te vershonte zhvillimi? Ooo, prit, tani e kuptova…. Kishit gjetur menyre te zhbllokonit punet e bashkise, duke derguar kryetarin ne parlament! Leeereeee, ideaaeeee do thoshte Jovan Bregu!
Po lerini dokrrat, edhe ti edhe kolegu yt Ilir Metaj qe kishte turnin te shante kryetarin javen e kaluar!
Leli u prish me Ramen se nuk pranoi kandidimin. Levizja politike e Rames ishte e menduar, Leli nuk pranoi te behej pjese, e drejta e tij. Dhe e drejta e Rames ta menjanonte. Deri ketu eshte politike e paster, dhe ska asnje problem.
Po mos na dilni ju “gati koleget” e Lelit e na tregoni perralla, gjeni nga nje cope citat te Konices e oburra, u bete politikane te mirefillte. Eshte shume lart Konica qe ta permendin njerez pa karakter qe shajne dike, qe po te kishte pranuar kandidimin, sot do ishit duke i thurur lavde per mrekulline e Vlores dhe fitoren e madhe!
Cironka do mbeteni sepse nuk keni personalitet qe te mbroni idete tuaja, por vetem ndiqni nga pas dike, duke shpresuar qe i keni kapur menyren e te menduarit….
Dhe mandatin tjeter sigurisht qe nuk do figuroni askund sepse jeni lehtesisht te zevendesueshem…
Une nuk banoj ne Vlore po e visitoj shpesh dhe ndjek lajmet cdo dite. Jam 1000% dakort me cfare that ju me siper. Sa Dritani ishte me Ramen te gjithe gjerat ishin vaj sa nuk pranoi Rama pa pije edukate dhe respekti para kamerave e theriti : i vdekuri. Kur e pash ne televizor nuk u besova vesheve. Shume turp per Ramen te drejtohet ne ate lloj menyre. Ne keto votime ishte me te vertete per te qare nga njera ane Sala nga ana tjeter Meta dhe me poshte Rama. Eshte gjyna qe kane kaluar 30 vjet dhe ky vend ska nxjere njerez te punojne per Shqiperine. Besoj se drejtesia dhe Shqiperia do eci perpara vetem kur te gjendet vrasesi i avokatit nga Vlora. Atehere po mund te thuash ka shprese dhe per Shqiperine.
Z Leli model kryebashkiak
Prit kur te bohen zgjedhjet lokale ate Pune e di vlora populli dhe Jo ti
Analize e sakte ,leli se ka me besimin e forces qe ezgjodhi .Le te kandidoj i pavarur dhe te fitoj me qe qenka goxha bre bure?
o vilma te iku radha per kryetare tani, rama ste beri as deputete
Shume argument i dobet,shkrimi.
Kjo histori te ngjan me gjyqet e partise se punes kunder armiqeve te brendshem.
Vdekje partise komuniste socialiste enveriste (PS) – Liri Popullit!
Po ti je Klysh i Enverit mor plehre
Nqs PS I kerkon te dorehiqet Leli po te jetePhD I vertete duhet te largohet e te kerkoje te zgjidhet si kryetar bashkie me mbeshtetje personale apo pale te tjera.PS kerkon ritme te tjera.
Po ty tu dhemen qytetaret apo qyteti???Se na 5mij€ u kerkoje per legalizime,Dritani do iki ne 2023.e votuam per 4vjte.Apo sja ke dhene voten!?
Shkrim medioker dhe i.lodhshem ne perpjekjen per tu dukur e kenduar.Qe Leli nuk vendos dot ne Vlore as koshat e plehrave kjo dihej por gjithadhtu dihet qe ate e caktuan aty,se mori me forca apo dredhi postin.U caktua aty edhe athere kur kish dhene provat e paaftesise per 1 mandat te plote,madje pa konkurent e tani i thone ik…kjo bije ere me shume nga ato kanalet e ujrave qe qelben edhe lungomaren…
Kjo ka per te perfunduar me keq se Etjona.
shkrim mjaft i bodet i porositur nga rradha e atyre qe mezi presin te behen kryetare .Interesant se ne shkurt Rilindasi idonte ta conte ne parlament , kurse na del se meqenese kundershoi kete oferte qenka i “vonuar” ” fle gjume” kurse takemi i kesaj zonje dhe atyre qe fshihen pas saj qenkan “sy hapur ,nuk flene gjume” Kjo kupton qe ne duam aty nje njeri koruptuar qe i ka syte hapur ndak hajnise dhe pareve nen dore .Turp per Kryerilindasin ‘qe i paska syte hapur per te koruptuarit …..
Po mire sikur beje reklame zoteria erdhi nga Italia, la punen atje, ti jepte rilindasve fryme europiane. Cndodhi qe doni ta perzieni nga Bashkise VL, dicka ka ndoshta sju dha miratimin per kandidat deputet ose doje ta hiqje kryetar me ndonje tjeter, te firmoste projekte sic donte Naltmadhnia e shtetit, ska tjeter.
Flasin keto qe kruajne kockat e Rames, me Hysen e Velaj apo kjo biodinka sdine gje parade ne parlament. Ky Velaj ka dhene gje per kuvendin si deputet, ah corape e kollare me ngjyra e kostum me kuadrate si klloun me atlete, kopjacat e Rames (sniohin etiken ne parlament, lexoni rregullat). Para e madhe luhet ne bregdet, shihni cpo Ben prishje ndertesash, po ku ishit me pare, shpiket legalizim I moret leket, tani sheshbesh bregdeti. Apo doni resorte se takimet me turqit per cfare I beni. Mire ben ne toke shteterore, po sikur I keni pasurie tuaja te privati sben Lame, I zhduk. Prit se Zoti do ju marri ose Amerika do ju beje “nongrata”, si shoku Sali me ushtaret e tij, gjoja punoni. Dron e mediat e huaja, shqiptare po flasin cdo dite per AL ngadale do ju dali pislleku I parave me ndertime.
Leli gjumashi duhet qerruar. Vlora s’ka kohe per gjume.
Shkrimi eshte i dobet por hallin e kam gjetke. Nuk e njoh Lelin por deri sa Rama desh ta bente deputet tregon se ka vlera.
Sa per vendosjen e Afrim Qendros n/kryetar atje kjo ju ve kapakun te gjithave. Kjo tregon se Rama eshte Po aq i korruptuar ne ate tender sa dhe Afrim Qendro dhe jo me kot e ka cuar atje ku ka tendera e llokma me shume. Qendro e ka vendin be burg e Rama t’i vere gishtin kokes se nuk e zgjedh me njeri me argumentin se eshte me i mire se Sala.
Mbrapa kokes e ka.
Me demek per deputet eshte i mire, po per K. Bashkie nuk ruan dot ritmin.
Me demek ritmi i deputetit duhet me i ulet se ritmi i Kbashkiakut.
Po kur duhej vota e Laberise per te hequr Peqon, Leli ishte me i miri…keshtu tha “I madhi” athere.
Pa thuaj hapur, ku i prishi Leli pazaret e ndyra?
Te tenderi i ujrave te Lungomares?
E firmosi kamikazi Afrim tenderin?
Na kujtuat gjyqet qe bente Enveri, kur leshonte lukunine e zagareve kunder viktimave.
Nje servile e thekur. Shkrim shume i dobet.
Dritan Lelin nuk e njoh, e as nuk kam si ta njoh.
Kryetari bashkise ka mandat 4 vjecar; kur eshte nga fundi mandatit, mund te kandidoje per deputet, ose kur propozohet ne nje pozicion shume te larte si president te republikes, mund ta dorezoje mandatin ne cdo kohe.
Ne rastin konkret, gjerat zgjidhen me kompromis.
Dritan Leli nuk e pa te arsyeshme te dorezoje bashkine.
Ku eshte krimi ketu qe ka kryer ndaj Partise Socialiste?
Kur paska lene ca pune pa kryer, si do te vleresohej per deputet?
Servilizmi eshte armiku me i madh i progresit.
Sa e ke pazarin per provimet?
Kuptohet qarte .Rama ka vene ne levizje lepirsat per te realizuar egon e tij .Kjo ,qe ka filluar brenda socjalistve ,me duket shenje e keqe . Nga do qe ta studjosh, filozofine e shkarkimeve ,del qe duhet nje shkak per te sajuar nje alibi qe debilat ta marrin te qene .Se si funksjonon kjo ne Vlore mos u cudisni . Po une po marrr te kunderten e saj . Sikur zonja Kim te beje nje gjest kunder Rames te nesermen do degjoni neVlore shume here me shume shpifje e komente per te .Keshtu eshte e kandodhur mesocjalistet jo vetem ne Vlore por dhe tek socjalistet ne disa qarqe ku ata drejtojne .Qe ta kuptoni me mire shikoni pamjet Tv nga vizita e fundit te zonjes Kim ne Vlore bashke me disa ambasador .Ne grupin qe e shoqeronin zonjen Kim kishte dhe perfaqsues te tjere te Vlores .Me beri pershtypje gjesti i Prefektit te Vlores qe me levizjen e syrit dhe te kokes ,nga Leli, donte te tregonte se po merreni kot me keto takime ku prezent eshte Leli . Keshtu ka bere Gjiku i Nurit dhe se fundi Belinda qe gjate inspektimeve te punimeve ne Vlore e perjashtojne Lelin .
Pse pikerishte sulmohet Leli.Nuk jane vetem keqmbetyjet e Rames. Pas tyre fshihen aferra koruptive qe Rama ka si metode pune .Ai nuk del vete ne skene . Hedh nje pordhe qe ndjeksit nga pas, jo vetem qe i marin eren, por dhe e sofistikojne qe tua servisin elektoratit socjaliste ne Vlore e kudo . Damjani eshte nje tjeter burimi i kesaj fushate kunder Lelit . Ka deklaruar se kam pare Lelin ne tavoline se bashku me kunatin e Bashes . Une kete llogjike e kuptoje,nese eshte e vertete , si nje dore qe socjalistet ju ofrojne demokratve per bashkpunim . Bile edhe para dy ditesh Balla konfirmoje edhe nje herte se Rama dhe Ps i kane shtrire doren Bashes per bashkpunim per te zgjidhur shume ceshtje .Pa Bashen ne nuk vendosim as per presidentin .Bile po deshi Basha ne e zgjedhim dhe president .Ta gjukoni ju shqiptare kush ka gabuar me rende Lleli apo kupola e Ps qe nuk perjashton mundesite qe Luliut ti ofrohet cdo opsjon qe ai deshiron .
Per ju socjaliste dhe popullin simpatizant te se majtes .Pak ashume po pergatitet skenari i Nanos kur mori mandatin e dyte .Socjalistet e Nanos u dehen nga suksesi dhe u iku mendja per punet dhe plaget qe kishte vendi .U shperfytyruan deputetet e qeveritaret, sa neper tavolina festoni si kalamanjtet e kopshtit dhe qellomin njeri tjetrin me makarona spageti te gatuara me ushqime deti .Zoti mos dhenete qe ne mandatin e tret socjalistve te mos u dalin trut .
Nga gjithe kjo situate Leli eshte e keqja me e vogel qe riparohet shume thjeshte.Por kalbezimi i qeverisjes socjaliste eshte edhe me i rrezikshem se Pd e sotcme . A shikoni e degjoni Lulin e Saliun ,qe jane hedhur ne sulm, per te mos njohur zgjedhjet.Vriheni pak mendjen te kuptoni se ku e gjejne keta dhe shume politikane, qe spajtohen me nje vendim zgjedhor, qe sot e njeh gjithe bota perendimore .Ku fshihet lepuri veshgjate? E kini menduar ndonjehere qe ne kete loje jane dhe vete socjalistet qe ju perveloka xhani per Lulin .Luli sillet sikur ska ndodhur azgje me Pd .Sic u shpreh, kandidati per kreun e Pd, Shehaj Luli eshte financuar fuqishem, duke hedhur fije dyshimi per Ramen.Do ta quaja me vend qe socjalistet te merren pikerishte me keto e jo me cicmicet e Lelit .
Prandaj kemi ngelur prapa Botes ne dhe bejme nate e dite llam llam ,
sepse nuk duam Njeriun e punes por rehatllekun ,tarafin , parazitin.
Leli se u zgjodh nga PS-ja u zgjedh me mendimin qe te punoje e jet ne sinkron me Programin e planin e PS-se
jo te ngrohe karrigen ne zyre e sillet si Turiste rreth qytetit !
PS.ja nuk e zgjodhi Lelin si te bukur ne Vlore por nji njeri qe do dij ti pergjigjet detyres e permbushe pritshmerine e qytetareve te Vlores.
Leli nuk ndjek dot ritmin e PS-se si me qen nji Pensionist dhe me te drejte kritikohet dhe i kerkohet largimi .
Koha eshte flori per shqiptaret por ku doni me dit ju llapemedhenjt parazite aty .
Dil mor Kryetari i Bashkise e shiko Peshkateret Vlonjate jovetem ke Plazhi i vjeter , peshkojne me varja Primitive si ne vendet Afrikane ,
dhe rrezikojne jeten ,o tru thare etj etj po ku i shkon ndonjiher ndermend Lelit kjo pune .Ci duhet kryetarit te Bashkise
se cfar ndodh atje .Plathi i vjeter eshte per qamet . Pisllik sa ska ku te veje me . Turistet cuditetn nga pislliqet dhe restorantet
e plazhi i Privateve halabake ,me shezlone qe qelbin era shurre ,drrasa te kalbura , asnji dushe per plazhiste ,
te shurdhujn veshin Tallavaja e Rapistet e shpellave , o eshte katastrofe edhe ne Kohen e Dulles ka qen me i paster dhe me i rregullt Olazhi.
Degjohesh muzika italiane detit , imparajd , sot degjon Kafshet e injoratet .Por jo vetem ktio gjera Shemtojne Plazhet e Vlore ,
ka shume primitivitet dhe shume pak rregull e sherbime te kohes per pushuesit . I shkreti Leli ,nuk del ne vape se nxihet nga dielli .
Pika qe sju bie me gjith kryetar Bashkie ,pordhacit te Vlores . Mbroheni ju lamashet e tjere se ku ju ben pershtypje juve per pisllikun e
skandalet anes plzhit .kopane .
Vilma mblidh ndonje lek nga emerimet e mesueseve dhe pastrueseve se dhe 2 muaj kohe ke, se dhe burri do te lej me ato historite qe i di vet ti.
Cfare mund te beje Leli i shkrete kur sheh plazhin e qytetit te tij qe dikur kishte rere dhe tani ka bar. Sepse piktorit ja dha mendja te mbillte bar.
Ku ne bote ndodh kjo pune! miliona euro per nje lungomare mediokre.