Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar në sy të qytetarëve, pasi u dënuan për përdhunim e vrasjen e katër fëmijëve të mitur.
Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, të veshur me rroba të kaltra, u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit, të detyruar të qëndrojnë të shtrirë në një qilim, para se të ekzekutohen me plumb në shpinë, nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.
Abdullah Ali al-Mukali dhe Mohammad Arman, akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 8-vjeçar, ndërsa Al-Nami akuzohej për vrasjen e tri vajzave të tij të moshës 7,12 dhe 14.
Al-Nami kishte pranuar se vrau vajzat e tij kur bashkëshortja e braktisi, pas mosmarrëveshjeve që kishte pasur me të.
Në një fotografi mund të shihet rojtari duke qeshur kur viktima ekzekutohet para turmës. Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër e varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.
Turma ka filmuar momentet e tmerrshme të ekzekutimit, ndërsa ushtarët fusin kufomat në thasë dhe i largojnë nga rruga.
Dënimi me vdekje nuk është diçka e pazakontë në Jemen, dhe zakonisht aplikohet për ata që akuzohen për vepra të rënda penale siç është vrasja, përdhunimi dhe terrorizmi.
Shume mire cfar kane kerkuar kan gjetur kriminelat ..tani e kam vendin ne ferr ke djalli
Jam kunder ekstremizmit islamik ama kur shikoj korrupsjonin e pandeshkuar ne shqiperi them me vete:sa keq qe nuk eshte shteti islamik per pak kohe ne shqiperi qe te pastroje vendin nga plehrat si keta ne fotografi!