Mustafa Nano: Rama-Kurti njerëz me ndikim, jo pushtet. Turqia, aleat strategjik joni

7 Qershor 2021, 20:52Politika TEMA

Kryeparlamentari i Kosovës kërkoi sot nga Tirana që marrëdhëniet e dy vendeve të ngrihen në një nivel tjetër. Lidhur me këtë temë gazetari dhe analisti Mustafa Nano në studion e MCN TV deklaroi se në këtë marrëdhënie ka një ndikim të madh edhe antagonizmi i dy kryeministrave të vendeve përkatëse.

Siç ai theksoi, Rama dhe Kurti janë pikërisht njerëz me ndikim dhe jo pushtet, ndërsa beson se kjo marrëdhënie do të vijë duke u përmirësuar.

“Besoj se ndikon shumë antagonizmi i dy kryeministrave në marrëdhënien e dy vendeve , pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi ne i japim shumë ndikim kryeministrit.

Për këta përveç fuqisë kanë një rol karizme të dy, si Rama ashtu edhe Kurti, dhe janë njerëz me ndikim, jo me pushtet.

Besoj se marrëdhënia e tyre do vijë duke u përmirësuar, që të dy janë të kujdesshëm dhe të dy janë duke projektuar një marrëdhënie të mirë mes të dyve”, tha Nano.

Ndërsa lidhur me përmbylljen e vizitës dy ditore të Ramës në Ankara i cili nuk bëri një rezyme të asaj çfarë u firmos apo u ra dakord, Nano e komentoi duke thënë se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës.

“Unë kam folur për këtë gjë më shumë se një herë, kam një lloj shqetësim timin, unë bëj pjesë tek ata persona që mendoj se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës.

Por kjo marrëdhënie më shqetëson pak. Kjo ka qenë një nga marrëzitë e medaljes me dy anë. Marrëdhënia me Turqinë na duhet, por duhet mbajtur në kontroll”.

3 komente në “Mustafa Nano: Rama-Kurti njerëz me ndikim, jo pushtet. Turqia, aleat strategjik joni”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Pafytyresi sunitesh shqipfoles,bithen made in Turkey ndersa koken “evropiane”!?
    Hahahaha, plehraaaaaaaaa arabe!!!!
    Kujtoni se nuk ju njeh bota se ca mostre jeni…..yyyysshhtttt!

    1. antipatrea says:

      Po për Shën Sofinë ??? Asgjë ti bjondo kaçurrel ??? Jazëk të qoftë !!!

  2. Bimi says:

    Mbi njezet vjet perpara kur jetoja ne Shqiperi ky Mustafa Nano ishte nje “k.qe kandari “ qe zhgaravitej tek kafja e Tirones (Kjoska e B Balerinit) e vidhte idera poshte e perpjete. Mirepo tani duket se eshte eduku dicka dhe po thote nje te vertete qe te gjithe liderat shqiptare duhet ta kuptojne. Turqia eshte aleatja e Shqiperise. Ne te mire e ne te keqe. Jo Sorosi apo Europistani. Bravo Nano nuk e dua fare por te jap hakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje