Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën

9 Qershor 2021, 18:26Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

Kontrata e koncesionit PPP është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe bashkimit të tre operatorëve ekonomikë të mësipërm, njëri prej të cilëve është kompania e politikanit Behgjet Pacolli.

Vendndodhja e aeroportit të ri është përcaktuar zona e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Konsorciumi që ka lidhur marrëveshjen do të investojë për ndërtimin e aeroportit 103.9 milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit do të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulta se 140 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet.

3 komente në “Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën”

  1. Niku says:

    Nje pyetje kam. Aeroporti i Kukesit sa fluturime ka ne jave??? Me siguri i Vlores do ket me shume.. Urime me keto projektet largpamese. Nderkohe i vetmi aeroport i vertete ne Shqiperi (Rinas) ka nje transport publik drejt kryeqytetit apo Durresit “per tu patur zili”..

  2. Bëllinda Njëshi says:

    I duhen ca lekë Bëllindës ose Belës së Ramës dmth…
    Po e ndërton shteti dhe do ti ngelet shtetit dhe dopio 6 për menaxhim sa te filloj dhe ta shohi privati se del me këpucë të kuqe dhe pse garantahoy nga shteti për 10 vjet…

  3. Super nji Aeroport ne Vlore eshte me shume se i domosdoshem per Shqiperine mbare.
    Vetem beheni si duhet brenda kritereve Nderkombetare qe me pas mos te harxhohet me si Miljona edhe
    probleme .
    E ben njiher e mire -thot populli per ta gezuar .
    Rrofte Vlora Heroike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje