Geri Kokalari i dorëzon kongresmenit të SHBA, dosjen e Sali Berishës: Ju kanë keqinformuar njerëzit e “Vatrës”, ja provat që e gozhdojnë atë dhe familjen e tij

21 Qershor 2021, 08:45Politika TEMA
Geri Kokalari i dorëzon kongresmenit të SHBA, dosjen e Sali

Geri Kokalari, një nga shqiptaro-amerikanët më të njohur në ambjentet mediatike dhe politike në SHBA, e ka “bombarduar” kongresmenin amerikan, Lee Zeldin, me dosjen e plotë për Sali Berishën.

Kongresmeni Lee Zeldin, i nxitur nga disa qarqe të komunitetit shqiptar në SHBA, thirri në seancë pyetjesh Sekretarin e Shtetit Antony Bliken për rastin e shpalljes Non Grata të Sali Berishës.

Kongresmeni Zeldin, aludoi, duke u nisur nga pretendimet e Berishës se ka gjasa që dosja për ish-Presidentin dhe Ish-kryeministrin e Shqipërisë, të jetë nxitur nga George Sorros.

Por Geri Kokalari, i ka dërguar një dosje të plotë, ku e rrëzon me fakte dhe argumenton se si atë e kanë keqinformuar.

“Sikur Soros të ketë ndikuar për të dëmtuar Berishën, do ta bënte atë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe jo 3 javë pas zgjedhjeve”, thotë Kokalari në letrën e tij, ku me një logjikë të thjeshtë rrëzon të gjithë kauzën që Sali Berisha ka ngritur për të mbrojtur veten.

Letra e plotë, e siguruar nga gazeta TemA

I nderuar  Lee Zeldin

Unë po ju shkruaj, duke ju referuar pyetjes tuaj drejtuar të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në seancën e 7 qershorit 2021, në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe letrën tuaj të së njëjtës datë për Ndihmës Ndihmës Sekretarin Naz Durakoglu në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij “Non Grata”, në bazë të dyshimeve për korrupsion.

Duket se një nga shqetësimet tuaja është që George Soros ka orkestruar vendimin e DASH. Sinqerisht, unë kam dyshimet e mia se Soros do të ndërhynte për të kërkuar sanksione kundër Berishës, pasi mendoj se ai ka në mendje “peshq më të mëdhenj” për të skuqur.

Pra, është e mundur që ju jeni ndikuar nga ata që janë futur në vrimën e lepurit, e natyrisht nga njerëzit e keqinformuar të Berishës, të cilët përfaqësojnë një element të skajshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan. Por edhe nëse supozojmë se George Soros ndikoi në DASH për të shpallur Berishën Non Grata, atëherë përse Sekretari Blinken mori vendimin më 19 maj, tre javë pas zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, që u zhvilluan në 25 Prill?

A nuk do t’i kishin sjellë ky vendim më shumë dëm Berishës dhe partisë së tij, nëse do të shpallej para zgjedhjeve?

Sa për informacion, unë nuk jam adhurues i Sorosit dhe besoj se ai nuk ka asnjë arsye që të përzihet në politikën e jashtme amerikane.

Bazuar në përvojën time të drejtpërdrejtë, unë besoj se Sekretari Blinken ishte i justifikuar në vendimin për Sali Berishën.

Sa për të dhënë një fakt, unë kam siguruar informacionin që ishte shkas për artikullin e ballinës së New York Times më 27 Mars 2008,  që ekspozonte përpjekjen e AEY për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes mbi fishekët e prodhimit kinez.

(Linku: https://www.nytimes.com/2008/03/27/ world / asia / 27 ammo.html), artikull që rrëzoi dhe gjynjëzoi me fakte Sali Berishën, kur ky i fundit ishte më i fuqishëm se kurrë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Kam shërbyer gjithashtu si katalizator për dëgjesat e Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, në lidhje me AEY. https://oversight.house.gov/legislation/hearings/committee-holds-hearing-on-aey-contracts-ëith-the-us-government-1.

Pikërisht të gjithë këto zhvillimi kanë çuar në bindjen e Departamentit të Drejtësisë për disa amerikanë të lidhur me AEY, dhe historia shërbeu si bazë për librin War Dogs dhe filmin me të njëjtin emër.

Në Shqipëri besohet gjerësisht se miqtë e Berishës lehtësuan përpjekjen e AEY për të mashtruar Pentagonin; megjithatë, ndërsa disa amerikanë u ndoqën penalisht për këtë krim, por që asnjë shqiptar nuk u akuzua kurrë nga një organ drejtësie i këtij vendi.

Por siç thuhet, “duhen dy veta për të kërcyer tango” dhe kjo marrëveshje e ndyrë nuk mund të kishte ndodhur pa miratimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. Kështu që unë besoj se DASH shfaqi një verbëri të qëllimshme, duke mos bërë presion ndaj qeverisë Berisha për të hetuar këtë krim.

Unë sugjeroj të pyesni DASH-in pse nuk kërkoi kurrë që qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime për këtë çështje. Duhet të jeni të vetëdijshëm se Shkelzen Berisha, djali i Saliut, paditi botuesin e War Dogs, Simon dhe Shuster për shpifje, sepse ai kundërshtoi librin që e implikonte atë me AEY, por, Shkëlzeni e humbi çështjen.

Sipas Chris Chivers, gazetari i New York Times dhe ish- kapiteni i marinsave me të cilin kam bashkëpunuar për të zbuluar skandalin AEY, municionet e vjetra, në kalbje dhe të paligjshme kineze të shitura DePartamentit të Mbrojtjes rrezikuan sigurinë e ushtarëve amerikanë që shërbyen në Afganistan dhe besoj se kjo përbën një shqetësim të veçantë për ju, si një oficer i Ushtrisë që shërbeu në Irak.

Mjerisht, gjashtë muaj pas botimit të artikullit të Times, Kosta Trebicka, një shqiptar që punoi me mua për të zbuluar mashtrimin e AEY, u gjet i vdekur në një rrugë të largët në Shqipërinë e Jugut. Ajo ngjarje u konsiderua si një aksident nga qeveria Berisha, por pak shqiptarë besojnë në këtë histori, dhe duke qenë të njohur me “hetimin” mund t’ju them se kishte rrethana shumë të dyshimta rreth “aksidentit”.

Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se unë isha përgjegjës për të penguar një përpjekje të qeverisë Berisha për të privatizuar Albpetrol, kompaninë shtetërore të naftës në Shqipëri, tek Rezart Taçi, një tjetër mik i Berishës. Në një përpjekje për të fituar tenderin për Albpetrol dhe për të përfunduar këtë mashtrim, Vetro Silk Road, një kompani fantazmë e lidhur me Taçi, paraqiti një garanci financiare prej 100 milion dollarësh me dorëzimin e ofertës së saj, që supozohet se ishte lëshuar nga American Chartered Bank, një bankë e vogël e siguruar nga FDIC që ishte i vendosur në Illinois.

Emaili i bashkangjitur nga këshilltari ligjor American Chartered për mua konfirmon se garancia financiare prej 100 milion dollarësh ishte një mashtrim i plotë dhe duke ekspozuar këtë skemë FDIC shmangu përfshirjen në një skandal ndërkombëtar që mund ta kishte vendosur bankën në rrethana të pasigurta financiare.

Bashkangjitur është një foto e Rezart Taçit me Liri Berishën, gruan e Saliut. Më shumë informacion në lidhje me marrëveshjen e Albpetrol dhe Armo, një tjetër marrëveshje e dyshimtë e kurdisur nga qeveria Berisha, mund të gjenden në këto lidhje:

https://www.ft.com/content/7c3848aa-744d-34c6-ad69-3943a8ad9564

https://www.intellinews.com/will-the-new-broom-in-albania-be-big-enough-500018027/?archive=bne

Nëse dikush pëshpëriti në veshin tuaj se Sali Berisha është një burrë i mirë dhe një viktimë e pafajshme e një komploti të orkestruar nga George Soros, unë nuk mendoj se ai person ju bëri një favor.

E unë ju siguroj se mbështetja ndaj Berishës do të bëjë pak për të përmirësuar imazhin tuaj me votuesit në qarkun Suffolk të New York-ut. Për disa ngjyra shtesë, unë kam bashkangjitur fotot e Sali Berishës me djalin e Enver Hoxhës (diktatorin brutal komunist të Shqipërisë).

Për të qenë të qartë, Sali Berisha ishte një anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, deri në rrëzimin e regjimit të saj.

Ai e rikrijoi imazhin e tij, se gjoja është një kampion i demokracisë, vetëm sepse kjo ia lehtësoi objektivin e tij për të marrë pushtetin në Shqipëri.

Unë mbështes plotësisht sanksionet e DASH kundër Berishës për shkak të përvojës sime dhe besimit tim se ai ka qenë pengesa e vetme më e madhe për përparimin e Shqipërisë si demokraci; prandaj, nëse DASH ju siguron prova që vërtetojnë vendimin e tij, unë shpresoj se do të jeni po aq pohues në përdorimin e këtij informacioni për të mbështetur një dënim të fuqishëm të Sali Berishës.

Unë do të isha i lumtur t’u përgjigjesha çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me këtë çështje.

Sinqerisht,

Gary Q. Kokalari

“Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”

 

33 komente në “Geri Kokalari i dorëzon kongresmenit të SHBA, dosjen e Sali Berishës: Ju kanë keqinformuar njerëzit e “Vatrës”, ja provat që e gozhdojnë atë dhe familjen e tij”

  1. Kalec Dega says:

    ene pastaj?….pse nuk ka besim te drejtesia shqiptari ky KOKAKlari?

    1. Per korrektese says:

      Ore, a je ti Kaleci Antikomunist, apo ke nderruar dhe je bere me Komunistin Sali?
      Mos mor burre se nuk na ka faj as Rama dhe as Erion Veliaj, por turma idiote Berishiane prej katunaresh ala Mzat Xhelali, qe tremb popullin, dhe mban Ramën ne pushtet.
      Burre i mirë a burre i keq, Rama qeverisi 8 vjet. Basha e mbajti edhe kater vjet te tjera.
      Tani Rama e di qe ky eshte katervjeçari i fundit, por per Ramën ama, Jo per PS. Me Bashën, PS-ja fiton gjithmonë, dhe ne 2025 do jetë qari i Erion Veliajt.
      Tani, keta idiotët e Saliut e dinë vete se çfare bëjnë. Se ata e duan kaq shume Partine Socialiste, ky nuk eshte faji i Ramës.

  2. dhembeli says:

    E prisja qe do te shkruaje per kete ceshtje .
    Je vertet per t’u admiruar.
    Faleminderit Geri !

  3. Er says:

    The miracle of freedom

  4. London says:

    Hahaha
    Kaklari hahaha me fal Koklari qenka lodhë me Meron per kete shkrim…

    1. Lomy says:

      Sypiçka ka filluar te shkruaje se i eshte prishur gjumi…

    2. pjeter says:

      Po dhisni gjak nga frika,sepse laku po ju shterngon fytin.Kokalari po ju ben te rishikoni veten se sa zgjebsa jeni, njeres te shplare e pa ndjenja, Kokalari po tregohet shqiptar me bole ,dhe po e tregon qe eshte pjese e atyre pak shqiptareve patriote.Kane per tu a shkallmuar marmiten juve,eshte vetem çeshteje kohe.

    3. ShkoDrani says:

      I nderuar London,
      Sikur te harxhosh nja dhjete minuta per te marre vesh kush eshte Kokalari, do te ndjeheshe i turperuar me kete reagim tuajin. Duhet te dish qe Kokalari nuk genjen asnje fjale mbasi fare mire mund te hidhet ne gjyq per shpifje. Ai nuk shpif, por thote nje te vertete qe shume prej nesh qe bejme partizanllek politik e tifozllek per liderat qe slane gje pa na vjedhur, nuk na pelqen e na e prish terezine.

    4. Vranakonti says:

      Zoti Kokalari eshte nje shqiptar i zoti dhe shume i sinqert.Ai kerkon te ndihmoi dhe te lufftoi per shqiperine nga njerez te korruptuar dhe kriminel si Sali Berisha.E din te gjithe se me parane e madhe qe ka Berisha kerkon te blej njerez e te flasin mire per ata.

  5. Asd says:

    Kokalari patriot i devotshem.

  6. Wow says:

    E paska mbyt Salen me fakte! !!!!.
    Nese nje armik i betuar i Sales nuk ka asgje konkrete dhe te provueshme per te paraqitur pervertiert se propoganden e gazetave po filloj te besoj se vertete Sala qenka i paster.
    ky zoteria akuzon DASH-in qe se paska hetuar Salen asokohe.
    Hajde more Çveteeee?

  7. Pitoshi says:

    Me shume duhet detaje duhet ti kishe dhene ketij kongolesmeni sepse nuk i ke permendur 97,21 janarin 2011 e plote bema te tjera per te cilat jam i bindur qe je i informuar.
    Megjiate respekt per kontributin qe jipni per Shqiperine ne keto çaste.

  8. baker says:

    Sorosi as qe e di qe Saliu egziston e jo me te meret me te. Po filo serbi kujton se duke bashkangjit emrin e tij me emra elitar mund te fitoj dicka politikisht. Problemi eshte se shtate lekur me ja heq ktij prap Made In Vicidol mark eshte.

  9. Patrioti USA says:

    Zoti Geri Kokolari, jini nderi i kombit shqiptar. Ju , zoti Geri skini asnje interes tjeter, vec zhvillimit e perparimit te demokacis e shtetit ligjor ne SHqiperin ton te dashur. Zoti Geri, ju, mundet te kini e dini shume fakte qe deshmojne se sa kriminel esht treguar Sali berisha ne drejtim te shkaterimit te demokacis, shtetit ligjor, favorizimit te familjareve e miqeve te tij me pasurin kombetare, jo vetem me privatizimin e Armos, CEZIt, G6erdecit, privatizimit te objekteve shtetreror, miqeve te tij, ndertimin e HEC/ve. etj, ku ne shume prej tyre del emri i djalit te tij, Shkelzen Berisha.
    qe, bashke me te motren Argita Berishen, fal karikes te babait , jane sot miljoneret me te medhenj te vendit. Vec korupsjonit, Berisha ka kryer krime kudnder njerezimit me urdherin qe dha per hapjen e depove te ushtris , ku jan vrare mbi 3500 qyteare dhe vazhdojn te vriten akoma me armet qe u rembyen nga qytetaret. Deshmimtar* okular per krimet e Berishes esht sot gjalle ish bodigardi i tij qe ka ngritur mbi 25 akuza penale . 6
    h

  10. Aljen says:

    Gerry Kokalari vetem sa ka hapur peten e lakrorit…..Shikoni sa shume qener jane ne online per te bere gam…gam per nje shqipetaro amerikan trim. Aktivizimi i qenve online tregon vetem friken. Shikoni kur te aktivizohen ca portale plehra…..te paguara. Frika eshte gjithashtu nje denim qe po ju jepet…..

  11. Cipini says:

    Si eshte e mundur te mbrosh Sali kriminelin, kur bemat i di cdo shqiptar dhe jane aty ne drite te diellit. Keta komentuas mendojne se njerezit jane naive dhe harrojne krimet e Sali ultra komunistit te Enver Hoxhes?

  12. Sali krimineli says:

    Bravo Geri, krimineli duhet te ndeshkohet sa eshte gjalle, se po iku ne boten tjeter ka kush e pret , nje nga ata eshte edhe Kosta.

  13. Komentuese says:

    Bravooooooo???????

  14. Wow says:

    O “baker”
    Sorrosi jo vetem qe e di qe Sala ekziston por edhe eshte takuar me te kur ishte ne pustet , kurse Rama vazhdon te takohet me te birin rregullisht.
    Por ske faj se propoganda eshte e forte.
    Ska shans qe te “JASHTMIT” te shkelin ligjet! !!!!.

  15. ilir says:

    Le te arsyetojme, :Blinken s’ka prova , drejtesia shqiptare jo…por ka Geri Kokalari?! Tuxhmekistan!

  16. sejfo says:

    Gary ky idhnak i papermisuar. Kurr nuk ja fali Berishes refuzimin e ofertes qe Gary kishte i kishte bere me 1993/4 per projektin e “modernizimit te Mig-ve ” me nje co.izraelite. Avazi vazhdoi edhe me perpjekjen tjeter te Garyt per mobilin shqipetar…

  17. Albana says:

    Shpallja “non grata” e Sali Berishes nuk ka te beje fare me Soros. Kjo perdoret nga ai dhe njerezit e tij per tu mbrojtur.
    Strategjia e Departamentit te Shtetit (faleminderit Zotit) eshte e percaktuar mire dhe nuk lidhje kush eshte ne pushtet Biden apo Trump. Te gjithe e dine qe Amerika funksionon nepermjet institucioneve dhe jo individeve, por Berisha dhe te tjere bejne sikur nuk e kuptojne kete, pasi vete kane perdorur metoda jo demokratike, provinciale ne politike.

    1. Petrit says:

      U panë se sa bukur funksionojne institucionet pas zgjedhjeve presidenciale.
      Ne shtetin me demokratik te botes ndodhi ajo qe nuk duhej te ndodhte as ne zimb-albani
      Keshtu qe nuk duhet te perjashtojmë asnje opsion

  18. Goni says:

    Shkrova nje koment ne favor te patriotizmit te G. Kokalarit qe shprehet ne permbajtjen e letres
    se tij drejtuar kongresistit amerikan. Ndjej keqardhje per mos publikimin e tij. Kryesisisht per
    faktin qe gazeta publikon komente qe ndertohen mbi tekste ultrabanale (qe ne fakt ta bejne gati te
    pamundur te pranosh qe komenti yt te jete mes pislleqesh te kesaj natyre).
    Kesaj rradhe po i bie shkurt: Lavdi te Perjetshme Emrit dhe Vepres se Atdhetarit te Madh
    GERI KOKALARI ne Mbrojtje te Demokracise ne Shqiperi!!!

    Goni

  19. Ceni says:

    Interesimi Lee Zeldin vjen nga qe ka marre ca vota nga shqiptaret. Po kjo nuk ndryshon gje sepse faktet jane kokeforta. Berisha eshte kriminel me damke po i ka ecur se ka pasur ne dore drejtesine. Tani nuk ka nga ja mban. Dosja eshte plot dhe te japi spjegime per gjithcka.

  20. Erdogan says:

    Cfare mendojne “historianet” e famshem Arnaute si xhufi,kocaqis,mema per Vorio Epirotin e “Skiptarizuar” me emer Angles Gery dhe Mbiemrin Greke Kokalaris?
    Kokalaris greqisht do te thote i dobet,kocke e lekure.
    Fjala Greke Kokalla do te thote “shqip” kocke.
    Per keta “historiane” Kombi Shqiptare mbaron ne Prevezen turke,kurse per Epirotet,te ashtuquajturit Arvanitas Kombi Greko Ilyre fillon nga Magna Grecia per te cilen luftuan dhe e cliruan nga Varvaros (barbaret) Romake deri ne Ionian me qender Kostantinopolis.
    Polis kjo Greko Ilyre dhe e quajture ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos.
    Heroit Greke te Vorio Epirit Jeorgios Kastriotis ti Hani mu………e se nuk ka lidhje le ju qe i kendoni Sulltanit Erdogan.
    Jo vetem kaq,por e kini dhe vend Strategjike se ju ndryshoi Kombesine (Emrat,Festat,Kulturen,Ndergjegjen,Veshjen,Traditen).

    1. pjeter says:

      Ja kan lene Avdullait atij qe i thoni Dules, bashke me ate bjondin e zi , Beun, Bejleris , tamam grek i lashte ai krye vorioepidhiotis si ty,kopil ferrash.

  21. Nje patriot says:

    Bravo. Je patriot i vertete. Vatren duhet ta kene marre peng maloket e Sales.

    ??????

    1. Albi says:

      Ne gjirin e Vatres kane mundur te depertojne qe ne kohen e komunizmit elemente te futur nga ish sigurimi shtetit. Ata kane depertuar kudo. Kane patur nje super organizim.
      Bravo Kokalari.

  22. geri says:

    po po lesh lesh fakte fakte dhe saliu duke bere ecje ne lalz,po keni kellqe bejini publike ,cojini edhe ne prokurori e futeni brenda …llafe gam gam kot

  23. Aleksander Thana says:

    Vatra ka dekada qe ka degraduar. Eshte.mbushur me agjente te udbes, me zogiste e balliste dhe gjithfare aventurieresh e pasardhes te kolaboracionisteve e fashisteve.

  24. ilir says:

    O Geri ,o idiot(ka dhe analiste financiare idiote dhe te cunguar nga kultura-kam njohur)…Me media dhe artikull gazetash do e kryqezosh Doktor Berishen? Dorezoi ne prekurori dhe boll bere hgam-gam si buce rrugesh. Je thjesht nje pinjoll emigranti asgje me shume!
    Po ti je idiot me nje audience ne Krra-Krra(vendi im Shqiperia). Ti nuk je idioti vetem i Krra Krrase…ke shoke…Sazan Gurin, Alfred Cakon, Frrok Cupin e Spartak Ngjelen…Dy te fundit dhe ti silleni sikur keni tall-free number me Shtepine e Bardhe .

  25. Blerti says:

    Kokalari qenka medioker! S’eshte hera e pare qe mediat publike amerikane intervistojne njerez non Grata. Nga Gadafi, Husein.Arafat. Jam ok me patetizmin e tije kunder Berishes,por mediokriteti(i shitur per kulture demokratike), me cudit dhe me deshperon. Si eshte e mundur qe shtypi yne bie pre e sharlataneve thjeshte se kane nj passaporte amerikane?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje