Itali plot hijeshi e spektakël, “tris” Zvicrës dhe kualifikimi në “xhep”

16 Qershor 2021, 22:55Sport TEMA

Italia është e pandalshme dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë Kampionat Europian. Të kaltrit sot kishin përballë Zvicrën dhe arritën ta mundin pa shumë vështirësi me shifrat e pastra 2-0 në stadiumin “Olimpico” me dy gola të yllit të Sassuolo, Manuel Locatelli.

Skuadra e Roberto Mancinit shënoi në minutën e 20 në zhvillimet e një goditje këndi me Giorgio Chiellinin, por një prekje me dorë u pikas nga VAR dhe gjyqtari vendosi anulimin e golit. Katër minuta më pas kapitenit iu desh të linte fushën e lojës për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Acerbi.

Por goli nuk do vononte shumë sepse Manuel Locatelli do e gjente në minutën e 26 pas një pasimi të shokut të tij te Sassuolo, Domenico Berardi. Pak minuta më pas Italia kishte mundësi të madhe për të shënuar të dytin me Spinazzola, por mbrojtësi i Romës gaboi dhe e nxori topin jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale dhe më nisjen e së dytës, Locatelli gjeti rrjetën e dytë, këtë herë me një goditje të pakapshme nga jashtë zone. Zvicra u mundua të rrezikojë pak minuta më pas dhe kishte rast të artë, por Donnarumma u thirr në detyrë dhe nuk zhgënjeu, duke bërë dy super pritje njëra pas tjetrës.

Më pas mundësitë për të shënuar më shumë ishin për Immobile, i cili në pak minuta humbi dy raste të pastra, që do e kishin mbyllur ndeshjen me kohë. Atë që nuk e bëri nga pranë portës, Immobile e bëri nga distanca në minutën e 89, duke shënuar një super gol dhe fiksuar shifrat në 3-0.

Me këtë fitore Italia prenoton matematikisht kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Nga ana tjetër Zvicra do duhet të diskutojë vendin e tretë me Turqinë në ndeshjen e fundit. Për momentin Xhaka me shokë numërojnë 1 pikë dhe ndaj ballkanasve u duhet me patjetër triumfi.

3 komente në “Itali plot hijeshi e spektakël, “tris” Zvicrës dhe kualifikimi në “xhep””

  1. Kastriot says:

    fitun dy ndeshje me dy ekipe bythe Pritni se ka akoma kampionat dhe do shofim sa bythe ka Italia

  2. Ziguri says:

    Cili eshte shteti ballkanas, Turqia ?

  3. Mancini ka krjuar nji ansambel mjaft elastik qe luan nji Futboll Moderrn
    Italia del ne Finale …
    Te tjerat pastaj jane dokrra kementruessish qe s’ja kan iden Futbollit?
    ********** Forca Azzuri *********

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje