Dështimi për t’i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për negociatat nuk duhet të dekurajojë as Tiranën dhe as Brukselin. Këtë ka lënë të kuptohet në një intevistë për MCN zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero. Ajo thotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të çelin negociatat, por i shmanget pyetjes nëse ka ardhur koha që të dy vendet të ndahen në procesin e integrimit.
E realizojmë këtë intervistë pasi Këshilli Europian nuk mori vendim për konferencën e parë për Tiranën dhe Shkupin. Si e cilësoni mungesën e një date për dy vendet?
Këshilli nuk arriti një marrëveshje për kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të lejonte hapjen e negociatave për të dy vendet. Është e qartë se nga perspektiva e komisionit të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe është koha për të ecur përpara. Është bërë shumë punë dhe Komisioni ka punuar me presidencën portugeze për të arritur këtë objektiv dhe mendoj se po hyjmë në fazën finale. Ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe duhet të ecim përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.
Le të ndalemi specifikisht te Shqipëria. Ju përmendwt se është bërë shumë punë. A ka kritere të tjera që duhen përmbushur apo për këtë hap, është kryer çdo gjë?
Pavarësisht sfidave që solli me vete pandemia e Covid-19, Shqipëria ka vijuar të tregojë përkushtim dhe ka arritur rezultate të qëndrueshmedhe te prekshme në fushat kryesore që ka përcaktuar Këshilli. Progresi i bërë nga Shqipëria në reformën zgjedhore dhe në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka marrë vlerësimin e Komisionit se Shqipëria I plotëson kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
E dimë se Këshilli Europian nuk e mori këtë vendim për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut. A është koha që dy vendet duhet tw ndahen në rrugën drejt BE, pra a mendoni se ka ardhur koha që dy vendet të ndahen?
Komisioni është i bindur se të dy vendet i plotësojnë kushtet dhe ne mezi po presim të mbajmë konferencat e para me të dyja, sa më shpejt.
A mendoni se kjo do të ndodhë në samitin e tetorit apo do të mbajmë shpresë për dhjetorin?
Ne shpresojmë t’i mbajmë konferencat me të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur. Është bërë shumë punë dhe ne kemi bashkëpunuar ngushtë me presidencën portugeze. Është bërë progres. Po hyjmë në fazën finale dhe na duhet ta ë punvazhdojme punën mbi rezultatet që janë arritur gjatë presidencës portugeze dhe periudhës që vjen më pas. Do të punojmë edhe me presidencën sllovene për këtë objektiv.
Ka pasur disa shtyrje për Shqipërinë dhe MV, pavarësisht nxitjes së disa vendeve europiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. A mendoni se këto shtyrje do të përcaktojnë një mungesë besimi te BE-ja?
Politikat e zgjerimit janë një proces që bazohet në meritë. Të dy vendet kanë arritur rezultate dhe ne mendojmë se të ecim sa më shpejt përpara me procesin. Kjo është edhe një çështje besimi për BE-në. Ne presim të mbajmë sa më shpejt konferencat ndërqeveritare me të dy vendet, pasi të dyja i kanë plotësuar kushtet për ta bërë një hap të tillë.
Me mire e te mos ta kishe dhene kete konference se ka ulur veten ne nivelin -1. Asnje pergjigje per çdo pyetje. Ketu qendron vizioni BE-se; tek genjeshtra duke abuzuar.
Mjafte ma me premtıme boshe Kemı vıte qe ı degjojme keto premtıme,dhe nuk po shıkojme asnje drıte jeshıle ne fund te ketıj tunelı,qe mua me duket ıpambaruar,nga qe nuk duket asgjekundı drıta jeshıle per Shqıperıne dhe RMV Ne ketej ı themı prıt gomare te te mbıje bare,Por barın e marrın vendet e BE sı Franca Greqıa Hollanda e ndonje vend tjeter,Per te hyrene BE nuk duhet te kete veto,Por shumıce votash,Kjo do te rregullontekete nısme,Se me kete vote heren tjeter del nje shtet tjeter ınatqare,jo progresıst per ecıen perpara te BE,
Ikni mer ju qift dreqi ropt. Na cat karin me mashtrime.
Si thote nje fjale e urte populliore : Nga te thenit ne te bere te ndan nje mal i tere ….
Ne Tetor , e ne Dhjetor dhe nga viti tjeter nga Marsi , pstaj nga vjeshta e 2022 -shit dhe keshtu vitet kalojne dhe mashtrusat ordinere europiane qe fshihen pas gishtit duhet ta pranojne boterisht qe ata fshihen pas nje dallkauku bullgar qe ne keto samite kaq te rendesishme kerkon qiqra ne hell , me vone do kete zgjedhje ne France , pastaj ne Gjermani , dhe keshtu mashtrimi do zgjatet dhe do behet me gjiganti……pse valle nuk kishin te tilla pretendime bullgaret dhe partneret per futjen e Maqedonise se Veriut ne Aleancen Atlantike ???????? Pergjigjia eshte shume e thjeshte , atje jane te tjeret qebejne komande dhe nuk meren me lllafe dhe justifikime te rendomta ….atje jane partneret e vertete amerikane qe te shikojne ne sy dhe me shikim ne sy nenkuptojne qe “jo ” eshte ” jo ” dhe ” po ” eshte po , pa dredhime dhe spekullime ……gjitonet tane helene dikur deklaronin se : Maqedonia e veriut nuk do kete asnje shanc te ingranohet ne Aleancen Atlantike ……ja qe brenda nje kohe kaq te shkurter dhe me nje nderim te thjeshte te emrit nga Maqedonia e veriut cdo gje funksionoje si ore zvicerane …..po tani ??? Tani …….tani partneret tane u justifikuan me se mirimbas nje koktrashi bullgar , ku ne Bullgari nuk ka as qeveri dhe si rjedhim as parlament dhe si pasoje nuk mund te kete as veto dhe as te drejten e ushtrimit te saj ne nje samit kaq te rendesishem …….ata bene sikur u indinjuan per mosfillimin e negociatave , por dhe ne beme sikur u mashtruam ……nje situate shume e cuditshme ……vec mos te harojne partneret tane europiane qe pikerisht ato vende ku dikur ishin kundra jane pro dhe nuk mund te behen prap kundra……
Rrini shtrembur dhe flisni drejt.
Për çfarë BE-je e keni fjalën, kur në Shqipëri nuk ka drejtësi për të varfërin , ku nuk ka përkrahje sociale për një pjesë të mirë të popullatës që ushqehet duke shitur kanaçe dhe lypur, ku nuk ka drita, ku nuk ka ujë , ku s’ka rrugë , ku s’ka punë. Ku korrupsioni bën kërrdinë …edhe për shërbimin spitalor që është falas apo edhe për shërbime të tjera falas duhet të paguash mijëra lekë që pa hyrë të dera , rojes, pastries etj etj.
Si mund të presësh nga BE-ja kur kriminaliteti dhe trafikimi është në maksimum saqë edhe adoleshentët po bëhen trafikantë dhe vrasës.
Si mund të presësh nga BE-ja kur studentët shqiptarë mbarojnë me 10-ta e pastaj duhet të rrijnë se nuk ka punë, duhet të paguajnë 7000 euro apo më shumë ose detyrohen të emigrojnë siç kanë bërë e po bëjnë me qindra mijëra shqiptarë. Lëre pastaj mos e pyet për mjedisin dhe malet me plehëra e tufat me qenë që i shikon në çdo cep të vendit , lumenjtë që gërryhen për rërën e zhavorrin e mbushen me plehëra ,kodrat e malet e shfarosura nga shpyllëzimi guroret , zjarret, plehërat etj etj. Fol pastaj për sigurinë e jetës së njeriut që nga siguria e ndërtesave ku nuk përdorin materialet dhe sasitë e duhura dhe instalimet i bëjnë si sytë e tyre, te siguria në rrugë , ku del me makinë të shtrenjtë një fëmijë trafikanti , një I droguar , një pijanec, një politikan, një biznesmen e të vrasin kot në rrugë duke ikur me shpejtësi të made, që as në Autobahn nuk i gjën dot.
Pastaj te ajri i ndotur nga djegiet e plehrëva, gomave , fabrikave, punishteve te uji I ndotur nga ujërat e zeza që nga detet e plazhet e deri te uji në çezmë.
Për më tepër vendi drejtohet nga mafiozë e hajdutë që nga presidenti e kryeministri e deri te drejtuesit më të vegjël. Janë këta që për 30 vite e kanë lënë këtë vënd më keq se Kandahari e Kabuli. Ndërkohë që njerëzit vdesin nga varfëria dhe sëmundjet apo shkojnë në burg kot këta drejtuesit e 30 viteve i çojnë macet apo qentë e tyre për masazhe dhe zbukurime.
BE e ka kuptuar që bëri gabim me Rumaninë dhe Bullgarinë që i pranoi sepse nuk kishin arritur atje ku duhej dhe as kanë për të arritur për shumë kohë, ndërkohë që Shqipëria është vite larg pas këtyre dy vendeve në çdo aspekt.
Mos kini shpresa edhe për disa kohë për pashaportë evropiane , por qeveria e fejsbukut duhet të zgjohet e të kërkojë viza pune për shqiptarët e kualifikuar nga Amerika veriore e jugore, Britania, Australia, Zelanda e Re , Singapori, Kina etj etj
LWS28- Ne qoftese ke ndonje inat me Edi Ramen dhe qeverine qe drejton, thuaja atij ne nje rast tjeter, por ketu flitet ne qofte se e lexon per: Antaresimin ne BE sipas kerkesave qe ka bere BE jo sipas mendjes tende dhe nivelit te BE. Prandaj BE ka deklaruar qe jane realizuar nga Shqiperia dhe qeveria te gjitha kerkesat e saj dhe pastaj pertypet neper goje meqense BE ka nje klauzole qe per te marre nje vendim, ka lene dhe VETON e vendeve antare. Keshtu po s’pate qejf ti, nuk ka punuar mire qeveria, po pate qejf ti, qeveria ka punuar shume mire. Kete ka BE qe eshte ne kundershtim me ato qe thote dhe kjo pune duhet rregulluar nje here e mire para se te antarsohen dhe vendet e Ballkanit perendimor qe perfundon dhe zgjerimi BE mbi bazen gjeografike te kontinetntit. Pra , te hiqet kjo VETO se pastaj nuk do vleje me. Meqenese egziston VETO, sikur Greqia te thote: une nuk e votoj antaresimin e Shqiperise ne qoftese ajo nuk me jep “Vori-Epirin” sipas asaj, çfare do te thoshe ti zoteri? Analiza qe ben ti, pavaresisht se ka te verteta plot brenda, eshte jashte teme dhe keshtu ti nuk rregullon gje me ato qe i dine te gjithe, por sposton vemendjen nga artikulli shkruar. Vendimin perfundimtar te shprese, mos e prit me thike se ate nuk e di as ai qe eshte larte po te egzistoje! Mua do me vinte mire qe per nje probleme qe diskutohet apo komentohet te ishte konstruktiv diskutimi qe ti sherbeje zgjidhejes jo vetem te konstatoje problemet, por kjo tani eshte kthyer ne pune qejfi dhe kontributet per shoqerine jane zero. Ja, une theme: BE te ndryshoje rregullat se nuk i ka mire per antaresimin: TE HEQ VETON SE KJO NUK I SHERBEN BASHKESISE POR ARMIQESISE MIDIS VENDEVE!
Mi rota cazo europa di merda 25 anni in italia si sento ancora discriminato solo bla bla bla